Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakort për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat. Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort…
Author: tirana
Një 40 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Keratea, Greqi. Ai ndodhej në një mal për të mbledhur bimë medicinale, kur një masiv shkëmbor është shkëputur duke e zënë poshtë, e më pas e ka rrokullisur atë drejt një greminë prej 20 metrash. Mësohet se bashkë me shqiptarin, në zonë kishin shkuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kishin njoftuar shërbimet kompetente. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ish-kandidatja e primareve për Tiranën në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka sulmuar ish-ministrin Fatmir Mediu. Me ironi, ajo pyet në llogarinë e saj në “Facebook” nëse Mediu vazhdon të jetë në krye të Partisë Republikane apo është emëruar zëvendës i ambasadores Yuri Kim, duke iu referuar qëndrimeve dhe komenteve të fundit në lidhje me diplomaten. “Mediu vazhdon të jetë kryetari i PR-së apo është emëruar zëvendës i Yuri Kim, alias Merimanga e Zezë?”, shkruan Kalaja. Kujtojmë se Mediu e konsideroi të nxituar dhe jo normal njoftimin e Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se ka nisur procedura për zëvendësimin ambasadores amerikane, Yuri Kim.…
Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus me pasagjerë u përmbys në juglindje të Turqisë. Në mesin e viktimave është edhe një foshnjë. Drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të kushteve atmosferike. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritet turke kanë nisur hetimet për aksidentit ndërsa aktualisht policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat zyrtare të flukseve turistike për vitin 2022. 7,5 milionë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë gjatë vitit që shkoi, 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin si viti më i mirë në turizëm. Kumbaro ka theksuar se ka të dhëna interesante për sa i përket diversifikimit të hartës turistike gjatë vitit 2022 me vende si Spanja, Anglia, Hollanda apo vendet nordike. Gjithashtu ministrja nuk ka lënë pa përmendur vizitorët nga Kosova si shtylla më e fortë e turizmit…
Një nxënës gjashtëvjeçar ka shtënë me pistoletë dhe ka plagosur mësuesen e tij në Newport News, Virginia. Në incident nuk është plagosur asnjë nxënës, ndërsa mësuesja thuhet se ka marrë plagë serioze. Sipas shefit të policisë, Steve Drew, të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në këtë shkollë fillore dhe është ende e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se nuk ishte aksidentale.
Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Savër të Lushnjës. Raportohet se janë dëmtuar disa mjete. Shkak i zjarrit dyshohet që të jetë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve
Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi foshnjën në lumin Kir, duke i marrë jetën. Halluni tha se gruaja nuk deklaroi atësinë e djalit, si dhe kërkoi dorëzimin në Shtëpinë e Foshnjes. Megjithatë, më pas ajo ndryshoi mendje dhe e mori vetë fëmijën. “Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjithë procedurat dhe në pranim është një filtër që…
Përveçse kanë një shije të mirë, çajrat e përgatitur në shtëpi mund të bëhen me lloje të ndryshme bimësh që kanë benefite të ndryshme në organizëm. Mes tyre janë gjethet e kamomilit dhe dafinës. Me këtë çaj do të përfitoni: Do të lehtësoni dhimbjet e stomakut dhe tretjes Do të lehtësoni simtpomat e ftohjes dhe gripit Do të përmirësojë gjumin dhe do të ulë temperaturën Do të trajtojë inflamacionin
6 janari shënon sërish vigjiljen e Krishtlindjes në Ukrainë. Në qytetin perëndimor Mukaçevo, besimtarët u mblodhën në manastirin shekullor ortodoks të Shën Nikollës për të ndjekur meshën e shenjtë. Energjia elektrike u ndërpre në fund të shërbesës, por disa besimtarë vazhduan të qëndronin, duke kënduar nën dritën e qiriut. “Pa drita ishte edhe më mirë, sepse u kthyem në kohët antike. Gjithashtu, liturgjia ishte ndryshe dhe ne e përjetuam ndryshimin. Nuk ankohemi”, tha arqipeshkvi i Manastirit të Shën Nikollës në Ukrainë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë. “Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, për këtë arsye na duhen më shumë trupa… Bashkëpunimi mes tyre është rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera. Më 1 janar, Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë. Por, më…
Elton Deda është shprehur i revoltuar me këmbësorët. Këngëtari shkruan se vijat e bardha janë bërë për të ecur dhe jo për të shëtitur. “Ore trima kokeboshe! Vizat e bardha jane bere per te ECUR jo per te SHETITUR! Doni dhe nje kafe ta pini aty?”, shkruan Deda.