Regjisori Hervin Çuli ka reaguar me tone të ashpra ndaj “Big Brother Vip”. I revoltuar, ai e quan një format “vulgar”, duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP”, ku vajzat të veshura me bikini kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine. “Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me cuan sms ca miq artiste. Ishin te skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje!!! Femra te zhveshura me kostume me tendencen e Kabaretit. Meshkuj qe kercejne napolonin me tinguj braziliane. Kamera qe fokuson te pasmet…
Author: tirana
Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të forcës Basij gjatë protestave anti-qeveritare në Karaj, afër kryeqytetit iranian. “Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në vrasjen e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi agjencia gjyqësore e lajmeve, Mizan Online. Karami dhe Hosseini u dënuan me vdekje në fillim të dhjetorit. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor. Të dy i kishin mohuar akuzat kundër tyre dhe thanë…
Një 68-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë në Fier. Bëhet fjalë për S.M., i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në lagjen “Apollonia”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Orjana Gremi është 32-vjeçarja që hodhi në lumin Kir foshnjën e saj. Djali kishte ardhur në jetë më 30 dhjetor dhe ajo e kishte regjistruar në maternitetin e Shkodrës pa atësi. Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj, ka dhënë një prononcim për mediat, por jo nën praninë e kamerave. Ai tregoi se natën e 30 dhjetorit, Orjana Gremi solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas tij, 32-vjeçarja ka qenë e vetme në maternitet dhe se ajo nuk e donte fëmijën. “Në momentin kur është shtruar, nuk e kam…
Një ngjarje e rëndë është shënuar brenda një restoranti në SHBA. Një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hyri në restorant i armatosur, duke kërcënuar klientët se do t’i vriste nëse nuk do t’i jepnin paratë. Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar autoritet e policisë ku e gjetën grabitësin pa shenja jete.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi grekët se nëse ngatërrohen me turqit në Egje, do të përballen me probleme. Ai shtoi se grekët më shumë informohen për zhvillimet brenda ushtrisë turke sesa përpiqen përr dialog, ndërsa shtoi se çdo vend e ka zili Turqinë për zhvillimet e saj në fushën mbrojtjes. “Sapo ne prodhuam Tajfun me rreze 561 kilometra. Grekët dhanë alarmin, gazetat e tyre shkruanin me tituj se do të sulmojmë Athinën. Le ta dinë se nëse nuk ngatërrohen me ne në Egje, atëherë nuk do të ngatërrohemi as me ta.” Tajfun, e linçuar në tetor nga Ankaraja, është një…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë me familjen e tij. Ai ka vendosur që të largohet për pak çaste nga zhurma e kryeqytetit, duke zgjedhur periferinë. Rama nuk ka nguruar të ndajë edhe një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me të birin Zahon dhe bashkëshorten Lindën. E gjithë familja kanë vendosur një kapele prej kashte në kokë, teksa presin drekën në një restorant në Linzë. “Pamja është yll”, ka shkruar ndër të tjera krahas fotos Rama.
Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet. Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në…
Luizi i ka treguar Kiarës se mendon që ka konkurrentë brenda Big Brother, që vetëm shtiren sikur duan t’i shohin bashkë. Madje janë ato që në fakt, duan të mos e shohin një çift Kiara-Luiz në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Biseda mes të dyve erdhi pas një rrengu të banorëve, nga i cili Luizi u ndje keq që nuk u njoftua as nga Kiara. Kiara: “Nuk je 15 vjeç seriozisht”. Luiz: “Unë po të them, a ta thashë që në fillim? Ata që s’i mendon, ata s’na duan. Se i dëgjova muhabetet pas shpine çfarë po flisnin”. Kiara:…
Çdo verë, në përgatitje për festën hebraike “Sukkot”, rabinët nga e gjithë bota udhëtojnë në pjesën veriore të rajonit të Kalabrisë në Itali, për të zgjedhur frutat më të mira të qitrove. Për rreth dy javë, pemishtet përreth qytetit të Santa Maria del Cedro mbushen me rabinë anglezë, rusë dhe izraelitë. Me ndihmën e fermerëve vendas, ata inspektojnë pemët dhe analizojnë frutat, ndonjëherë edhe me xham zmadhues, në kërkimin të të përsosurave. Më të lashta dhe aromatike nga agrumet e tjera, qitrot janë shumë më pak të njohura se limonët apo portokajtë. Ato ngjajnë me limonët e mëdhenj e të gjelbër, kanë më…
Policia e Tiranës ka arrestuar 9 shtetas në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre dhe një 18 vjeçar me inicialet R. F., pasi gjatë kontrollit në çantën e tij u gjetën 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike. Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. NJOFTIMI I PLOTE Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe B. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë,…
Këngëtari i njohur, Elton Deda është shumë aktiv në rrrjetet sociale, ku herë pas here reagon edhe për çështje të aktualitetit. Së fundmi, artisti është revoltuar me këmbësorët në Shqipëri, duke i cilësuar ata kokëbosh. Përmes një postimi në Facebook, Eltoni thotë se vizat e bardha janë bërë për të ecur dhe jo për të shëtitur.