Author: tirana

Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në grupimin “Koalicioni Shqiptar”, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi u shpreh se Dritan Abazoviç është antishqiptari më i madh me emër shqiptar. Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Zenka deklaroi se për 7 muaj, Abazoviç ka aplikuar politika serbe në Mal të Zi aq sa nuk kanë mundur vetë serbët të vënë në zbatim për 70 vjet. “Përgjigjja jonë si shqiptarë për zotin Abazoviç dhe për gjithë të tjerët, shqiptar kemi pasur dhe…

Read More

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull dhe e kishte hedhur në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar…

Read More

Ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, braziliani Silvinjo. Ndryshe nga Edi Reja, i cili shumicën e vitit e kalonte në shtetin fqinj të Italisë, Silvinjo ka vendosur që të shpërngulet për të qëndruar me kohë të plotë në Tiranë, për të qenë edhe më afër futbollit vendës dhe duke u angazhuar gjatë gjithë kohës. Përveç Zabaletës dhe Dorivës, të cilët do të jenë ndihmësit e 48-vjeçarit, bashkë me të do të vijë edhe një përgatitës atletik, të cilin braziliani e ka zgjedhur vetë. Kështu që do të ketë edhe…

Read More

Nënë e bir janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vjedhjen e një shume në total rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet, ku gruaja punonte si sanitare. Policia bëri me dije në një njoftim zyrtar se të dyshuarit jaë zbuluar pas një hetimi me metoda speciale proaktive. “Panorama” mëson se në pranga ranë Rozeta 49 vjeçe dhe Havier Dobi 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ka qenë e punësuar në këtë familje ndërsa…

Read More

Pas largimit nga Partia e Lirisë e drejtuar pej Ilir Metës deputeti Agron Çela është bashkuar me LSI. Tirananews ka mundur të sigurojë një video ku duket Çela duke festuar me socialistët për festat e fundvitit me këngë shkodrane. Nuk mungon madje as kënga e dedikuar ministres Spiropali, të cilën Çela e fton në vallëzim. “Bilbila paqe, gjyle sa e bukur je. Hajde. Opa. Hajde Tirana hajde, bravo… O paske qenë, Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”. PS këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kusht fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv,…

Read More

Nga Thomas Saintourens Rocco Papalia, 72 vjeç, është një person i heshtur dhe i ngrysur, i cili vjen vërdallë me tuta. I pëlqen të shëtisë qenin dhe të bëjë pazaret në supermarketin afër shtëpisë së tij. Në Buccinasco, një periferi e pasur në jugperëndim të Milanos, të gjithë e dinë se kush është. Pavarësisht paraqitjes, ai është një bos i ‘Ndrangheta’s. Ai dikur negocioi dërgesat e kokainës me kartelin kolumbian Medellin. Ai ishte kontraktor ndërtimi dhe buldozerët e tij punonin në të gjitha kantieret e zonës. Ato të konkurrentëve shumë të guximshëm zakonisht përfundonin të djegur. Në atë kohë, Papalia…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me vrasjen Visart Cengut dhe plagosjen e Rufgen Shehut, dy të rinjve nga Kukësi, ngjarje e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”. Ende nuk dihet se kush është personi i arrestuar dhe roli që ai ka patur në krim. Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj. “Kobra” dyshohet për veprat penale, vrasje të rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova. Gjithashtu, janë arrestuar…

Read More

Megi Pojani do të jetë moderatorja e re e programit “Big Brother VIP Fan Club” në Top Channel. Lajmi është bërë me dije nga vetë televizioni, i cili ka prezantuar edhe promon e emisionit. Sezonin e shkuar, programi që flet për polemikat e BBVIP, ishte nën moderimin e Dojna Memës, teksa këtë sezon zëvendësohet nga aktorja. Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Megit në moderim pas “Maskat” një rubrikë në programin “E diell”. “Big Brother VIP Fan Club” do të fillojë nesër, më 8 Janar, dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili/cila do të jetë opinionisti/ja e programit.

Read More

Nga Deada Hyka Sara, 37 vjeçe, punon ekonomiste në një kompani në Tiranë, por kjo nuk e pengon atë të synojë Gjermaninë si treg pune dhe për ketë, fillimisht regjistrohet në një kurs gjuhe. Ndërsa Jurgeni është një 21-vjeçar, i cili pasi mbaroi studimet bachelor për Teknologji Informacioni në Tiranë, dëshiron të studiojë në Gjermani në një program studimi të nivelit të dytë. Për këtë qëllim, ndjek prej një viti një kurs të gjuhës gjermane. Të gjithë ne kemi dëgjuar se njohja e shumë gjuhëve të huaja është një element i shkëlqyeshëm i CV-ve dhe një aset i vlefshëm për…

Read More

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të premtes në bulevardin Epidamn në Durrës. Siç shihet dhe nga foto, një automjet tip Benz “A Class” ka përfunduar sipër një Benzi tjetër me portobagazh. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse i vetëm, brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike. Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ishte hera e parë në vite që Putini kishte shënuar Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit. Televizioni shtetëror tregoi dy pasazhe të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar. Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në…

Read More

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në raundin e 15-të. Nga 428 vota të hedhura, McCarthy mori 216 dhe Hakeem Jeffries i demokratëve mori 212. Nëpunësja e Dhomës së Përfaqësuesve Cheryl Johnson u shpreh: “Kevin McCarthy, ka marrë shumicën e votave të hedhura dhe zgjidhet Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve”.

Read More