Liqenet akullnajore të Lenias dhe maja Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit janë një destinacion turistik për të shijuar bukuritë natyrore malore në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ky destinacion turistik, ndërsa thekson se janë zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës.
Author: tirana
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e dërguara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, të siguruara nga inteligjenca informative, kanë kaluar në vijën e dytë në hyrje të RSH, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi turk Kesim Sedal. Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”,…
Regjisori Hervin Çuli ka reaguar në rrjetet sociale i revoltuar lidhur me “Big Brother Vip”, duke e quajtur “një format vulgar”. Çuli “shpërthen” në reagimin e tij kur thotë se me këto programe “injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona”. Regjisori i referohet pamjeve të transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP” ku banorët kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine. POSTIMI I PLOTË Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me çuan sms ca miq artistë. Ishin të skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!!! Femra…
Rusia mburret me avionët e saj MiG, dhe madje flota historike e avionëve shqiptarë (me bazë në Kuçovë) ishin prodhime MiG të versioneve të ndryshme. Në Shqipëri, i fundit është përdorur në vitin 2006. Por, arkitekti i avionëve të famshëm ishte një ruso-hebre: Mikhail Iosifovich Gurevich (12 janar 1893-12 nëntor 1976). Gurevich, i cili lindi në një familje hebrenjsh në qytetin e vogël Rubanshchina (rajoni i Kursk në Rusi), ndoqi studimet për matematikë në Universitetin Kharkov, por pas një viti u përjashtua për shkakto pjesëmarrjes në aktivitete revolucionare, duke e vazhduar edukimin e tij në Francë, në Universitetin e Monpelje.…
Fotot e një kamioni të mbushur me mish, të publikuara si denoncim nga qytetaret e Lezhës janë vërtet shokuese. Behet fjalë për një ngarkesë të madhe me mish e vendosur në kamion jashtë çdo lloj kushti të higjenës dhe të sigurisë ushqimore, pamje që qytetarët thonë se i kanë fotografuar mesditën e të premtes në qytetin e Lezhës. Sipas denoncimit të qytetarëve mishi do të transportohej për përpunim drejt një biznesi privat e më pas do të shpërndahej për konsumim tek qytetarët. Informacion që gjjthsesi ka nevojë të verifikohet.
Dashi: Do të ketë një mënyrë për të qartësuar disa gjëra që ju mundojnë. Në punë mund të jeni surpriza e madhe e punëdhënësve tuaj. Përsa i përket dashurisë, rrini me këdo që ju frymëzon më shumë. Demi: Është një periudhë ku bie në sy krijimtaria juaj: mos kini frikë ta shfaqni në punë, për të fituar vlerësimin e kolegëve dhe eprorëve. Në dashuri, mbajini fort ata që doni. Binjakët: Në punë, disa thashetheme do t’ju vënë në vështirësi. Mundohuni të ecni përpara dhe të mos ushqeni diskutimet. Në aspektin e dashurisë, disa grindje me gjysmën tuaj: por asgjë e…
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:52 të mëngjesit të së shtunës në Lesbos. Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri-veriperëndim të Mandamados dhe thellësia fokale u llogarit nga Instituti Gjeodinamik në 10 km. Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar tërmeti ishte 4.9 Rihter me një epiqendër 13 km në veri-veriperëndim të Agia Paraskevi, Lesbos.
Territori Shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë ka vdekur pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte një rrugë. Magomed Abdulayev, 61 vjeç, është i fundit nga një varg figurash elitare pranë regjimit të Vladimir Putin që kanë vdekur në rrethana misterioze javët e fundit. Abdulayev, një aleat i ngushtë i kukullës së Putinit, Dmitry Medvedev, u godit nga një makinë Niva në qytetin Makhachkala në Detin Kaspik. Ai u dërgua në spital por vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë. Ai kishte kaluar rrugën Gadzhiev në një pikë të paautorizuar, thanë raportet.
Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku dy persona 11 dhe 31 vjeçar shtetas serb janë plagosur nga i dyshuari A.Kurtaj. Ky i fundit i ka qëlluar dy të rinjtë teksa ka qenë në një automjet në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Indeksonline ka kontaktuar me të dyshuarin i cila ka thënë se ndihet i pafajshëm për rasttin që po ndërlidhet emri i tij. Ai ishte duke qëndruar në një vend në Prevallë gjatë bisedës dhe po priste patrullën e Policisë, ndërsa kjo e fundit nuk vonoi dhe…
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kryeministrit Edi Rama i intereson që të ketë Sali Berishën dhe sipas tij këtij të fundit do i japë disa bashki në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë televizive ai tha se nëse PD nuk do të bashkohet, Berisha do të dështojë duke qenë se amerikanët do të mbështesin Enkelejd Alibeajn. “Nëse këta nuk do të bashkohen deri në zgjedhje fraksioni i Saliut do të dështojë rëndë sepse amerikanët dhe perëndimorët do të përkrahin Alibeajn dhe kjo nuk diskutohet. Kështu siç janë nuk ka garë, e fitojnë socialistët vetëm nëse ua lë Rama…
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka deklaruar se ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet vendore të 14 majit. Referuar lidhjeve të tij diplomatike, Ndoka tha se Ramës i është kërkuar drejtpërdrejt nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe institucione të sigurisë që të zgjedhë një kryeministër tjetër nga kampi i majtë dhe të ngrejë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse. Për Ora News, Ndoka tha se arsyeja që ndërkombëtarët e kanë kërkuar ngritjen e një qeverie teknike është për faktin se shohin trazira. Ndoka: Sipas informacioneve që unë kam atij i është kërkuar edhe largimi si kryeministër, krijimi i një qeverie teknike…