Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Kavajës. Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk bëhet I ditur identiteti i personave apo arsyet e konfliktit mes tyre. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën…
Author: tirana
Kjo fotografi e deputetit të Partisë së Lirisë Agron Çela me Elisa Spiropalin, drejtuesen politike të socialistëve për qarkun e Shkodrës, ngjalli dyshime për një lëvizje të mundshme të tij në Partinë Socialiste. Ndonëse deputeti Çela nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë lajm, sinjalet për një krisje të marrëdhënieve me ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim janë dhënë edhe më herët. E fundit ishte vota e tij pro zgjatjes së afatit për organet e vetingut në 10 shkurt të 2022-shit duke bashkuar votat me mazhorancës socialiste, kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndoqën linjën e kryetares…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes. Deklaratën e tillë, Kurti e ka dhënë gjatë një konference për media, të premten, në Prishtinë. Ai ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka thënë se në qendër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë njohja e ndërsjellë. “Unë besoj që kjo është e mundur, sepse besoj në fuqinë e…
Thonj që thyhen shpejt dhe thonj që shtresëzohen duke krijuar çarje, është një problem i shumë personave. Ka shumë mënyra natyrale për të riforcuar dhe rigjeneruar thonjtë. Në rastin e parë është e këshillueshme të adaptoni disa rregulla të vogla të cilat ju lejojnë të përmirësoni cilësinë e thonjve. Të vishni dorashka gome kur bëni punët e shtëpisë për të evituar kontaktin e tepërt me ujin apo me substancat kimike agresive. Të mbani thonj të shkurtër për të evituar rrezikun e mikrotraumave. Aplikoni hidratues që përmbajnë elemente si fosfolipide, acid laktik dhe kolagjen. Të ndjekësh një ushqyerje në gjendje për…
Në ditët e sotme telefonat celularë janë të kudondodhur. Të gjithë e përdorin atë gjatë gjithë kohës. Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë shkon në prodhimin e një telefoni celular, mineralet dhe metalet e çmuara që përdoren për prodhimin e tij? Telefonat celularë janë bërë me një mori materialesh të rralla që shpesh nxirren në vende të ndryshme të botës. Bakër Bakri është një nga metalet më të vjetra të nxjerra në botë . Është përdorur për më shumë se 10,000 vjet. Bakri përdoret në qarkun e telefonave sepse është i mirë në përcjelljen e energjisë elektrike. Është gjithashtu…
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka rrëfyer se kompania ku punonte, nuk i dha leje për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Teksa ishte duke biseduar me një nga konkurentët e shtëpisë, këngëtari tha se KESH, aty ku ishte i punësuar, nuk i dha leje me arsyen se do u prishej imazhi nga Luizi. Ky i fundit, tregoi qetësisht se e gjitha ndodhi vetëm 2 ditë para se të futej në Big Brother VIP. Kur iu komunikua ky vendim, Luizi tha se dha dorëheqjen. ‘Firmosa kontratën me Topin, dy ditë para se me hy brenda,…
Një fabrikë për prodhimin e makinerive bujqësore është përfshirë nga flakët në Shën Petersburg të Rusisë. Burimet lokale thonë se dy persona kanë vdekur në vendngjarje. Shkaku i zjarrit në Shën Petersburg është ende i panjohur, ndërsa kanë filluar hetimet. Zjarre të ngjashme kanë shpërthyer në një fabrikë ruse nafte në Siberinë Lindore, një fabrikë në Barnaul dhe një qendër tregtare në Moskë.
Njerëzit toksikë janë ata që ndikojnë në mirëqenien sociale dhe psikologjike të një personi. Gjatë jetës, ju mund të njihni mijëra njerëz, ndër të cilët shumica dërrmuese mund të bëhen toksikë, për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të dini se si t’i zbuloni ato, çfarë të bëni kur të dini se kush është një person toksik, si t’i shmangni ato dhe zakonet e tyre. Njerëzit toksikë kanë zakone të tilla të këqija, saqë mund të shkaktojnë sëmundje të rënda psikologjike të tilla si: stresi, vetëvlerësimi i ulët, inati shoqëror, si dhe mund të shkaktojnë agresivitet dhe zakone që çojnë në…
Pas mbledhjes maratonë me kabinetin qeveritar prej 16 orësh, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, ku herët në mëngjes takoi edhe Presidentin Bajram Begaj. Mësohet se janë zbuluar sondazhet për çdo bashki si dhe është diskutuar puna e kryebashkiakëve. Rama u ka kërkuar që të nisin fushatën për kandidatët për këshillat bashkiakë, e njëjta me nisëm “Deputeti që duam”.Kërkesa kryesore ka qenë mobilizimi i të gjitha strukturave në terren.
Një 32- vjeçar nga Roskoveci rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Familja Sakaj në Suk 1 të Roskovecit ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur, Ferit Sakaj, 32 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar kunati dhe motra e të humburit që punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer dhe denoncimin për zhdukjen e tij. 30- vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë (në datën 1 janar) dhe nuk është kthyer më. Kryefamiljari i kësaj familjeje ka ndërruar…
Pas arrestimit të Ovidio Guzman Lopez-it, një prej djemve të liderit të drogës Joaquin Guzman, i njohur me nofkën El-Chapo, në Meksikë ka shpërthyer dhuna. Anëtarët e kartelit Sinaloa janë përleshur me policinë në pjesë të ndryshme të qytetit. Nga përplasjet, humbën jetën dy persona dhe u plagosën 18 të tjerë, shtatë prej tyre policë. Më shumë se 100 fluturime thuhet se u anuluan pasi u përhap dhuna. Agjencia Federale e Aviacionit Civil (AFAC) njoftoi se hyrja dhe dalja nga aeroporti në Sinaloa u ndalua për shkak të rritjes së dhunës në vend.
Getinjo ka treguar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” në Kosovë gjatë një bisede me banorët shifrën që ka shpenzuar për një palë syze. Reperi u shpreh se ka shpenzuar 11 mijë franga (afërsisht 11 mijë euro) për një palë syze. ”11 mijë franga syze kam blerë dhe as nuk e di ku i kam”, tha reperi.