Author: tirana

“Futbolli humbet një nga buzëqeshjet e tij më të bukura dhe më ngjitëse, atë të Gianluca Viallit”, këshut nis mesazhi i Gianni Infantinos, me një postim në Instagram. Presidenti i FIFA-s bëri homazhe në kujtim të ish-sulmuesit që u nda sot nga jeta në moshën 58-vjeçare. “Vialli ishte një futbollist i madh dhe një njeri inteligjent. Një ditë më pa të dribloja dhe më tha: ‘Gianni, ta pranojmë, ti nuk di të driblosh. Unë do të të mësoj’, dhe përsëri buzëqeshi. Është e drejtë ta kujtojmë kështu nëpërmjet shprehisë të tij të gëzuar. Pasioni i tij ishte përkufizimi më i…

Read More

Nëse e keni menduar shumë herë se çfarë karakteristikash duhet të përvetësoni për t’u bërë tmerrësisht simpatik për një femër, përgjigjen jua jep studimi i American Menshealth. Më shumë se 1000 gra zbuluan se cilat janë ato karakteristika që e bëjnë një mashkull të parezistueshëm. Moshat e tyre varionin nga 21-54 vjeç dhe dolën me 20 karakteristikat që kërkojnë tek një mashkull. Këto karakteristika ndahen në 4 nënkategori: Sjellja, personaliteti, aftësitë dhe pamja e jashtme. Për sa i përket pamjes Për sa i përket sjelljes Për sa i përket personalitetit Për sa i përket aftësive

Read More

Mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili hiqej si efektiv policise. Rrugorja e kryqytetit ka ndjekur live në “TikTok” të riun i cili ishte duke qarkulluar në rrugët e Tiranës me një furgon të bardhë dhe fenelinën e policisë ndezur. Në momentin që ky shtetas kuptoi që ishte duke u ndjekur nga blutë menjëherë mbylli “liven” në TikTok, mirëpo ishte tepër vonë pasi efektivët kishin ndjekur çdo hap të tij. “Hape pak krahun, hape ti legjenda e shtetit”, dëgjohet të thotë efektivi i policisë gjatë momentit kur këtij të riu i’u…

Read More

Për herë të parë, maturantët që do të duan të konkurrojnë për vijimin e studimeve të larta në degën e Mjekësisë së përgjithshme gjatë këtij viti, krahas formulës aktuale me treguesit e Maturës, do të duhet t’i nënshtrohen edhe një testi të informatizuar, që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit gjatë muajve të verës. Ky test do të ketë në përmbajtje pyetje nga tre lëndët që përcaktohen si prioritet për degën e Mjekësisë, e që janë: Fizikë, Kimi dhe Biologji. Sikundër edhe ishte deklaruar më herët, grupi i ekspertëve të përzgjedhur ka hartuar tashmë fondin e mijëra…

Read More

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal. Ish badigardi i Rezart Taçit kërkoi masë më të butë sigurie. Nëpërmjet mbrojtjes, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer. Bledar Lilo dhe Artur Balla, disa javë më parë u morën të panduher pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj…

Read More

Xhirimi i videoklipit të reperit French Montana në Miami u kthye në një tragjedi pas disa të shtënash që lanë 10 të plagosur. Sipas raportimeve të huaja, ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Miami Gardens. Policia lokale dhe personeli i zjarrfikësve dhe shpëtimit shkuan në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna të shtëna në restorant pak para orës 20:00 të së enjtes, 5 janar. Lokali u rrethua nga makinat e policies dje në vendodhje shkuan edhe ambulancat. Reperi Rob49 u qëllua, gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur. Dëshmitarët thonë se sherri filloi pasi dikush…

Read More

Gjykata e Lartë ka bërë me dije ditën e sotme se do të mblidhen gjyqtarët e saj për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. “Është vendosur thirrja e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 16.01.2023, ora 09.30”. Njoftimi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 30.12.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkuruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 16.01.2017 dhe rishpallur më datë 19.04.2019, 03.06.2021,…

Read More

Një takim kryeministri Edi Rama e zhvilloi edhe me krerët e institucioneve në varësi të qeverisë. Të pranishëm ishin ministra dhe kryetarë bashkish, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ende nuk janë zbardhur diskutimet mes tyre. Rama duket teksa diskuton me Gjiknurin dhe Manjan duke i treguar gishtin këtij të fundit, ndërkohë nuk dihet se çfarë është folur mes tyre.

Read More

Lajmi i fundvitit 2022 në politikë nga ana e kampit opozitar, është largimi i deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë, drejt asaj Socialiste. Kryetari Ilir Meta e komenton si merkato të Rilindjes. “Nuk kam koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja, nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. Ajo që mund t’u them me siguri është që PL do jetë faktor vendimtar për këtë ndryshim që presin qytetarët. Përballja e PL dhe Metës me këtë regjim që ka nxjerrë në treg të zi çdo interes kombëtar, është e pashmangshme. Kushdo që ka forcë, qëndresë, është shumë mirë…

Read More

Dieta mesdhetare për të pestin vit, renditet në vendin e parë në listën e dietave më të mira, sipas vlerësimeve të U.S News & World Report. Në vendin e dytë u renditën dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here. Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka anuluar konferancën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte. Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të entes për 32-vjetorin e themilit të RD-së. Shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.

Read More