Author: tirana

Pakoja e Madhe e qeverisë “Rama 3”, për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është qesharake. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha edhe se viti ku kemi hyrë do të jetë viti i ndryshimit, që të mos jetë i falimentimit dhe shpopullimit. “Ndaj, jemi të bindur që do të bëjmë të mundur nisjen e një ndryshimi të madh që nis jo vetëm me rivendosjen e llogaridhënies në pushtetin vendor, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të vendit”, u shpreh Meta. Në lidhje me takimet që zhvilloi sot në selinë e Partisë Demokratike, Meta tha: “Marrëdhënia jonë…

Read More

Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga arrestimi i tre rusëve për spiunazh pas incidentit të shënuar në Gramsh, hetimet ndaj tyre janë në pikën zero. Nga 8 aparate celular të sekuestruar është zbërthyer vetëm një dhe po ashtu nuk është parë përmbajtja e memories së laptopit dhe dronit të sekuestruar që janë të vetmet prova material të sekuestruara për këtë rast. Përveç mungesës së analizimit të provave, autoritetet shqiptare gjatë këtyre 4 muajve nuk kanë marrë në pyetje të ndaluarit. I vetmi deklarim i tyre është ai i dhënë në polici momentin e ndalimit, i cili po ashtu nuk…

Read More

Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për gazetarët se 2023 është viti i ndryshimit. Fokusi i bisedimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe aleanca mes dy partive. Kreu demokrat, Sali Berisha, mungoi në takim dhe nuk do të zhvillojë këtë të premte as konferencën e përjavshme me gazetarët, për shkak të gjendjes gripale.

Read More

Epidemiologia e ISHP, Rovena Daja thotë se vala sezonale mund të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt. Për të më të prekurit janë fëmijët, tek të cilët temperatura zgjat disa ditë. “Shumica dalin grip dhe jo Covid. Momentalisht kemi të bëjmë me qarkullim më të madh të gripit. Kemi testime të Covid, por jo në nivelet e një viti më parë. Kurba e gripit ka nisur të rritet, do të arrijë pikun në fund të muajit janar ose deri në javën e parë të muajit shkurt. Më të prekurit janë fëmijët. Temperatura zgjat disa ditë”, tha Daja. Po ashtu…

Read More

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të premte ndodhet në ambientet e selisë blu, kjo për të zhvilluar një takim. Duke qenë se Sali Berisha vijon që të qëndrojë në shtëpinë e tij i sëmurë me grip, Meta do të takohet me Flamur Nokën dhe përfaqësues të tjerë të PD-së. Ky është takimi i parë që Meta zhvillon në selinë e PD në 2023. Ende nuk dihen detajet e diskutimeve të takimit por mendohet se do të flitet rreth aksionit opozitar.

Read More

Kryeministri Edi Rama, tregon se në takimin e zhvilluar këtë të premte me Presidentin Bajram Begaj, e ka informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, por edhe për çështje të tjera. “Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”,-shkruan Rama në një postim në facebook, teksa ka postuar edhe një foto me kreun e shtetit. Kryeministri nuk dha detaje pse do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, apo cilët ambsadorë do…

Read More

Dita e ujit të bekuar në Durrës, bëri që sot besimtarët ti drejtohen kishave ortodokse për shërbesat e Shfaqjes së Perëndisë. Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e “Apostull Pavli dhe shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u shpërnda në depot jashtë kishës, nga ku morën bekimin e kësaj dite besimtarët e Durrësit. Më pas besimtarët u drejtuan në kalatat e portit detar, ku u hodh kryqi në ujërat e Adriatikut. Kryqi u kap nga 16-vjeçari Vasil Aleksi i cili u hodh bashkë me dy të rinj të tjerë në ujë…

Read More

Viti 2023 ka nisur me shumë takime dhe analiza nga ana e kryeministrit Edi Rama. Pas 50 minutave mbledhje që zhvilloi kreu i qeverisë me Presidentin Bajram Begaj, Rama pritet të zhvillojë një tjetër takim me krerët politikë të qarqeve. Këto takime vjen pas 16 orëve mbledhje që kreu i qeverisë zhvilloi me kabinetin, ku vuri “piketat” për këtë vit. Takimin Rama e mbylli me një porosi. “2023 ta bëjmë tërmet”. Duke iu referuar kështu edhe zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Read More

Ditët e para të 2023, kanë filluar me intensifikimin e angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi, kjo me qëllim arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Forcat paqeruajtëse të KFOR hoqën barrikadat e fundit, disa automjete të rënda që bllokonin qarkullimin duke liruar kështu përfundimisht rrugët në veri të Kosovës të cilat për 19 ditë u mbajtën të bllokuara nga serbët lokal. Sipas KFOR-it, “heqja e barrikadave të fundit u bë në përputhje me mandatin që ka KFOR-i nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të ofruar një mjedis të sigurt…

Read More

Gianluca Vialli nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, dhe ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare. Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, ndodhej në Londër ku po kurohej në një klinikë për kancerin pankreatik. Deri në dhjetor ai ishte ndihmës i Roberto Mançinit te Italia ndërsa në nëntor ishte edhe në Shqipëri kur u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Read More

Deputeti demokrat Tritan Shehu, hedh akuza se kardiologjia është prej një muaji e bllokuar, por QSUT në një reagim zyrtar, thotë se i është përgjigjur çdo emergjence dhe ka garantuar vazhdimësinë e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, sipas përcaktimeve mjekësore. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sqaron se ka në dispozicion fondin e nevojshëm dhe është në procedura për vijimin e procesit të furnizimit me materialet mjekësore, sipas procedurave të prokurimit publik në zbatim të legjislacionit në fuqi. Shehu thoshte se prej disa javësh ky aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungonin oksigjenatorët, një material ky i domosdoshëm për shumicën…

Read More

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, thotë se udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi duhet të marrin vendime të vështira dhe të tregojnë kuroja, në mënyrë që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin e shteteve të tyre. Për të propozimi i Bashkimit Evropian për një marrëveshje të mundshme është në drejtim “të mire”. “Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri…

Read More