Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo, është trajneri i ri i përfaqësues shqiptare të futbollit. Lajmi sigurisht ka rritur kureshtjen e tifozëve rreth brazilianit i cili ndonëse me pak eksperiencë në pankinë, ka marrë përsipër drejtimin e kuqezinjve. Si do të luajë Shqipëria me Silvinjon dhe cilat janë idetë e tij? Nga frymëzohet ish-mbrojtësi i majtë brazilian në lojën që aplikon? Këto janë disa nga pyetjet që të cilave u ka dhënë përgjigje në një rrëfim të gjatë për “The Coaches Voice”, (Zëri i trajnerëve), një portal i cili i kushtohet rrëfimeve të teknikëve që tregojnë eksperiencat e…
Author: tirana
Lecce fitoi dje 2-1 me Lazion për javën e 16-të në Serie A. Tifozët miq ishin problematik, teksa arbitri ndali ndeshjen për shkak të thirrjeve raciste kundër Samuel Umtiti dhe Lamek Banda. Dyshja e Lecces kërkoi që sfida të vijonte, kjo në shenjë revolte kundër racizmit, me Umtiti që u pa në lot. Diçka e tillë ka bërë që tifozët e Lecces të dilnin kundër atyre të Lazios dhe të brohorisnin emrat e lojtarëve të tyre të sulmuar me baza racore.
Një denocim i pazakontë ka ndodhur në komisariatin e policisë së Pejës në Kosovës, ku një baba ka raportuar se vajza e tij e mitur ka nisur bashkëjetesën me një mashkull. Në raportin e policisë kosovare thuhet se babai është ankuar se nuk e ka gjetur të bijën në banesë. Ai ka rrëfyer se vajza ndodhej tek i dyshuari me të cilin synonte të qëndronte. Sipas Klan Kosova, i dyshuari është marrë në pyetje nga organet ligjzbatuese.
Dita e sotme shënon 32 vite nga botimi i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”. Kryeredaktori i parë i kësaj gazete, Frrok Çupi, ka qenë në edicionin qendror të lajmeve në Abc, ku përballë gazetares Juli Xhokaxhi tregoi detaje të pathëna më parë. Çupi tha se qëllimi ishte që gazeta të ishte e ndarë nga Partia Demokratike dhe të shërbente si një media e pavarur, por nuk mungoi ndërhyrja. “Ne e kishim parashikuar çfarë mund të ishte, kishim frikën e një ndërhyrje nga partia, kishim dhe eksperiencën nga ish-kampi socialist se çfarë ndodhte me gazetën e partive. Ajo gazetë ka pasur…
Në 2023 duket se do të vijojë të ekzistojë pyetja se “cila është Partia Demokratike e vërtetë”, ajo e Sali Berishës apo e grupit të Enkelejd Alibeaj. Për Tritan Shehun, deputet, mbështetës i Berishës, kjo nuk ka vend për diskutim, pasi grupi i tyre është ai që ka mbështetjen më të madhe në elektorat, e për pasojë janë ata që i përfaqësojnë. “PD është ajo që bëri riskutruktrimin e saj, ka bërë kongreset e saj në stadium, ka zgjedhur bazën, zgjodhI kryetarin e saj një anëtarë një votë, kjo është PD. Nuk ishte debat me pjesën tjetër të PD, por…
Cristiano Ronaldo, i cili ka nënshkruar me klubin Al-Nassr deri në qershor 2025, do të jetojë me partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite, edhe nëse ligji në vendin arab i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku. Në moshën 37-vjeçare, portugezi ka marrë një sfidë të re, duke u nënshkruar me klubin saudit Al-Nassr, ku ka një marrëveshje deri në qershor 2025. Dhe në këtë aventurë të re, ai është shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, i pranishme në krah të tij, të martën, gjatë prezantimit të tij zyrtar. Sepse edhe nëse nuk janë të martuar dhe…
Kiara, të cilën tashmë e shohim si banore në “Big Brother Vip”, ka qenë në një lidhje dyvjeçare me këngëtarin Butrint Imeri. Ka qenë Luizi, ai që ia ka sjellë në mendje ish-të dashurin e saj duke i kënduar disa vargje nga kënga e tij. Ky veprim nuk i ka pëlqyer moderatores, e cila ka kërkuar prej tij që mos t’ia përmendë më. Luiz Ejlli: Ti ke me lyp dikë si unë… Kiara Tito: Të lutem mos e përmend më, e di vetë ti… Është një gjë që dihet, por nuk ka pse e përmend ky… Nëse e bën si pyetje është…
Policia e Kosovës ka bastisur lokalin “Kobra City” në Prizren, vend në të cilin u qëllua për vdekje 31-vjeçari Visart Cengu. Po ashtu, kontrolle u zhvilluan edhe në banesat e personave të përfshirë në konfliktin me fund tragjik. Sipas mediave kosovare, në lokalin “Kobra City” janë gjetur disa materiale, të cilat nuk përcaktohen, që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi. Ndërsa në banesën e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të…
Partia Demokratike e Sali Berishës ka mbajtur sot një festë në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të “Rilindjes Demokratike”. Në festë nuk kishte asnjë themelues të gazetës, madje mungonte dhe vetë Sali Berisha, i cili sipas Bylykbashit ishte me grip.
Olta i ka thënë Amosit se nëse situata e saj me Gentin nuk merr një zgjidhje pa u agravuar më tej, zgjidhja do mbetet largimi i një prej të dyve. Ajo tha se ishte gati të ikte nëse batutat ironike nga Genti vazhdonin. Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet! Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh lamtumire për Papa Benediktin, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit, teksa ndau dhe një foto të vjetër me Papën. “Sot me një funeral dhe meshë madhështore me pranine e mbi 50.000 besimtarvë, të udhëhequr nga shenjtëria e tij Papa Francesku u percoll për në banesën e fundit në Kishën e Shën Pjetrit, Papa Benedict i XVI. Në këtë ceremoni morën pjesë besimtarë të shumtë nga të katërta anët e botës si dhe dignitar dhe qeveritarë nga vende të ndryshme. Si një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike…
Aplikacioni Whats App vjen gjithmonë e me risi më befasuese për përdoruesit e saj. Së fundmi, ka lançuar një përditësim i cili do u lejojë përdoruesve të këtij aplikacioni që të bisedojnë edhe nëse nuk kanë internet. Përditësimi i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy, të cilët do t’i lejojnë ata të shmangin llojet e mbylljeve ose blloqeve të internetit që janë krijuar. WhatsApp tha se e lançoi këtë funksion në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale, përfshirë Iranin. Në një deklaratë WhatsApp u shpreh se bllokim i internetit u mohon njerëzve të drejtat dhe…