Ashtu sikurse ishte premtuar, në Bashkinë Mat ka nisur rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj thekson se nga ky investim përfitojnë 400 nxënës të kësaj shkolle të cilët do t’i përvetësojnë dijet e tyre në ambiente tërësisht të reja. “Nis rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, Mat. Nga ky investim i Ministrisë së Arsimit përfitojnë 400 nxënës të kësaj shkolle të cilët do ti përvetësojnë dijet e tyre në ambiente tërësisht të reja. Investimi përfshin: – Dyer dhe dritare të reja – Sistem qëndror ngrohje me kaldajë – Veshje me sistem kapot për termoizolim,…
Author: tirana
Pas vitit 2012, kur Shqipëria vendosi të strehojë një pjesë të vogel të opozitës iraniane dhe veçanërisht pas 2016-s, në vendin tonë erdhën rreth 3000 muxhahedinë të tjerë, Garda Revolucionare e Iranit filloi organizimin e sulmeve ndaj këtij grupi. “Kronos” ka mundur të sigurojë dokumente ekskluzive që vërtetojnë se forcat inteligjente të Iranit, Quds, kanë sjellë në Shqipëri agjentë të tyre për të organizuar sulme terroriste. Ky është një përgjim i bërë në vitin 2018 në qendër të Tiranës, ku 4 persona që flisnin turqisht komunkonin me përfaqësues të QUDS. Përshëndetje vëlla Ferhat. Kam dy ditë në Tiranë. Do ta…
Mbrëmë, Kejvina Kthella provoi të futej në shtratin e Kristit, ndërkohë që ky i fundit po flinte gjumë. Mirëpo, modelja nuk e ka lënë me kaq. Ajo e ka ngacmuar sërish sot gjatë ditës. “Ti sot do flesh me mua, ose s’do flesh fare sonte”, i thotë ajo . Ndërsa Kristi ia kthen: Po mirë nuk po fle fare. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Marka e famshme e orëve të luksit, Franck Muller ka krijuar një orë të veçantë për Skënderbeun. “Vanguard Racing Skenderbeu Limited Edition” është një orë e kuqe, me heroin Gjergj Kastriotin në qendër. Ndër të parët që e ka blerë këtë orë është reperi Capital T, i cili ka postuar disa foto duke mbajtur orën dhe shprehet i privilegjuar. “04 JANAR e mora nr•04/50 limited edition @franckmuller_geneve “SKENDERBEU” i priviligjuar ta kem i pari kete ore e cila ka shume rendesi per mua”, shkruan Capital T.
Shërbimi gjerman i zbulimit, BND, është prekur nga ai që në mediat e Gjermanisë po quhet skandal i spiunazhit rus. Sipas revistës “Spiegel” më 21 dhjetor 2022, Zyra e Policisë Kriminale Federale arrestoi në kreun e njësisë së BND-së në Berlin, Carsten L. Sipas policisë gjermane personi në fjalë akuzohet se u ka kaluar rusëve të dhëna të klasifikuara. Dy muaj pas një raportimi në Parlament, kreu i shërbimit, Bruno Kahl ka pranuar se ka gjasa që në radhët e BND-së të “ketë një rast tradhtie”. Revista vë në dukje se problem me skandalin shtohet edhe për faktin se BND-ja…
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, i cili akuzohet se vrau 31-vjeçarin nga Kukësi Visar Cengu në një lokal nate në Prizren, dyshohet se e ekzekutoi atë vetëm për një birrë. Një familjar i shokëve të Cengut ka treguar një version tjetër të ngjarjes. “Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai (Kobra) doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë…
Zgjidhja më efektive ndaj këtij problemi është përdorimi i një kremi me 1% hidrokortizon me 2,5% peroksid benzoyl dhe 2% acid salicilik, thotë Dr Zeichner. Si mund ta parandaloni aknet hormonale? Për të parandaluar formimin e puçrrave të reja, gjëja më e rëndësishme është të mbani lëkurën tuaj të pastër. Përdorimi i një pastruesi me përmbajtje vajore, mund të duket e gabuar, por është vërtetë efektive sepse në këtë mënyrë ju pastroni yndyrën e tepërt nga lëkur, pasi uji nuk e bën një gjë të tillë. Dieta e varfër mund të luajë një rol të rëndësishëm gjithashtu. Ushqimet me yndyrë…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar ndaljen e sulmit në Ukrainë vetëm gjatë Krishtlindjes Ortodokse. Nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, ushtria ruse do të respektojë një armëpushim 36-orësh në Ukrainë. Një deklaratë zyrtare nga Kremlini, e publikuar në aplikacionin Telegram thoshte: “Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse që nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e frontit në Ukrainë”. “Duke u bazuar në faktin se në…
Me një postim në rrjete sociale, faqja zyrtare e ambasadës amerikane ka dhënë detaje nga takimi. Diplomatja amerikane ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ajo ka ritheksuar se SHBA-ja do të mbështesë plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar…
Deputeti socialist, Erion Braçe vijon akuzat ndaj ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku është ndalur te çështja e ndryshimeve klimatike, ai deklaroi se “dimri nuk ika ikur por është shtyrë”, ndërsa pretendon se Krifca nuk ka asnjë plan për vaditjen në rast thatësire, apo për bujqësinë në raste shirash, breshëri apo bore. “Kur do bëhemi gati? Dimri është shtyrë, nuk ka ikur! Kur do bëhemi gati? 1. Për motin e ngrohtë e pa reshje, dëborë veçanërisht, shiu gjithashtu; Impaktin e munguar të tyre; Deri tani në buxhet kemi paratë për…
Nga 1 Janari dhe në vazhdim, bizneset që kryejnë shkelje, do të përballen me gjoba më të kripura nga administrata tatimore. Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore kanë hyrë në fuqi, ku dhe përcaktohen masat e reja administrative për secilën shkelje. Konkretisht, për bizneset që kanë punonjës në të zezë apo nuk deklarojnë pagat reale, penaliteti që do të aplikohet është përveç detyrimit për pagimin e shumës së duhur të detyrimit tatimor dhe kontributet për këtë punonjës, të llogaritur për gjithë periudhën e provuar se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën: a) 200% të detyrimit dhe kontributit të…
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo është fotografuar së fundmi në një kazino të Tiranës Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga aktivisti Ervis Zholi, i cili ironizon se këta janë “intelektualë me dhe pa kollare që shtrihen sipër tavolinave të pokerit”.