Author: tirana

Robert Garcia, një kongresmen i ardhshëm amerikan, do të betohet jo vetëm mbi Kushtetutën amerikane, por edhe mbi një libër me figura të Supermenit. Në Twitter, ai shpjegoi se novela grafike me superhero ka një domethënie të madhe për të, prandaj do ta bëjë pjesë të betimit të tij.

Read More

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit tip “Mercedes” qe u përplas mbrëmjen e djeshme me një mjet tjetër në rrugën e Arbrit, duke lënë të vdekur tre persona dhe të lënduar katër të tjerë. I arrestuari është Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë. Dy prej viktimave janë identifikuar si…

Read More

Banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella i është futur në shtrat Kristi Aliajt. Gjatë mbrëmjes, ajo i hyri në krevat në momentin që ai flinte. Kur Kristi zgjohet, Kejvina i kërkon falje, duke vijuar me lojën. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im,”- thotë ajo. Më pas, kthehet nga dhoma dhe u thotë të tjerëve: S’ia vlen ky moj, thashë unë.

Read More

5 janari janari i vitit 1991 shënon për shqiptarët lirinë e medias. Me shkrimin kryesor ne ballinë ”Fjala e parë”, para 32 vitesh u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”. Sali Berisha solli përmes një postimi në Facebook pak histori të atyre ditëve, ndërsa theksoi se “Rilindja Demokratike” ishte zëdhënëse e fjalës së lirë, revolucionit demokratik të viteve 1990, si dhe të interesit e çështjes kombëtare.

Read More

Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Ky është një nga premtimet e qeverisë Rama për vitin e ri. Nëpërmjet një postimi ne Facebook Rama bëri me dije se nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën. Sot është dita e dytë e diskutimit maratonë të kabinetit qeveritar për këtë fillimvit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin. Në fokus të…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar një video informuese në lidhje me ‘dronin edukues’, ku thekson se objektiv i këtij të fundit është rritja e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës. Ne pamjet e publikuara shfaqen disa automjete të cilat nuk respektojnë vendkalimin e këmbësorëve në një rrugë të kryeqytetit, mjete të cilat shënjestrohen me ngjyrë të kuqe dhe më pas ndalohen nga efektivët e policisë rrugore. Sakaq ata drejtues të cilët nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, do të ndëshkohen sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim gjatë këtij viti. Por qe mungon nisma disavjeçare për një amnisti fiskale, e motivuar për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por që në planet e qeverisë i përfshin të gjithë. Mungesa e amnistisë në kalendarin e akteve për shqyrtim përgjatë 2023-shit nuk e përjashton mundësinë që ajo të vijë në një moment të dytë për miratim, ndonëse është e rrethuar nga një refuzim opozitar dhe ndërkombëtar që rendisin si rrezik kryesor pastrimin e parave.

Read More

Mediat italiane raportojnë se në Livorno 4 persona me origjinë tuniziane kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare me hanxharë dhe thika. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë. Por ende pa shkuar policia, katër sulmuesit arritën të largohen në kohë . Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje. 

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur më herët në Maminas, Durrës. Një makinë ka përplasur një motor, e për pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur…

Read More

Mes rrugëve “Kont Urani” dhe “Mihal Duri” në Njësinë 10, apo siç njihet ndryshe zona pas Ministrisë së Arsimit, sapo është ndërtuar një hapësirë e re pedonale, çlodhëse dhe rekreative për komunitetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, ishin sot për të parë këtë investim të ri, i cili i jep vlerë gjithë zonës. Veliaj tha se kjo hapësirë, e cila lindi fillimisht si ide për t’u kthyer në pedonale gjatë ditëve pa makina që pasuan kufizimet e pandemisë, sot është një histori suksesi, njësoj si Pazari i Ri apo Kalaja…

Read More

Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se një dron i Koresë së Veriut ka hyrë në zonën e ndalim-fluturimit rreth zyrës presidenciale. Ky është një inkursion i rrallë që ndodhi muajin e kaluar, por që ishte mohuar nga zyrtarët. Tensionet në Gadishullin Korean u rritën vitin e kaluar, teksa Koreja e Veriut kreu teste të armëve pothuajse çdo muaj, përfshirë edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar deri më tani. Penjani më 26 dhjetor dërgoi pesë dronë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në pesë vjet, duke shtyrë Seulin…

Read More

KFOR-i, sot rreth orës 12:00 nisi largimin e dy kamionëve të bllokuar që ishin pjesë e barrikadave në veri, përtej fshatit Grabovc, komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”. Dhjetëra automjete të rënda të KFOR-it larguan dy kamionët, shkruan KosovaPress. Kështu, shumë shpejt do të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë të banuar me shqiptarë me Zveçanin, përkatësisht MItrovicën. Edhe Policia e Kosovës po asiston në këtë operacion.

Read More