Author: tirana

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirim nga qelia. Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg”. Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, ndërsa ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie, një për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe një për atë të Elbasanit. Ish-ministri akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”. Sipas SPAK, ish-ministri i Mjedisit dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon që të ndajë me ndjekësit e tij, foto nga mbledhja e fillimvitit me ministrat. Në vitin 2022 është arritur objektivi për gjysmë milliard dollar eksporte bujqësore. Këtë e ka bërë me dije kreu i qeverisë Rama në një postim në Facebook, ku iu përgjigj kritikëve që thonë ka vdekur bujqësia. “2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore, dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm…

Read More

Ish-Papa Benedikti XVI u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, dhe mëngjesin e sotëm përcjellja mortore nisi në një ceremoni tradicionale të udhëhequr nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në përputhje me dëshirat e Benediktit, varrimi i tij do të jetë “modest”, sipas drejtorit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. Ky do të jetë rasti i parë në kohët moderne që një papë kryeson funeralin e paraardhësit të tij. Besimtarët kanë mbushur sheshin, i cili mund të mbajë rreth 60,000 persona, në pritje të ceremonisë. Ceremonia do të jetë e ngjashme me…

Read More

Konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm. Kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi tek gratë shtatzënë konsumimi mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave…

Read More

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. “Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit. Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: “Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”. 20 vota të republikanëve kundër McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa…

Read More

Tronditet familja Mbretërore në Britaninë e Madhe. Princ Harry ka pohuar se vëllai i tij Princi William e sulmoi fizikisht atë. Duke përshkruar një konfrontim në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, Harry thotë se William e quajti Meghan “të vështirë”, “të vrazhdë”. Kurse Harry e konsideron William një “papagall të narrativës së shtypit” kundrejt gruas së tij amerikane. Konfrontimi u përshkallëzua, shkruan Harry në librin Spare, derisa William “më kapi prej jake duke më këputur varësen dhe më rrëzoi në dysheme”. Pasi William u ankua për Meghan, Harry i tha atij se po përsëriste narrativën e shtypit.…

Read More

Në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit, mijëra besimtarë janë mbledhur për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, dhe për të nderuar teologun gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Policia italiane ka thënë se pritet që deri në 100.000 persona do të mblidhen në Shën Pjetër. Papa Françesku pritet të udhëheqë ceremoninë mortore, ndërkaq në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania janë ftuar që të dërgojnë delegacione…

Read More

Pamjet turpëruese të një mjeti të rëndë tip betoniere që shkarkonte ngarkesën e saj në plazhin e Durrësit, “pushtuan” rrjete sociale. Pas atyre pamjeve ka ardhur edhe reagimi i policisë, që ka deklaruar se ka proceduar penalisht shoferin, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, i cili akuzohet tashmë për veprën penale “Ndotja e ujërave”. Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ku shfaqej një automjet i tonazhit të rëndë (betoniere), duke derdhur mbetje betoni në buzë të detit në lagjen nr. 13, Durrës, ju sqarojmë se: Shërbimet e…

Read More

Vijon edhe këtë të enjte mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat, ku po raportojnë për punën e kryer përgjatë 12 muajve të 2022. Kreu i qeverisë shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar, i bën shumë optimistë për 2023. “Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”,-shkruan Rama. Mbledhja është e ndarë në 4 grupe dhe sot është grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë, nuk është i vetmi që shqetëson autoritetet në mbarë botën. Larg fokusit ka dhe konflikte të tjera, si ai midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili konsiderohet i dyti më i rëndësishëm i këtij viti 2023, sipas qendrës analitike të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG). Një luftë e re që do të ishte më e shkurtër, sipas ICG, por jo më pak dramatike se episodi i mëparshëm i luftës i përjetuar në vitin 2020: 6 javë në të cilat vdiqën më shumë se 7000 ushtarë dhe që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit. Që atëherë, Baku ka rritur…

Read More

Në prangat e Policisë së Fierit, ka rënë një 49-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Në fshatin Hoxharë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale Sh.K., banues në Fier. Ky person ka qenë i dënuar dy herë më parë për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime…

Read More