Author: tirana

Grupi i hakerëve Anonymous i ka shpallur luftë kibernetike Serbisë, për shkak të sjelljeve agresive kundër Kosovës. Janë thyer uebfaqet e ushtrisë serbe, por edhe ajo e vetë Presidentit Aleksandër Vuçiç. Madje, këtë të fundit e cilësojnë vazhdimisht si fashist dhe një kukull në duart e Presidentit rus, Vladimir Putin: “Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le t’ia nisim”, shkruhet në mesazhet e grupit Anonymous. Këto sulme kibernetike erdhën pasi disa ditë më parë nisi një konflikt online mes këtij grupi kibernetik dhe Vuçiçit. Gjithçka nisi kur Anonymous i bënë thirrje Presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e…

Read More

Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur të shtunën, në moshën 95 vjeçare. Ceremoninë e varrimit e ka udhëhequr Papa Françesku, i cili gjatë meshës tha: “Lavdërim dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”. Në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit të XVI kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. Gjatë ceremonisë, Papa Françesku, përmendi fjalët e fundit të Krishtit: “At, në duart tuaja ta dorëzoj shpirtin tim”. Ai tha se besimtarët urojnë të njëjtën gjë për Benediktin. “Duke u mbështetur në fjalët e fundit të…

Read More

Paul Parsons është një artist që punon me inteligjencën artificiale. Ai kryen portrete dhe krijon imazhe të reja me to. Parsons, nëpërmjet njohurive të tij për inteligjencën artificiale, mund të marrë fytyrën e një personi dhe ta bëjë atë të duket më i ri, ose ta bëjë më të vjetër. Pas përfundimit të Kupës së Botës, Parsons vendosi të merret me yjet e sotëm të futbollit. Ai vendosi të plakë para kohe emra të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe etj.Artisti në fjalë spikati në fillim me punimet e tij të lojtarëve me emër, ku i kthente ata…

Read More

“Do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë”, u shpreh të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë biznesi të mbajtur në Norvegji, ai tha: “Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet. Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë.”, ka thënë ai.

Read More

Pep Guardiola, tranjeri i Manchester City F.C. thotë se do të jetë e vështirë për të parakaluar Arsenalin në renditje dhe skuadrës së tij mund t’i duhen 100 pikë për të mbrojtur titullin. Nëse do të kishin fituar, “topçinjtë” mund të kishin shkuar në 10 pikë më shumë se sa ndjekësit e vendit të dytë. Siti ka një përballjet ë vështirë në mbrëmjen e sotme kundër Çelsit në “Stemford Birxh”. Nëse fitojnë “qytetarët” mund të shkojnë në pesë pikë larg rivalve të tyre, Arsenalit. “Mënyra se si diferenca zvogëlohet, është duke luajtur mirë dhe duke fituar ndeshje. Por mënyra se…

Read More

Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, sipas sistemit TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Ka dyshime që 44-vjeçari me origjinë nga Berati mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit. Bode mund të jetë larguar drejt Greqisë, dhe më pas tranzit drejt vendeve të tjera. Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate. Mbi dyshimin se një nga autorët e vrasjes së Papës ndodhej në Greqi, një grup hetimor iu drejtua vendit fqinj për të bashkëpunuar në hetime. Papa u ekzekutua…

Read More

Bingo Allison, një 36-vjeçar ndoshta i panjohur më parë, por që do kaloi në histori si i pari prift anglikan i gjinisë jo binare. Lindur si mashkull, Allison ka braktisur tashmë çdo diferencë gjinore, duke mos e quajtur veten as mashkull as femër, sa që i referohet vetes me termin neutral anglez “they”. Identiteti i tij seksual nuk e ka penguar britanikun që të emërohet prift në vitin 2020 në katedralen e Liverpulit, ndërkohë që ai tashmë mban meshën në një kishë më të vogël në të njëjtin qytet. “Ndjeva që Zoti po më drejtonte në këtë të vërtetë të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Postimi i plotë Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë…

Read More

Shkrumbimi i fabrikës së sfungjerit në fshatin Katund i Ri të Elbasanit, ka ardhur si pasojë një defekti në sistemin elektrik. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit, flakët rrezikojnë biznese të cilat ndodhen përreth zonës ku ndodhej fabrika e sfungjerit. Fabrika në pronësi të 53-vjeçarit Florenc Salibashi, ushtronte prej vitesh aktivitetin pa asnjë problem të raportuar më parë. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale. Ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit e fabrikës.

Read More

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Temë e bisedës kanë qenë tentativat për paqe mes dy palëve. Po ashtu raportohet se Erdogan i ka thënë homologut të tij rus se lufta në Ukrainë ka nevojë për një armëpushim të njëanshëm dhe një vizion për një “zgjidhje të drejtë.” Në një deklaratë të lëshuar thuhet se dy liderët kanë diskutuar edhe për energjinë dhe për korridorin e grurit në Detin e Zi. Presidenti turk i ka thënë po ashtu Putinit që duhet të merren hapa konkretë për të larguar militantët kurdë nga rajoni…

Read More

Teksa Hollywood vitet e fundit është tronditur nga skandalet seksuale, edhe në Shqipëri ka denoncime nga aktoret. Aktorja e humorit Cubi Metkaj, ka zbuluar gjatë emisionit “Zemër Luana” një episod aspak të këndshëm të karrierës së saj. Rudina Dembecaj i kujtoi një deklaratë që Cubi kishte bërë kohë më parë se i kishin ofruar një projekt kundrejt raporteve seksuale. “Sot duam të zbulosh emrin e personazhit apo regjizorit që të ka ngacmuar shumë pak seksualisht”, i tha Dembecaj aktores. Cubi fillimisht hezitoi për t’a nxjerrë emrin, por në fund “u dorëzua”. “Përderisa nuk e kam thënë më parë këtë emër…ok,…

Read More