Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, sipas sistemit TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Ka dyshime që 44-vjeçari me origjinë nga Berati mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit.
Bode mund të jetë larguar drejt Greqisë, dhe më pas tranzit drejt vendeve të tjera. Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate. Mbi dyshimin se një nga autorët e vrasjes së Papës ndodhej në Greqi, një grup hetimor iu drejtua vendit fqinj për të bashkëpunuar në hetime.
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
