Ditën e sotme, ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëllain e Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në. Atij iu është kërkuar të lërë këtë post dhe pas kësaj Sterjo ka marrë këtë vendim. Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit, ndërkohë dega e PD-së në këtë qytet ka kërkuar largimin e tij nga posti i drejtorit.
Author: tirana
Tensione të reja janë shfaqur në detin Egje, ku një anije greke është “përplasur” me një anije turke. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, anija e rojes bregdetare të vendit të tyre po kryente një shërbim të urdhëruar për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të Farmakonissi. Ato thonë se një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det, gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, teksa po kryente shërbimin e porositur për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të…
Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e një 31-vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi, dhe plagosjen e një 27-vjeçari në Prizren, nuk është një emër i panjohur për policinë. I njohur ndryshe si ‘Kobra’, Hoxhaj është i fiksuar pas jetës së shfrenuar të mbushur me luks. Siç shihet dhe nga pamjet, “Kobra” promovonte në profilin e tij në tik-tok një jetë luksoze, me makina të shtrenjta, ar e para dhe pushime me jahte. Për më tepër bie në sy dhe fiksimi i tij për bizhuteritë prej ari me stemën e Versaces.
Të mërkurën mbrëma në Zagrep të Kroacisë, një burrë 43-vjeçar, me emrin Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë. Si pasojë e sulmit, vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike. Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion. Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë…
Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tendencat e biznesit për vitin 2023” dhe parashikimet për 15 industri. Rezerva Federale Amerikane si dhe të tjera Banka Qendrore Perëndimore do të vijojnë të rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin. Ndërsa Kina do të vijojë me një politikë monetare fleksibël.Kriza e inflacionit dëmton sektorin e shitjeve me pakicë si dhe blerësit. Pritet një ngadalësim i shitjeve online. Globalisht , shitja me pakicë përbën 14% të të gjithë blerjeve, me rritje të dukshme nga 2019 ku ishte rreth 10%, por këtë vit…
Olta vendosi t’u japë banorëve një lajm dhe pse gjithçka duket në kuadrin e shakasë. Aktorja u tha të tjerëve se Efi është shtatzënë, ndërsa shpjegoi pse mendon ashtu. Olta: “E more vesh që Efi është me barrë? Efi është shtatzënë”. Amos: “Si qenka?” Olta: “Nga jashtë kemi ardh të gjithë. Nuk kemi rënë nga qielli”. “Efi është shtatzënë. Duhet të kujdesemi për atë”. Amos: “Ku e dëgjove këtë gjë?” Olta: “Zemër, ka hëngër turshi gjithë ditën, i vinte për të vjellë”.
Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të zhvillojë vizitë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse, që festohet më 6 janar. Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha se kreu i Qeverisë kosovare iu përgjigj pozitivisht kërkesës për lejimin e vizitës së Porfirijes. Këtë kërkesë Kurtit ia dërgoi ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq. “Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kёrkesё pёr vizitë, sipas dispozitave…
Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë i ftuar aktori i njohur Gent Zenelaj dhe baristi Mario Buci, të cilët janë miq të ngushtë prej 10 vitesh. Ata kanë rrëfyer për marrëdhënien që kanë së bashku, dhe biznesi që kanë hapur. Ndër të tjera aktori Gentian Zenelaj ka treguar se viti 2022 ka qenë një vit shumë i mirë dhe i mbarë për të dhe e ka shijuar aq sa ka mundur. Madje ka theksuar se përmes postimeve në rrjetet sociale tregon se sa jetë të thjeshtë që bën dhe nuk i pëlqen reklamimi i tepërt. Gentian Zenelaj: Ka…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat ka thënë se sipas shifrave zyrtare të INSTAT, janë punësuar 22 mijë persona më shumë në administratë. Sipas demokratëve ky është një alarm i kuq për zgjedhjet vendore, pasi çdo vend i ri pune është armatosje e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet. Deklarata e plotë: Shtet-rrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që, çdo ditë e më shumë, punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve. Të dhënat e fundit të INSTAT, që është instituti qeveritar i statistikave, japin një shifër alarmante të fryrjes…
Një media meksikane, “Tribuna de la Bahia”, raportoi se ish-ylli i UFC-së, Phil Baroni u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij gjatë fundjavës. Sipas mediave, Baroni ka shkuar në polici për të raportuar se ka gjetur të dashurën e tij, të identifikuar si Paola, pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit. Kur policia nxitoi për në vendngjarje, e gjeti të ndjerën të zhveshur dhe pa ndjenja në shtrat të mbuluar me një çarçaf. Sipas njoftimit të policisë, në të gjithë fytyrën dhe trupin e saj janë konstatuar mavijosje dhe shenja dhune. Baroni tha se kishte pasur një…
Kryeministri Edi Rama ka pohuar se në prill do të mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë, për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve dhe jo vetëm. Rama pohoi se kjo taksë do shkojë edhe për kategoritë më në nevojë. Postimi i Ramës: Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë.
Një i dënuar në burgun e Shënkollit ka mbërritur këtë të enjte i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë. I dënuari vuante nga probleme të shëndetit dhe se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore. Pritet një informacion zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.