Author: tirana

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri prisni disa momente tensioni për shkak të një Venusi të kundërt. Në punë të mirë për projekte të reja, vazhdoni të hipni në valë. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Kini kujdes pasi ka shumë nervozizëm në ajër dhe mund të ndikojë në situatën tuaj të marrëdhënies. Në punë ka shumë stres por duhet të shtrëngoni dhëmbët. Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Në dashuri gjithçka shkon mirë dhe yjet ndihmojnë ata që janë në kërkim të një shpirti binjak. Në punë ka…

Read More

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga përmbyllja e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’. Kreu i qeverisë shkruan se ky ndërtim i ri do të hapë rrugën për investimin në godinën qëndrore e cila sipas tij do të pësojë një rildinje arkitekturore për të ofruar shërbimin më të mirë për nënat dhe fëmijët. “MIRËMËNGJES dhe me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhej t’i jepej fund agresionit rus gjatë këtij viti për të përshpejtuar humbjen e Rusisë.  “Ne duhet t’i japim fund agresionit rus pikërisht këtë vit dhe të mos shtyjmë asnjë nga aftësitë mbrojtëse që mund të përshpejtojnë humbjen e shtetit terrorist”- u shpreh Zelensky në Telegram.  Ai falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe bëri me dije se Ukraina do të merrte automjete të blinduara nga Franca po ashtu edhe tanke me rrota të prodhimit francez.

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat minimale do të luhaten -1 – 8 gradë , temperaturat maksimale do të jenë 5 -11C në veri , 12-16°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri – Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në përfundim të hetimit të thelluar, të nisur për disa punonjës policie, për shkelje të rënda të rregullores së Policisë së Shtetit, i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, përjashtimin e 3 punonjësve të Policisë, si dhe shtyrjen e afatit të gradimit me 2 vjet, për një tjetër punonjës policie, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur nenin 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë: – Inspektor Y.…

Read More

Revista amerikane Rolling Stone, ka publikuar listën e 200 këngëtarëve më të mirë në botë. Këngëtarja amerikane e muzikës soul Aretha Franklin, e cila ndërroi jetë në vitin 2018, kryeson listën aktuale të këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Autorët shkruajnë se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj dhe jo lista e zërave më të mëdhenj. Kjo listë ngjalli polemika në rrjetet sociale. Ishte befasuese që pesë herë fituesja e çmimeve Grammy, Celine Dion, nuk ishte në top 200. “Me gjithë respektin e duhur, duke mos përfshirë Celine Dion, padyshim teknikja më e madhe e vokalit…

Read More

Milani ka nisur vitin 2023 me fitore, duke mundur 2-1 Salernitanën në transfertë, në ndeshjen e parë të javës së 16 të Serisë A. Pjesa e parë u dominua totalisht nga kuqezinjtë, që shënuan dy herë (10’ dhe 15’) me Leao dhe Tonali. Në pjesën e dytë, Salernitana reagoi shumë vonë, duke shënuar vetëm në minutën e 83-të, me anë të Bonazzoli. Me këtë fitore, Milan ruan vendin e dytë të renditjes, me 36 pikë.

Read More

Përgjatë 12 muajve të vitit 2022 nuk munguan krimet e rënda kundër jetës, duke përfshirë vrasje mafioze, vrasje si pasojë e konflikteve të çastit apo për shkak të problemeve të vjetra. Nga Janari deri në Dhjetor u regjistruan 47 vrasje duke shkaktuar kështu 54 viktima. Nga këto ngjarje 34 janë zbardhur nga ana e autoriteteve, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa 13 të tjera vijojnë të jenë pa autor. Mes këtyre vrasjeve, 10 u regjistruan brenda familjes. Vrasja e këtij të fundit ishte 47 për këtë vit, ndërsa krahasuar me vitin e shkuar kemi më pak ngjarje kriminale dhe viktima.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Rrugën e Thesarit në kryeqytet. Gjatë inspektimit, Veliaj tha se janari ka nisur mbarë për Njësinë 1 dhe 2, pasi kjo rrugë është nyja që lidh zonën e Qytetit Studenti me gjithë zonën e Thesarit. “Janari ka nisur shumë mirë dhe mbarë për Njësinë 1 dhe 2. Këtu jemi në nyjen që lidh dy rrugët ku zënë fill dy nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ku edhe krijohet një fluks i jashtëzakonshëm me Qytetin Studenti. Pas ndërtimeve kaotike të viteve ’90, të dyja rrugët kanë qenë pa trotuare, si…

Read More

Pikat e kalimit kufitar nga Kosova drejt Serbisë janë hapur de përtej kësaj qetësie të momentit, nevojiten hapa afatgjatë. Vijimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, shihet me prioritet nga qeveria gjermane, e cila rekomandon palët të ulen në bisedime. “Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës. Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane”, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane Christianne Hofmann. Ajo nuk pranoi të komentojnë kërkesat e kryeministrit…

Read More

Një artikull të posaçëm ia ka dedikuar “BBC” bukurive të Alpeve Shqiptare, ku vendi është konsideruar si “enigma e Europës”. Artikulli ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook Rama shkruan se artikulli vjen si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt. Postimi i plotë “Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një…

Read More

Bashkimi i Europian refuzon, por qeveria “Rama 3” nuk tërhiqet për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat pasaporta të arta. Sa i përket nismës qeveritare për të formalizuar paratë jashtë sistemit bankar, Brukseli ende po këmbëngul përmes negociatash që pala shqiptare të rishikojë draftin. Unioni kërkon garanci që Shqipëria të mos kthehet në një oazë të pastrimit të parave. Për zv/ministrin e Financave, njëkohësisht edhe një nga anëtarët e grupit negociator, Besart Kadia, si amnistia ashtu edhe marrja e shtetësisë shqiptare në këmbim të investimeve në vendin tonë nuk janë ende në fazën që mund të cenojnë Shqipërinë në procesin negociues…

Read More