Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin 2023 me një takim me ministrat te “Vila 31” në ish-Bllok. Ende nuk dihen arsyet dhe temat e diskutimit në takimi.
Author: tirana
Këtë të mërkurë, punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar, dhe shkak është përgjysmimi i pagave mujore. Ata pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Më herët për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonërive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në një postim në facebook një foto të modifikuar, ku shkruan se është ”kartolina e Vitit të Ri për Edi Ramën”. Përgjatë 2022, emigrantët ishin kryefjala e gjithë debateve social-politike. Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria plot sakrifica mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër diskriminimit të tyre.
Emigrantët të cilët zgjodhën që t’i kalonin ditët e fundit të vitit pranë familjarëve në vendin e tyre, tashmë po largohen në vendet ku jetojnë e punojnë. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon një fluks normal, ku gjatë 24 orëve të fundit janë larguar drejt Greqisë 5015 persona ndërsa edhe ritmi në hyrje vijon të jetë disi më i lartë krahasuar me periudha të zakonshme, me gati 3300 hyrje të regjistruara. Të dy palët po punojnë kapacitet të plotë sportelesh, ndërsa koha e pritjes në radhë është rreth 40 minuta. Pritet që deri në fund të javës të…
Shqiptarët janë populli më “gjumash” i botës. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një nga studimet më të mëdha globale rreth orëve të gjumit. Sipas revistës shkencore Nature, shqiptarët kryesojnë listën për orët më të gjata të punës dhe pasohen nga sllovakët, rumunët, cekët e ukrainasit. Të fundit në listë janë filipinasit. Nga 63 kombet në të cilat është kryer studimit, shqiptarët rezultojnë të flenë më shumë orë gjumë: më konkretisht 7 orë dhe 32 minuta për natë. Ky është numër shumë i lartë orësh sesa mesatarja e japonezëve që flenë 6 orë e 38 minuta. Sipas ekspertëve, numri…
Paul James ka përfunduar duke fjetur në rrugë. Edhe pse ka luajtur në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë, 59-vjeçari që ka luajtur 47 herë me Kanadanë dhe ka pasur një karrierë me eksperienca te Toronto Blizzard, Hamilton Steelers, Doncaster Rovers, Ottawa Intrepid dhe London Lasers, krijoi varësi nga droga dhe u varfërua deri në atë pikë sa nisi të flinte në kartonë, rrugëve të Torontos. Sot, ai sërish nuk ka shtëpi, por ndodhet në Londër, ku fle nëpër kisha dhe kërkon lëmoshë. ”Lyp që të jem i pavarur, dua të dukem normal. Dua të jem në gjendje të blej…
Japonia po ofron të paguajë familjet për t’u larguar nga kryeqyteti i saj i mbipopulluar, në një përpjekje për të rigjallëruar qytetet e vogla dhe fshatrat. Duke filluar nga prilli, familjet në zonën metropolitane të Tokios, do të kenë të drejtë të marrin 1 milion jen (7,700 dollarë) për fëmijë nëse lëvizin në zona më pak të populluara. Për dekada, njerëzit në të gjithë Japoninë kanë migruar në qendrat e saj urbane duke kërkuar mundësi pune. Tokio është qyteti më i populluar i vendit, me rreth 37 milionë banorë. Emigrimi i të rinjve nga fshatrat drejt qyteteve të mbushura me…
Dyert e burgut janë hapur dhe në qeli janë futur emra që dikur nuk mendohej dhe dukej si një endërr e paarritshme. Vendimi që tronditi politikën ishte ai i 4 Shkurtit 2022, kur kryesuesi i seancës Enger Pëllumbi relatoi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.60 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, me ndryshimin si më poshtë, vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”. Ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri duhet që të mbyllej në qeli për…
Policia ka vënë në pranga një efektiv të Policisë Rrugore të Tiranës, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetin efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errësuara. Drejtuesi i mjetit, efektivi Renato Feri, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që…
Visar Cengu, 31-vjeç nga Kukësi u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren. Xhaxhai i tij, Besim Cengu, ka apeluar ndaj organeve të drejtësisë që të mos qëndrojnë indiferente për zbardhjen e vrasjes së nipit të tij. “Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”. Xhaxhai e përshkruan nipin si një person paqësor dhe që sa ishte kthyer nga Franca. Ai nënvizon se Visari nuk ishte nga ata persona, të…
Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e së martës ka zhvilluar një takim me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha. Kreu i qeverisë njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Nga këta, 695 mijë pensionistë do të marrin secili nga 8000 Lekë. Postimi i plotë Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm.
Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në një sërë vendesh në të gjithë Evropën. Moti i butë dhe i pazakontë evropian vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftohtë la më shumë se 60 viktima. Borë e madhe dhe shi i ngrirë janë parashikuar për pjesë të veriut të Midwest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana. Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare. Rekordet u thyen në Gjermani, Francë dhe…