Katër muaj nga zgjedhjet vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës është i bindur se mazhoranca do t’i fitojë të 5 bashkitë e qarkut më të madh në vend, ku ai është udhëheqës politik. “Ambicia jonë është e qartë, ne duam të fitojmë 5-0 dhe jo se do jetë 5-0 se kemi inat kundërshtarin, fitojmë 5-0 sepse kemi dëshirë punën. Filozofia e këtyre zgjedhjeve është shumë e thjeshtë”. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se siguria për rezultatin vjen nga performanca që kanë pasur 5 kryebashkiakët socialistë dhe nga situata në të cilën ndodhet opozita. “Pesë menaxherët që ne…
Author: tirana
Më shumë se gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re të rrugës, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe duke shkurtuar distancën kohore. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga punimet në ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor, shton kreu i qeverisë, me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. ‘Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik…
Zhan-Manuel Nedra, 29-vjeçari që luan për Aljo, në divizionin e parë për krahinën e Martinikës, është arrestuar nga autoritetet franceze në aeroportin “Sharl de Gol”, pasi u kap me 100 kilogramë kokainë, sasi të cilën e ishte fshehur brenda valixhes së tij. Futbollisti nuk ishte vetëm, por në shoqërinë e partneres së tij. Skuadra për të cilën luan Nedra, ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje: “Në momentin e kapjes me drogë Nedra po udhëtonte për zgjedhje të tijën, jo sepse kishte një impenjim me ne. Ne si klub jemi totalisht kundër kësaj ngjarjeje”. Mesfushori pritet që të përballet tashmë me…
Gjatë ditës së djeshme, saktësisht rreth orës 12:30, një 16-vjeçar me inicialet E.N. është rrëmbyer në Pejë të Kosovës nën kërcënimin e armës. Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme. Ata e kanë çuar më pas të miturin në një vend tjetër ku është dhunuar barbarisht. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e…
Një regjistrim i rrallë i datës 4 janar 1991 është publikuar 32 vite më vonë. Përgjimi i realizuar në një studio të Tiranës në rrugën “Mine Peza”, ku ndodheshin një seri studiosh piktorësh, në një prej të cilave u takuan disa personazhe, tregon një bisedë mes 4 personave që do të luanin role shumë të rëndësishme në 32 vitet e ardhshme të Shqipërisë politike. Bëhet fjalë për një takim ku shfaqen së bashku Edi Rama, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Ky takim i panjohur më parë, i cili është regjistruar nga piktori Ramadan Karanxha, është bërë publik dhe është…
Gazeta më e madhe belge “Le Soir” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë. Pas britanikes BBC, media e njohur belge, i ka bërë ftesë ndjekësve të saj për vizituar Shqipërinë të cilën e ka cilësuar si Maldivet në zemër të Europës. “Le Soir” i ka bërë jehonë peisazheve të vijës bregdetare , akomodimit si dhe çmimeve shumë ekonomike. Artikullin e medias Belge e ka publikuar kryeministri Rama i cili shkruan: “Pas #BBC në Britani, ftesa e radhës vjen nga gazeta më e madhe në Belgjikë #LeSoir që në këto ditë të para janari promovon Shqipërinë si “Maldivet në zemër të…
Një sherr i ashpër u regjistrua një ditë më parë në BBV 2. Tani që gjërat janë ‘qetësuar’ disi mes Gentit dhe Oltës, banorët kanë filluar ta analizojnë situatën me ftohtësi. Luizi është një nga ata që në këtë mes duket se i jep më shumë të drejtë Gentit. Luizi: Ky burri është 50 vjeç, ka 3 fëmijë, ka një gru zonjë, familje fisnike. Dhe të arrijë ajo ta bëjë të qajë për diçka që se ka bërë, se di asaj bravo i qoftë, por ajo gënjen ditën me diell. Të njëjtën gjë bëri dhe me Zhaklinën. View this post…
Për herë të parë, mamaja e Dajana Shabanit vendosi të bëhej publike në televizion me anë të një letre dedikuar vajzës së saj, ku i shpreh dashurinë e pakufijshme që ka ndaj saj dhe vlerat e rralla që sot njerëzit gëzojnë në personalitetin e tyre. Më poshtë gjeni letrën e dërguar dhe mesazhin që jep Dajana për mamin e saj. “Zemra e mamit ti për mua je dashuri pafund! Gjatë gjithë jetës tënde nuk më ke sjellë asnjë shqetësim, përvecse gëzime! Ti për mua ke vlera të jashtëzakonshme, ke mencurinë, ke taktin, bujarinë që rrallë njerëz i kanë këto vlera.…
Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era…
Prej datës 3 Janar ka nisur shpërndarja e bonusit prej 8 mijë Lekësh për pensionistët. Në disa zyra të postës qytetarët presin në radhë për shkak të fluksit. Por sipas Institutit të Sigurimeve pensionistët për të shmangur radhët të paraqiten në zyrat e psortës sipas grafikut që kanë për të marrë pensionin mujor. Por në zyrën e postës në zonën e Alliasit në Tiranë ka fluks më të madh se në pikat e tjera për shkak se është deleguar edhe shërbimi i postës nr.4 që është pranë Shkollës së Bashkuar. Të moshuarit thonë se përballë këtyre çmimeve të kripura shpërblimin…
“Arti i flirtimit” nuk zotërohet lehtë nga të gjithë, edhe në ditët e sotme, kur pothuajse gjithçka është bërë më e lehtë për shkak të rrjeteve sociale. Ka njerëz që e zotërojnë atë (si Binjakët lozonjarë dhe Akrepat e pasionuar) dhe të tjerë (të cilët ka të ngjarë t’u përkasin shenjave të mëposhtme ) që vështirë se e “thyejnë akullin”. Gaforret Gaforret i afrohen flirtimit edhe me ndjeshmëri dhe pakujdesi, domethënë mendojnë se askush nuk do t’i ofendojë, ashtu siç nuk do të ofendojnë askënd. Për më tepër, ata besojnë se nëse janë plotësisht të sinqertë dhe “hapin” zemrat e…
Mjafton pak parfum për t’ju bërë të ndiheni të sigurt në takimin e parë ose gjatë një interviste pune. Megjithatë, përdorimi i parfumit çdo ditë mund të mos jetë gjithmonë një zgjedhje e mirë për shëndetin. Sipas Healthline, kimikatet në parfum mund të shkaktojnë dermatit kontakti, reaksione alergjike dhe acarime të tjera trupore. Në fakt, një studim i vitit 2009 i botuar në Journal of Environmental Health zbuloi se pothuajse një në tre amerikanë përjetojnë acarim nga produktet aromatike. “Edhe nëse nuk përjetoni një reagim negativ kur mbani parfum, mënyra e aplikimit të tij mund të shkaktojë dëm. Për shembull,…