Author: tirana

Ndonëse janë kolegë dhe e njihnin njëri-tjetrin para se të ndanin së bashku shtëpinë e “Big Brother VIP”, raporti mes Oltës dhe Genti duket se është krisur. Sot, ata u përfshinë në debate aq të forta, sa nuk munguan as fyerjet drejtuar njëri-tjetrit. Olta: “Nuk të do asnjë. Zihesh me të gjithë”. Genti: “E di. Mos më të drejto gishtin”. Olta: Je i bezidsshëm. Je thashethemaxhi. Nuk të do njeri”. Genti: “Më mirë kështu se strateg si ti. Ti bën lojë të pisët”. Olta: “Do ikësh te shtëpia, shumë shpejt”. View this post on Instagram A post shared by Big…

Read More

Ministrja e Arsimit ka reaguar për rënien e zjarrit në një shkollë 9-vjeçare në Mallakastër. Me anë të Evis Kushi kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të plotë të shkaqeve të zjarrit, ndërsa sqaron se janë duke u marrë të gjitha masat, me qëllim që shkolla të jetë gati për në datën 5 janar kur rinis edhe shkolla. Reagimi i plotë Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale. Sipas informacioneve zyrtare paraprake,…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e “Bordit të Transparencës”, strukturë e ngritur nga qeveria në mars të vitit 2022 me qëllim zbutjen e krizës se çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. “Kushtetuesja” ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetit të Konkurrencës. Opozita pretendon se kjo strukturë shërben për të legjitimuar interesat e bizneseve të caktuara në mungesë të transparencës nga ana e qeverisë dhe jo për të ndihmuar shqiptarët.

Read More

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Balluku ka treguar për qytetarët se ky aks rrugor do të jetë i ngjashëm me Bypass-in Fier-Vlorë dhe projekti nuk do të përfshijë vetëm ndërtimin e autostradës, por edhe përmirësimin e e shtarit të lumit Shkumbin. “Ka shumë pyetje lidhur me këtë rrugë. Kjo është një rrugë e kategorisë B. Është e ngjashme me bypass-in e Fierit dhe bypass-in Fier-Vlorë, një rrugë me 2 korsi e ndarë në mes. Është një autostradë e mirëfilltë e ngjashme me atë të bypass-t të…

Read More

Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar, njoftoi Enti Federal i Statistikave. Kjo është një rritje prej 1.3 për qind, duke arritur një numër rekord punonjësish që nga ribashkimi gjerman në 1990. Pandemia e vitit 2020 theu kontinuitetin e rritjes 14-vjeçare ekonomike, në një kohë kur punësimit është rritur çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2020 kanë humbur punën rreth 362.000 punonjës. Një nga arsyet e rritjes së numrit të të punësuarve këtë vit ishte imigrimi i fuqisë punëtore të huaj. “Së bashku me këtë vjen edhe një aktivitet më i madh i punës së popullatës vendase”, thonë…

Read More

Kina kundështoi masën e rep për të detyruar pasagjerët kinezë të testohen për COVID-19 para hyrjes në një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, një masë që pason një valë të re të përhapjes së koronavirusit në Kinë. Autoritetet kineze thanë se masa është vendosur pa ndonjë bazë shkencore, por vendet hedhin dyshime mbi të dhënat e Pekinit mbi pandeminë dhe transparencën rreth numrit të rasteve. Pekini kërcënoi të ndërmarrë masa kundër vendeve që kanë vendosur kufizime për udhëtarët kinezë, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropaine. Qendra amerikane për Kontrollin dhe…

Read More

Dy deputetë të opozitës në Senegal janë dënuar me gjashtë muaj burg, për goditjen me shqelm në bark kolegen shtatzënë Amy Ndiaye gjatë një debati për buxhetin. Gjykatësi urdhëroi gjithashtu Mamadou Niang dhe Massati Samba, që t’i paguanin deputetes Ndiaye pesë milionë franga CFA (8,100 dollarë amerikanë) si dëmshpërblim. Ligjvënësit sulmuan Ndiaye pasi ajo kritikoi një figurë fetare të opozitës, dhe incidenti i cili ndodhi më 1 dhjetor ndezi një debat rreth të drejtave të grave. Avokati i saj Baboucar Cissé i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo është “ende në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, pavarësisht se është…

Read More

Cigaret janë bërë shkaku për një përplasje mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, Mikelës dhe Ronaldos, aq sa nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëri-tjetrit. Mikela: Dashamirësia jotë aman, boll, ti do vetëm t’i nxjerrësh njerëzit keq me provokime! Ronaldo: Ja fut kot, mos fol më! Mikela: Po lëre aman! Ronaldo: Ça na mban fjalime është shumë e shëmtuar. Ti je adoleshente, është shumë turp kjo që ti po bën, e shëmtuar!

Read More

Ata formojnë një nga çiftet më të qëndrueshme (dhe fitimprurëse) në skenën ndërkombëtare, por çfarë ndodh kur askush nuk i sheh? Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një nga krizat e tyre më të rënda. Aq shumë, saqë edhe dasma mund të jetë në rrezik, raporton spanjollja Telecino. Modelja dhe sulmuesi vazhdojnë të përpiqen të shfaqen normal në rrjetet e tyre sociale, por mungesa e bashkëfajësisë që kanë treguar prej kohësh ka bërë që të rikthehen dyshimet për stabilitetin e marrëdhënies së tyre. Kontratat e reklamave dhe angazhimet e tjera profesionale do të ishin e vetmja gjë që do të…

Read More

Shkolla 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flaket ditën e sotme. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor ka qenë e mbyllur, por ka pasur vetëm dëme materiale. Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Ndërkohë vetëm një bankë është djegur të cilën policia e ka nxjerrë…

Read More

Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet drogë në makinë. I riu shqiptar duhet të japë llogari dhe për faktin se drejtonte makinën pa patentë. Kontrolli erdhi pasi disa qytetarë raportuan për një makinë që kishte dalë nga rruga në Fidenza dhe ishte përplasur me një shtyllë. I riu, që shoqërohej nga një tjetër person, braktisi mjetin në të cilin policia gjeti kokainë. Ata u gjurmuan në stacionin e Fidenzës për t’u larguar me tren. Fakti se brenda automjetit kishte drogë, bëri që policët të thellonin hetimin dhe të kontrollonin një dhomë hoteli, çelësin e…

Read More

Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha për ATSH-në se gjatë vitit 2022 Berati ka shënuar një fluks të lartë turistësh, ku në janar-dhjetor u vizitua nga rreth 400 mijë vizitorë. Sipas tij, 80% e turistëve janë të huaj. “Ky është numri më i lartë i vizitorëve në të gjithë historinë e qytetit tonë. Vitet e fundit turistët po kalojnë më shumë kohë në qytet. Më herët turistët kryenin vizita ditore, ndërsa tani ata qëndrojnë të paktën 1-2 netë në qytet dhe kanë…

Read More