Author: tirana

Një mik i Cristiano Ronaldos ka marrë një pagesë të madhe për transferimin e portugezit te Al Nasr. Futbollisti 37-vjeçar iu bashkua klubit nga Arabia Saudite në një transfertë të lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Transferimi nuk u trajtua nga agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, por nga menaxheri dhe miku personal i Cristianos, Ricardo Regufe.Për transferimin Regufe mori një komision prej rreth 30 milionë euro, sipas Marca.

Read More

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të martën se po zhvillon “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete që ende po bllokojnë rrugët atje. Për 20 ditë me rradhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që qojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Read More

Kryeministri, njeherazi kreu i PS-së, Edi Rama ka lajmëruar mbledhjet me anëtarët e kabinetit, por edhe me drejtuesit politik të qarqeve. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se mbledhjet do të zhvillohen dy ditë radhazi, ekzaktësisht në datat 4 janar me kabinetin dhe 5 janar me drejtuesit PS-së në qarqe. Mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar një analizë të situatës në terren me elektoratin e qytetarët.

Read More

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Athinë-Selanik. Gjashtë kamionë dhe rreth 10 automjete janë përplasur, si pasojë e mjegullës së dendur që kishte në autostradë. Për pasojë është bllokuar autostrada që lidh Athinën me Selanikun në vendin e quajtur Avlona, 50 km në veri të Athinës. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për të lënduar apo viktima. Si ndodhi aksidenti Një kamion kishte ndaluar në autostradë rreth orës 09:00. Por dendësia e mjegullës dhe mungesa e fushëpamjes bënë që drejtuesit e mjeteve të mos vërenin se kamioni kishte ndaluar në autostradë, duke u përplasur në…

Read More

Mediat greke i kanë kushtuar një vëmendje të madhe lajmit që shokoi vendin fqinj në ditën e parë të Vitit të Ri, ku një 29-vjeçare hodhi foshnjën e saj në lumë, pranë një dige të Aliakmonas. Vogëlushja u varros pak pas orës 15:30 të së hënës, me të pranishëm nënën 29-vjeçare, gjyshin e foshnjës dhe dy të afërm të tjerë. Babai ka munguar, pasi siç tha ai nuk është njoftuar nga familja, por nga një person në varreza. Në prononcimet e tij për “Star”, babai, i cili mbante një lidhje me gruan dhe nuk e kishte njohur fëmijën, tha se…

Read More

Ditët e para të çdo viti të ri na bëjnë të shpresojmë për një të ardhme më të mirë. Por si mund të arrijmë sukseset duke ndjekur pesë hapa kyçe!? Çdo fillim, si ai i vitit të ri është një kapitull që mbyllet dhe një i ri që fillon të shkruhet, duke hapur hapësirën për mundësi të reja dhe fillime të reja. Edhe pse është mirë të ëndërrojmë për diçka më të mirë, pritshmëritë e larta mund të na çojnë në më shumë ankth dhe vetëdyshim, nën hijen e frikës se nuk do të kemi sukses. Në fakt, një objektiv…

Read More

‘Ethet’ e eliminimit duket se kanë përfshirë banorët brenda shtëpisë së Big Brother Albania. Nuk kanë munguar edhe batutat nga Luiz Ejlli i cili është shprehur: A thua ikin laraskat nesër. Ndërsa Genti tha: Genti: “Do ta them sinqerisht, nëse ikin ato të dyja gëzohem”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

31-vjeçari Visart Cengu mbeti i vrarë dhe 27-vjeçari Rufgen Shehu u plagos pas të shtënave me armë drejt makinës së tyre, ndërsa po largoheshin me automjetin që drejtohej nga Arben Basha. Ngjarja ndodhi në dalje të Prizrenit pas një konflikti që nisi në një lokal nate. ‘BalkanËeb’ mëson se në drejtimit të makinës së personave nga Kukësi ka qëlluar pronari i lokalit të “Cobra City” në Prizren, shqiptari nga Kosova Dibran Hoxhaj. Ndërkohë bëhet me dije se të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pasur armë me vete, dhe janë qëlluar me armë ndërsa kanë qenë duke u larguar. Policia ka…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zekensky, deklaron se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur të sulmeve me dronë në një përpjekje për të demoralizuar Ukrainën. Volodymyr Zelensky bën me dije se ka marrë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Moska do të nisë sulme të reja duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani. Deklarata e Zelenskyt vjen menjëherë pasi Ukraina kreu një sulm, ku si pasojë vrau qindra ushtarë rusë në rajonin e Donbas. Nga ana e saj Rusia tha se sulmi ukrainas vrau 63 nga trupat e saj ushtarakë, shkruan BBC. “Ne duhet të sigurojmë dhe do të bëjmë…

Read More

Një i vrarë e një i plagosur kanë mbetur pas një sherri të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin. Dy personat nga Kukësi Visart Cengu 31 vjec dhe Rufgen Shehu 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës, Dibran Hoxhaj. Por teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale Arben Basha, 31-vjeçari Cengu ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa fotografi nga punimet që po bëhen në Lungomaren e re të Durrësit. Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt madhor do t’i japë një rëndësi më të madhe qytetit turistik. “MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kreu i qeverisë.Lungomarja e re e Durrësit është një…

Read More