Author: tirana

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne pranë godinës së Ambasadës së SHBA-së në kryeqytet. Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik në mjet. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Read More

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë njoftoi se kineasti ukrainas Viktor Onysko është vrarë në vijën e frontit. “Kaq shumë ukrainas të guximshëm dhe të talentuar po sakrifikojnë jetën e tyre në këtë luftë kundër hordhive të errësirës për të mbrojtur atdheun e tyre”, tha Ministria e Mbrojtjes në Twitter. Regjisori ukrainas ka punuar në seritë televizive “Kafe me kardamom”, “Sashka”, “Mirupafshim, djem”, “Fluturat”, “Jeta personale e hetuesit Saveliev”. Ai gjithashtu mori pjesë në krijimin shumë filmave

Read More

Nga 1 shtatori 2021, punonjësit e shëndetësisë në spitalet publike në Greqi nisën të pezulloheshin nga puna nëse nuk do të vaksinoheshin kundër koronavirusit gjatë periudhës së pandemisë. Për muaj të tërë kanë pasuar protesta të gati 7000 mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të administratës në këto spitale të cilët nuk pranonin të vaksinoheshin. Por prej ditës së dytë të vitit të ri 2023, një vit elektoral për vendin që ndodhet vetëm disa muaj larg zgjedhjeve parlamentare, një vendim i Këshillit të Shtetit , Gjykata më e Lartë Administrative, rikthen në punë gati 2000 punonjës të pavaksinuar të kujdesit shëndetësor publik,…

Read More

Mungesa e cigareve ka trazuar gjendjen e disa prej banorëve në shtëpinë e Big Brother Albania. Dea dhe Efi kanë debatuar me njëra –tjetrën lidhur me mungesën e cigareve. Ndërkohë Kejvina Kthjella ka shpërthyer në lot, ndërsa Olta është parë krah saj duke u munduar ta qetësojë. Por nuk ia ka dalë dot.  Menjëherë ka nisur që të bërtasë duke u ankuar se ishin kthyer në persona për të qeshur para të gjithë teleshikuesave. “Tallen njerëzit tani me ne. Të na shohin dhe të qeshin me ne. Ç’është kjo? A do hamë bukë, a do pimë ujë? Ku jam këtu?…

Read More

Edhe në këto ditë të para të Janarit, puna për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit po vijon intensivisht. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “5 Maji”, që përfshin edhe asfaltimin dhe rrjetin e kanalizimeve. Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut deklaroi se ky investim është vazhdimësi e projekteve të shumta që po zbatohen në Elbasan. “Ajo çfarë po shikojmë këtu është vazhdim i punëve të mira të nisura nga Bashkia e Elbasanit në të gjithë periferitë…

Read More

Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se raporti i kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 ishte 33.86%, në rënie nga niveli prej 35.52% i vitit 2020. Megjithëse kreditimi për ekonominë u rrit me ritme dyshifrore, raporti pësoi rënie për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë reale nga efektet e pandemisë. Krahasuar me vitin 2019, kreditimi i ekonomisë shqiptare në terma realë paraqitet në rritje me rritje, me 1.59 pikë përqindje. Sidoqoftë, Shqipëria ngelet…

Read More

Brazili dhe gjithë dashamirësit e futbollit në mbarë botën i dhanë lamtumirën legjendës Pele. Në orën 10 të mëngjesit të së hënës nisën homazhet në Santos, në stadiumin “Vila Belmiro”,  ne nderim te “Mbretit”, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare. Arkivoli me trupin e pajetë u vendos në stadiumin e “Vila Belmiro” që i përket klubit, për të cilin Pele luajti për shumë vite e ku nisi rrugëtimin drejt famës. Mijëra tifozë të skuadrës, por jo vetëm u mblodhën pranë stadiumit për të nderuar për herë të fundit Pele.

Read More

Mediat spanjolle shkruajnë se prej muajit gusht ndodhet në burg një person i “rrezikshëm”, Fatbardh Dervishi, i cili u arrestua nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge e grup kriminal. Ai ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false. Dervishi kishte një grup, të kryesuar nga ai vetë, dhe shkonin të maskuar me veshje policie dhe grabisnin shtëpi që shërbenin si magazina droge. Ai gjithashtu është akuzuar se më 3 janar 2021 ka plagosur me armë një 23-vjeçare në autostradën Tiranë-Durrës, e identifikuar E. Koroveshi.…

Read More

Ndërsa ishte duke folur me Luiz Ejllin në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari për një moment i ka kërkuar Kiarës t’i afrohet duke e puthur në buzë. “Kështu bëhet”, i ka thënë ajo Luiz Ejllit, ndërsa banorët nuk e pritën diçka të tillë. Olta: “Erdhe me e puth tani me gojën me vezë?” Luizi: “Jo doja të shihja diçka tjetër. Ik ma puth 1 sekondë, më trego se si”. https://www.instagram.com/reel/Cm6jn-9hB16/?igshid=MWI4MTIyMDE= Luizi e kaloi me të qeshur, teksa Olta i tha se ashtu duhet puthur.

Read More

Dubai ka hequr taksën prej 30 për qind për alkool dhe nuk po faturon më licencat e alkoolit, të cilat kërkoheshin për këdo që kërkonte të pinte alkool. Ky ndryshim ligjor është ndoshta rezultat i përpjekjes së qeverisë për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt, pra për të nxitur turizmin. Dy kompani që shpërndajnë alkool në Dubai pretendojnë se heqja e taksës do të ndikojë edhe në çmimet për konsumatorët.

Read More

Franca kërkon që udhëtarët nga Kina të japin një rezultat negativ të testit për coronavirus, më pak se 48 orë para nisjes.Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë marrë një thirrje nga Franca që të fillojnë testimin e pasagjerëve që vijnë nga Kina për COVID-19, në mes të një shpërthimi që ka përfshirë kombin aziatik. Deri më tani të vetmet vende të BE-së që kërkojnë testim janë Franca, Italia dhe Spanja – plus Mbretëria e Bashkuar jashtë bllokut – me zyrtarët evropianë që nuk arritën të bien dakord për një qëndrim të përbashkët në një takim në Bruksel para Krishtlindjeve.

Read More

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej shtatorit 2022, me akuzën për dhunë në familje. Mediat italiane bëjnë me dije 36-vjeçari është gjetur brenda një godine banimi. Ai ishte arrestuar për keqtrajtim të partneres dhe tre vajzave të mitura, më e vogla vetëm 2 vjeçe, nga të njëjtit karabinierë të repartit të territorit në mars 2022. Policia ka arritur të bllokojnë burrin pasi kanë hyrë në banesën ku kishte gjetur strehim. Ai tani është në burg në Santa Maria Capua Vetere.

Read More