Pasi kanë kaluar festat në atdhe, emigrantët kanë lënë vendin e tyre, e kjo ka sjellë një fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar. Përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, ndërsa 1343 kanë hyrë në Shqipëri Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në ditën e parë të vitit kanë hyrë 1492 persona dhe kanë dalë 1904. Fluks lëvizjeje ka pasur edhe në Kakavijë, ku për të shmangur radhët e gjata pala shqiptare po punon me 5 sportele.
Author: tirana
Shumë njerëz janë mbledhur në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-Papa Benediktit XVI. Ndërsa zbardhi agimi mbi Vatikan, një radhë po krijohej tashmë në buzë të sheshit të Shën Pjetrit. Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes – hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij. Në ballë ishte At Alfredo Elnar, 30 vjeç, nga Filipinet. Ai tha se kishte studiuar dhe admiruar shkrimet teologjike të ish-Papës dhe foli për një zbrazëti që nga vdekja e tij, shkruan BBC. Pak më mbrapa, motra Marianna Patricevic, një murgeshë nga Kroacia, foli se…
Dhjetëra mijëra njerëz pritet t’i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI kur trupi i tij të ekspozohet në Vatikan. Ai vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pozita për shkak të shëndetit të lig. Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes, hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij, shkruan BBC. Vatikani thotë se shërbimi do të jetë i thjeshtë, solemn dhe i matur. Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur problemet shëndetësore.…
Pas tre ditë kërkimesh, është gjetur e pajetë e moshuara nga Pusteci, e cila rezultonte e zhdukur që prej 31 dhjetorit. Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, dyshohet të jetë trupi i të moshuarës. Në vendin e ngjarjes po shkojnë ekspertët të cilët pritet të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes së trupit, viktima do t’i nënshtrohet autopsisë.
Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti ajror në Australi, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër. Aksidenti tragjik ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut turistik Sea World në rajonin e Gold Coast. Sipas policisë, në momentin fatal të përplasjes njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej. Siç njoftojnë autoritetet vendase, viktimat dhe të plagosurit ndodheshin të gjithë në të njëjtin helikopter. Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.
Java e parë e janarit ka nisur nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që orët e para të së hënë të sjellin dominim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira edhe në ultësirën perëndimore. Megjithatë nuk pritet të kemi reshje, edhe pse në zonat malore do të kemi shtim të vranësirave. Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të mbeten të larta në fillim të janarit duke bërë që temperaturat minimale të luhaten në vlerat dy deri në tre gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale…
Ka marrë fund arratia për 43-vjeçarin nga Berati, i cili ishte në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo malazeze për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike. Uniformat blu bëjnë me dije se Pajtim Shyti rezulton 3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Ai duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri dhe gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze. Shyti gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim,…
Mati është njohur për historitë e lavdishme të luftërave të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe faktit se atje pati lindur gjithashtu i ati, Gjon Kastrioti, i cili në fund-vitet 1300 e kishte kthyer këtë krahinë në një zonë tejet të zhvilluar kryesisht për tregtinë. Përveç kësaj, disa shekuj më vonë në Mat lindi Ahmet Zogu, i cili në vitet 1928-1939 mbretëroi Shqipërinë. Gjetje arkeologjike të vitit 2015 tregojnë se zona e Matit ka qenë e banuar që në kohën e paleolitit, ndërsa në disa tuma ilire – të shumë shekujve më pas – janë gjetur stoli karakteristike të grave ilire. Një…
Real Madrid ka filluar të planifikojë një fushatë transferimi për të ardhmen. Sipas AS, verën e ardhshme klubi “mbretëror” synon të futë në radhët e tyre mesfushorin e Anglisë dhe Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Përveç kësaj, gjigantët spanjollë kanë vendosur dy objektiva transferimi për vitin 2024. Në verë, Madridi planifikon të nënshkruajë me mbrojtësin e Bayern Munich, Alphonso Davies dhe qendërsulmuesin Erling Haaland (Manchester City), i cili konsiderohet si zëvendësues i Karim Benzema. Pas 15 javësh të kampionatit të Spanjës, Reali zë vendin e dytë në renditje.
Dëshmia e rrallë e pianistes së njohur, Bebi Kristidhi: “Nuk e harroj një grua ruse, prima balerinë, kur ajo kërcente, ndërpriteshin bisedat, heshtje absolute në sallë, pasi të pranishmit e kishin vëmendjen tek ajo…”! Nga Uvil Zajmi Ai nuk ka qenë një klub si të tjerët. Intelektualët e kohës e kishin pikë qëndrimin e tyre. Aty rriheshin idetë për artin dhe kulturën e shumëkush, kur kalonte atypari, do të kishte dashur të ishte pjesë e atij ambienti ose të mësonte se ç’thuhej në ato tavolina. Por edhe një tjetër arsye e bënte të famshëm atë klub: Mbrëmja e Vitit të…
Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut u mbyll sot, e hënë 2 janar, pas sulmeve ajrore izraelite. Si pasojë e sulmit u vranë katër persona, mes tyre dy ushtarë sirianë. Kjo është hera e dytë në më pak se shtatë muaj që aeroporti i Damaskut, shtëpia e milicive të mbështetur nga Irani dhe luftëtarëve të grupit militant shiit të Libanit Hezbollah , mbyllet nga sulmet ajrore izraelite. “Katër militantë, duke përfshirë dy ushtarë sirianë, u vranë në granatimet izraelite,” tha për AFP Rami Abdul Rahman, drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani. Ai nuk ishte në…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se shumë presione ndaj sistemit gjyqësor në vend. Metani u shpreh se ka presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës, duke përmendur atë të publikut, që pret drejtësi nga institucionet. Por sipas tij, nuk mungojnë as presionet edhe nga politika, teksa shtoi se nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci. “Sistemi gjyqësor padyshim që ka shumë presione, ka shumë presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës. Ka presion publik, që do të…