Author: tirana

Suedia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Para pak ditësh kryeministri suedez, Ulf Kristersson prezantoi prioritetet e Stokholmit për presidencën e Këshillit të BE para parlamentit. Kristersson thotë se lufta në Ukrainë do të ketë efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Europian. Disa nga prioritetet e Stokholmit për presidencën e radhës të Bashkimit Europian janë përqendrimi në sigurinë, konkurrencën, vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit. Çështje të tjera si mbrojtja e klimës, politika e emigracionit dhe gjithashtu zgjerimi i BE duke përfshirë vdenet e Ballkanit Perëndimor sipas mediave të huaja do të kalojnë…

Read More

Qeveria angleze pritet të shtoj numrin e avionëve për të dëbuar shqiptarët e mbërritur ilegalisht. Sipas gazetës Sunday Telegraph, kryeministri Rishi Sunak planifikon të prezantojë deri në fillim të shkurtit një ligj të ri përmes të cilit synohet dëbimi I shpejtë i emigrantëve që kanë mbërritur apo do të mbërrin me gomone. Sunday Telegraph duke cituar burime nga kryeministria 10 Downing street, thotë se kjo çështje është prioritare, sikurse përshpejtimi shqyrtimit të aplikimeve për azil, të cilat kanë shkaktuar kaos në sistemin e emigracionit. Sipas marrëveshjes së re me Shqipërinë, Britania e Madhe theksohet në artikull, mund të kthejë emigrantët…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se bonusi i bebeve do të jepet gjatë vitit të ri njësoj siç u dha për 42.060 fëmijë gjatë vitit 2022. Në postimin e bërë në facebook, ku ka publikuar fotot nga bebeta e para të ardhura në jetë për këtë vit, Rama shkruan se program do të vazhdojë të jetë i njëjtë ndërsa zbulon se bonusi i bebeve është dhënë për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në hyrje të vitit të ri. “Gëzuar! Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë…

Read More

Një automjet është shkrumbua totalisht nga flakët në qytetin e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte e parkuar. Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Read More

Një zjarr i madh ka rënë në Tregun Industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të flakëve janë djegur pesë dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe të portit, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi shkakun e zjarrit.

Read More

Viti 2023 ka nisur dhe kartonlinat familjare kanë mbusur rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe të VIP-ave. Por më e çuitshmja ka qenë e Flor Mumajesit. Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Libreta Spahiu. Për neë kohë të gjatë është përfolur për një lidhje mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Por çfarë e bën të çuditshëm postimin e Flor Mumajesit në Instagram është kënga me të cilën shoqëron foton, teskti i të cilës thotë: “Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të…

Read More

Ledjan Imeraj është 17-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në Pasian di Prato, në qendrën e pritjes për të huajt minorenë. Mediat italiane shruajne se ngjarja ndodhi në ambientet e pritjes për të miturit në Via Campoformido në Pasian di Prato, që menaxhohet nga Aedis Onlus. Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të djegshme. Në strukturë kishte edhe një bombol GLN-je, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë. Hetimet po kryhen nga karabinierët e Compagnia di Udine, të cilët kanë mbledhur tashmë dëshmitë.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “Klanifornia” që në prag të ndërrimit të viteve zhvillon një spektakël të vërtetë dhe sjell për shqiptarët humor dhe muzikë të mirë. Berisha ishte i ftuari special i Gilbert Fevziut dhe ky i fundit nuk i la pas pyetjet pikante. Një ndër to ishte edhe se kur ka puthur për herë të parë kryedemokrati. Gilbert Fevziu: Doktor, kjo është një pyetje shumë personale. Kur ke puthur për herë të parë? Sa vjeç ke qenë? Sali Berisha: Dashke shumë nga jeta. Gilbert Fevziu: Fakti që refuzoni të përgjigjeni na tregon që zonja Berisha…

Read More

Argita apo Shkëlzenin, cilin nga fëmijët do më shumë Sali Berisha? Kësaj pyetje iu mundua t’i marrë përgjigje Gilbert Fevziu për “Opinion” në “Klanifornia”. Por përgjigja e Berishës ishte tjetër. Ai u shpreh se do më shumë bashkëshorten e tij, Liri Berishën. Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin? Sali Berisha: Lilin! Gilbert Fevziu: Lilin? Sali Berisha: Lilin dua më shumë. Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët. Sali Berisha: Lilin!

Read More

Mos lani rroba ose enët në ditën e Vitit të Ri, pasi do të lani për të vdekurit në vitin e ri.Normalisht të gjithë ne ditën e parë të vitit kemi shumë punë për të bërë në shtëpi por mirë do të ishte t’i shtynit ato të paktën me një ditë. Mos nxirrni asgjë nga shtëpia ditën e Vitit të Ri.Absolutisht asgjë nuk duhet të merret jashtë shtëpisë. Nëse keni diçka që duhet të dorëzohet, vazhdoni dhe lëreni jashtë një natë më parë. Hiqni mbeturinat e natës së Vitit të Ri para mesnatës, në mënyrë që të mos kapeni me…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri. Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read More