Artisti i njohur Elton Deda ka rrëfyer vitet e vështira të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha gjatë një emisioni në RTSH se në vitet e para nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të mbajtur familjen. Më pas ai zbuloi se bëri një shkollë për IT, dhe zuri një vend pune në këtë fushë ku punoi për katër vite, i shkëputur totalisht nga muzika. “Kryesisht vitet e para për sa kam qenë pa letra, emigracioni është gjithmomë i dhimbshëm. Është një proces shumë I gjatë psikologjik. Vitet e…
Author: tirana
Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para. Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës? Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha…
Dashi: Është koha për të realizuar potencialet tuaja për ta bërë karrierën tuaj të suksesshme. Ndërsa Hëna është në Dash, telashet financiare duket se do të kalojnë në Vitin e Ri. Ndryshimi në stilin e jetës duhet të jetë zgjidhja juaj e vitit të ri. Diskutimi me të dashurin/en ose bashkëshortin/en do të përmirësojë moralin tuaj. Mbrëmjen më të mirë do ta kaloni me bashkëshortin. Shmangni punën e tepërt pasi kjo do të shkaktonte stres mendor. Relaksohuni dhe eksploroni mundësi të reja. Dita do të jetë e mbushur me probleme për ju. Për shkak të mos kryerjes së ndonjë pune,…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital. “Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.
Bashkë me spektaklin e fishekzjarreve Tirana priti dhe ndërrimin e viteve. Festa nisi më herët me një koncerti festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur, si Getoar Selimi, Luana dhe Ardit Çuni. Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim. “Dashuria e çon këtët qytet përpara. Puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara, njerëzit e mirë e çojnë këtë qytet përpara. Këtë vit kemi pasur një vit fantastik si Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Nga nesër, fillon një…
Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.. Lajmin e dha ministrja Ogerta Manastirliu.
2023 ka trokitur edhe në Shqipëri dhe redaksia e ”Tirana News” uron të gjithë shqipëtarët kudo që të ndodhen, për një vit të begatë me shëndet, mirësi dhe më të mirë se 2022 për ta dhe Shqipërinë. Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në mesnatë, për të festuar ndërrimin e viteve. Temperaturat e favorshme bënë që njerëzit të ishin të shumtë në shesh dhe rrugët e kryeqytetit, për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023. Edhe në qytetet kryesore të vendit, si në Durrës, Vlorë, Shkodër e…
2023 erdhi edhe në Dubai. Një shfaqje mahnitëse në Burj Khalifa të Dubait përshëndeti ardhjen e vitit 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dubai sapo ka hyrë në vitin e ri dhe po feston me një shfaqje dramatike fishekzjarrë në rrokaqiellin më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në urimin për vitin e ri 2023, parashikon fitoren në luftën kundër Rusisë, duke thënë se ajo do të vinte me punë të palodhur dhe jo me mrekulli, si dhe me ndihmën e partnerëve të huaj. ”Sot ka vetëm një dëshirë, dhe ajo do të realizohet jo me mrekulli, por me punën tonë, luftën tonë, ndihmën e ndërsjellë dhe humanizmin. Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë”.
Edhe ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Me një foto familjare, nga banesa e tij, Basha shkruan: “Një urim nga zemra për të gjitha familjet shqiptare për një vit të ri plot shëndet, mbarësi dhe mirësi! Gëzuar 2023!”. Edhe pse i tërhequr nga debatet publike, Basha po vijon takimet me demokratët në qytete të ndryshme.
Në spektaklin më të dashur të humorit nuk mungoi as studioja më e njohur shqiptare, “Opinion”. Në moderimin e Gilbert Fevziut, lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, u rrëfye si asnjëherë më parë. E pyetjes se me cilin futbollist e karakterizon veten, Sali Berisha u përgjigj në një mënyrë të veçantë. Gilbert Fevziu: Doktor, me sikur gjithmonë. Nëse Rama është Lionel Messi, ju kush i bie të jeni? Sali Berisha: Upupu. Çfarë krahasimi është ky. Nëse ka dy gjëra të pakrahasueshme mbi tokë është Lionel Messi dhe Edi Rama, që kanë të përbashkët vetëm një gjë, mbiemrin shqiptar të…
Në natën e ndërrimit të viteve, reperi Noizy ka publikuar këngën e tij të re. Ajo që bëri më së shumti përshtypje ishte titulli. Fatos Nano, pra emri i ish-kryeministrit të Shqipërisë.