Gjysma e britanikëve duan që Princ Harry-t t’i hiqet titulli pas transmetimit të dokumentarit të diskutueshëm. Në veçanti, 44% e të anketuarve thanë se titulli duhet hequr nga i pesti në radhë për fronin e Albionit të Vjetër, ndërsa 32% mbështesin të kundërtën. Megjithatë, është për t’u habitur që edhe 44% e pjesëmarrësve në anketë janë përgjigjur se pasi kanë parë dokumentarin “Harry dhe Meghan” kanë ndjerë më shumë simpati për Princin William dhe Princeshën e re të Uellsit, Kate Middleton. Princi Harry, duke folur në trailerin që njoftonte shfaqjen e tre episodeve të para të dokumentarit më 8 dhjetor,…
Author: tirana
Çfarë e pret botën në 2023? Nostradamus një astrolog i famshëm francez, la parashikime në lidhje me këtë tokë, kjo para vdekjes së tij në 1556 pas Krishtit. Mediat e huaja kanë nxjerrë disa nga parashikimet për vitin 2023. -Dorëheqja e Papa Françeskut: Në muajt e ardhshëm të 2023, Papa Françesku do të largohet nga posti i tij. Profecia e tij tregon se vendin e tij do ta zinte një njeri shumë i errët dhe i rrezikshëm, i cili do të shkaktonte “një skandal”. Ashtu si kisha katolike nuk është mjaftuar me ato tashmë! -Shpërthimi i një bombe bërthamore dhe…
Është shënuar ngjarja e parë tragjike në natën e ndërrimit të viteve. 24-vjeçari Sokol Tasha ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ”Fiat punto”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën
Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023. Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidnit, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre. Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve. Megjithatë, kufizimet janë hequr këtë vit pasi Australia, si shumë vende në mbarë botën, rihapi kufijtë dhe hoqi kufizimet e distancimit social. Shumica e vendeve kanë hequr kufizimet për…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen e Arun dhe Arta Avdiut, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite në familjen Avdiu se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet. “Gëzuar, një vit të mbarë! Shtëpia ka dalë mrekulli, kur mendoj se ka qenë këtu një baltovinë. Pashë kur po vinim shkallëve, ishin këpucët gjithandej dhe kuptova…
Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare më 19 korrik të 2022 tregoi vetëm fillimin e një rruge të gjatë që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane. Ulja në tryezë me përfaqësuesit e unionit në Bruksel kishte vetëm simbolike politike. Procesi “Screening” organizohet në dy faza. Në takimet Shpjeguese, Komisioni Evropian shpjegon përafrimin e legjislacionit të BE-së për Shqipërinë, ndërsa grupi negociator shqiptar ai që duhet të prezantojë nivelin e tij të përafrimit dhe të shprehë gatishmërinë për përafrimin e tij tërësisht në të ardhmen. Shqipëria ndodhet në këtë fazë ku grupi teknik vijon takimet…
E radhës është India që ka mirëpritur vitin 2023. Festimet janë zhvilliar edhe në Islamabad, Lahore dhe Karaçi ndërsa viti 2023 mbërrin në Pakistan.
Në 12 muajt e vitit, në të gjithë vendin kanë ndodhur 1190 aksidente që shkaktuan 161 viktima. Me ulje, fatmirësisht ka qenë edhe numri i personave që ndërruan jetë në këto ngjarje rrugore. Humbën jetën 36 persona më pak, krahasuar me vitin e shkuar. Në qershor, aksidenti i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të Beratit, i mori jetën drejtueses së makinë tip “Wolksvagen” Klaudia Xhaferraj dhe djalit të saj 6 vjeç. E reja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe makina përfundoi në lumin e Osumit. Ndërsa në fund të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet optimiste për të ardhmen e vendit, përmes mesazhit drejtuar qytetarëve. “Pavarësisht sfidave që na kanë përcjellë ndër dekada ne kemi dëshmuar se jemi një popull shpresëplotë e i përkushtuar për ditë më të mira e një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Osmani. Osmani i fton qytetarët e Kosovës të reflektojnë për sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe vendi, sfida të cilat duhet të kapërcehen kolektivisht. Për të kemi një të ardhme premtuese e ditë më të mira, sepse qëndresa dhe vizioni i qytetarëve është testuar e dëshmuar sfidë pas sfide. ”Edhe…
Më poshtë gjendet lista e personaliteteve që vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2022. 17 janar Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan 15 mars Presidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borell 16 maj Ish-kryediplomati amerikan, Mike Pompeo 20 maj Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel 7 qershor Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca 23 qershor Ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së, Mike Pence 14 korrik Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi 5 shtator Këngëtarja e njohur, Rita Ora 7 shtator Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella 29 shtator Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino 20 tetor Aktori i njohur, Jim Belushi 15 nëntor Presidenti i Azerbajxhanit,…
Panik në natën e mbërrimit të viteve. Dy makina janë dëmtuar si pasojë e një shpërhtimi në Lushnjë, njoftoi policia lokale. Sipas autoriteteve, rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në 2022 u përçanë dhe secila palë sulmon njëra-tjetrën. Në vitin e ri 2023 partia më e madhe e opozitës ka përpara disa sfida. Beteja parlamentare, zgjedhjet lokale të 14 majit, por edhe çështja e vulës dhe e statutit se kujt do t’i përkasë Partia Demokratike, janë disa nga çështjet që pritet të mbizotërojnë aktivitetin opozitar gjatë vitit të ri. 14 maji pritet që për herë të parë në pothuajse të gjitha bashkitë të shohim dy kandidatë nga Partia Demokratike të garojnë përballë atyre të PS-së. Edhe pse gjatë nëntorit pati tentative për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët,…