Author: tirana

Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur personazhin e vitit vazhdoi edhe për 2022, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen e internetit të top-channel.tv. Si propozimi më i shpeshtë nga ju, emigrantët po ashtu morën edhe numrin më të madh të votave… Në garë me emra të njohur nga kultura, sporti, drejtësia, humanizmi që kanë lënë shenjë për vitin 2022, mijëra shqiptarë zgjodhën emigrantët. Ata ishin kryefjala e gjithë debateve social-politike. Ikja masive e të rinjve plot sakrifica, mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër…

Read More

Edhe pse anulloi konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama uron shqiptarët me recitimin e një pasazhi nga bibla hebraike, si dhe duke kërkuar falje për daljet e shpeshta në publik. Po ashtu Rama shprehet se inflacioni i luftës dhe rritja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë këtë që po lëmë pas për Shqipërinë dhe mbarë Europën. Veç vështirësive Rama ka përmendur edhe momentet e mira për shtetin shqiptar, siç ishte Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian apo çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Nuk kam një mesazh…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023. “Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar! Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato! Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare”.

Read More

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar shqiptarëve me rastin e ndërrimit të vitit. Nëurimin e gjatë të kreut të Shtetit, ndër të tjera ka edhe një thirrje për politikën shqiptare, duke e ftuar në bashkëpunim dhe për një reflektim të thellë. “Viti që po vjen do të jetë një vit zgjedhor, ndaj të gjithë aktorët dhe institucionet, duhet të garantojnë një proces zgjedhor të qetë e brenda të gjitha standardeve më të larta demokratike. Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e mërive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjalëve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t’i mbeten së shkuarës. Është koha…

Read More

Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio vijon dhe si çdo vit vjen me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. Njëra prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm. Si fillim me kë do të bëjë gëzuar Ronela sonte në mbrëmje? “Sigurisht me mamin dhe me të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër, më kanë suportuar në momente të vështira, më kanë bërë të qesh”. Ronela ka edhe…

Read More

Urimin për shqiptarët për Vitin e Ri 2023, Presidenti Bajram Begaj e shoqëron edhe me thirrje për politikën. Begaj shpreson për një vit sa më të mbarë, e ku kryefjalë të jetë dashuria dhe jo lufta me njëri-tjetrin. Kreu i shtetit nuk i ka kursyer mesazhet politike për luftën në Ukrainë, tensionet në veri të Kosovës, ku thekson se Shqipëria është krah saj, si edhe zgjedhjet vendore të 2023. ”Lufta jonë nuk është me njëri-tjetrin, por me varfërinë, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurinë për një të ardhme më të mirë, të ndërtuar në trojet tona, për t’i thënë ndal…

Read More

Një urim për Vitin e Ri nga ardhur edhe nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë. Jeffrey Hovenier sot ka uruar festën e vitit të ri. Ai ka uruar që viti 2023 të sjellë paqe e zgjidhje, që u shërbejnë nevojave të qytetarëve në Kosovë. “Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka shkruar ai në Twitter.

Read More

2022 është viti i ngjarjeve të forta që tronditën si kurrë më parë jetën politike e jo vetëm në Shqipëri. Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj i njohur si ”mbreti i bixhozit”, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dëshmia e te penduarit Nuredin Dumani dhe inceneratorët janë padyshim katër nga ngjarjet me te përfolura dhe që tërhoqën vëmendjen e opinionit publik dhe që tronditën politikën e botën e krimit të organizuar. Muajt e fundit Tirana ziente edhe nga hakerimi i sistemit Tims që solli shumë amulli në punën e policisë dhe rrjedhja e të dhënave personale shqetësoi qytetarët. Qeveria…

Read More

Ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa, po ndërton një rezidencë me vlerë disa miliona dollarë në jug të Shqipërisë sipas medias britanike Page Six. Sipas burimit të tyre vila e këngëtares do ndërtohet në qytetin e Sarandës dhe do të ketë një pamje madhështore nga deti Jon. Në vitin 2016, Lipa dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Read More

Mbreti Charles III i kaloi Krishtlindjet në Sandringham, ndërkohë që në ditën e parë të vitit 2023, do të udhëtojë me bashkëshorten e tij Camilla, në Skoci. Kjo është nata e parë të Vitit të Ri të familjes mbretërore angleze pa mbretëreshën Elizabeth. Atje do të jenë vetëm dhe do të mbretërojnë si në përrallën që kanë ëndërruar gjithmonë: Mbreti, bashkëshortja mbretëreshë dhe një shishe e mirë verë angleze, e shtrenjtë Nyetimber. Sipas parashikimeve të ekspertes së Shtëpisë Mbretërore, Jennie Bond, do të jetë një ditë plot nostalgji, e shoqëruar me një dozë trishtimi.

Read More

2023 ka trokitur edhe në Hong Kong. Një spektakël fishekzjarrësh ka pushtuar qiellin në vendin e katërt në radhë që priti 2023-shin. Ngjyrat e para u panë në Zelandën e Re. Më pas Australia festoi hyrjen e vitit të ri dhe në radhë ishte Japonia.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri dhe u zotua se viti 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik, viti i shpëtimit të Shqipërisë. “Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sot. Në prag të Vitit të Ri, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2023, kudo që festoni sot, në vatrat tuaja familjare, në lokale, klube, udhëtime, spitale, institucionet e vuajtjes së dënimit. Gëzime dhe të mira të keni gjithmonë. Sot ne festojmë, japim dashuri për njëri-tjetrin, mirënjohje, respekt, admirim, por në mënyrë të…

Read More