Author: tirana

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë. Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje ofenduese dhe nxiti dhunë ndëretnike duke bërë thirrje për “vrasjen e shqiptarëve”. Më 6 shtator, 20-vjeçari nga Beogradi u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Gjykata e Apelit në Prishtinë ia uli dënimin me dy muaj. Vuçiç nuk dënoi gjuhën e përdorur nga serbi kundër shqiptarëve, përkundrazi e shpërbleu me…

Read More

Efektivët e Policisë Rrugore gjatë momenteve te ndërrimit të viteve do të kenë në fokus reduktimin e trafikut si dhe minimizimin e aksidenteve rrugore. Tashmë është hartuar një plani i posaçëm për natën e ndërrimit të viteve, ku shërbimet do të jenë të ndara në terren, kryesisht për përdoruesit e alkoolit në timon. “Kemi planifikuar që shërbimet të jenë të ndara në shërbime të ndryshme dhe me plane konkrete. Do të ketë shërbime në patrullim për parandalimin e ngjarjeve rrugore. Do të ketë shërbime që kanë të bëjnë me menaxhimin e trafikut në afërsi të qëndres së Tiranës si dhe…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi V. K.,…

Read More

Dita e sotme ka sjellë trafik të rënduar në ditën e fundit të vitit në rrugët e qytetit të Vlorës. Automjetet e shumta mbushin rrugët, ndërsa lëvizja e tyre krahasohet me trafikun në sezonin veror. E pamundur të qarkullosh me makinë në çdo segment rrugor të Vlorës, ku kritike nga trafiku situata në rrugët Transballkanike Bulevardin Ismail Qemali si dhe në Lungomare.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Spitalin e Traumës në këtë ditë të ndërrimit të viteve, për gatishmërinë e përforcuar të ekipeve mjekësore. Mirëpo, ajo është përballur me një surprizë të kthyer në traditë tani, pasi bluzat e bardha e kanë befasuar me një buqetë me lule. Kjo pasi Manastirliu feston sot ditëlindjen e saj. “Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë. Është gjithmonë një surprizë e bukur. Unë për të thënë të vërtetën e kam për kënaqësi që më uroni për ditëlindje dhe sinqerisht urimet më të mira që ju më jeni, t’jua jap mbrapsht për të thënë që do…

Read More

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2023. Zelanda e Re është e para që priti Vitin e Ri ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve. Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2023 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nuk do të mbajë konferencën e fundvitit. Rama thotë se nuk pa të udhës të bëjë një konferencë shtypi si çdo fundvit, “po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë”. Postimi i Ramës: Sot nuk e pashë të udhës…

Read More

Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Ndryshe nga shumë vende të tjera Europiane që festojnë Krishtlindjet, për Shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja. Në fakt tradita që kemi sot më shumë është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë 50-60 viteve të fundit, pra kryesisht gjatë periudhës së socializmit. Le të kujtojmë ca detaje të cilat i mbajmë mend dhe ne qe kemi qënë fëmijë në ato kohë. Dita e Vitit të Ri, dikur… Gjatë regjimit komunist, Dita e Krishtlindjeve nuk kishte asnjë kuptim, pasi regjimi diktatorial i Enver Hoxhës krijoi…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj,  Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.

Read More

Ish-papa Benedikti XVI, i cili u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në rreth 600 vjet, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Papa Françesku, i cili e zëvendësoi atë si kreu i Kishës Katolike, u kishte kërkuar besimtarëve të luteshin për të Shëndeti i Papës Emeritus, siç u quajt Benedikti pasi dha dorëheqjen, kishte pësuar një përkeqësim në orët e fundit për shkak të moshës së tij.

Read More

Ambasadorja Yuri Kim ka uruar shqiptarët me rastin e Viti të Ri. Në një mesazh të shpërndarë nga Ambasada ameriakne, Yuri Kim shprehet se në ditën e fundit të vitit 2022, “duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar”. “Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë… Gëzuar Vitin e Ri!”, shprehet ajo.

Read More

Bashkia Mat, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Civile dhe Pronave, me mbështetjen e Vizion OJF, OAZ, Worldfleks, Kurum International Sh. A si dhe Diogjeza Rrëshen, prej disa ditësh, në këtë virgjilje të Vitit të Ri, ka shpërndarë 345 pako ushqimore për familjet në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike.Përfaqësues të Shërbimit Social dhe vullnetarë realizuan shpërndarjen e pakove në terren dhe nëpër shtëpi të këtyre familjeve në nevojë.

Read More