Analizat e ujit që solli pasoja shëndetësore tek 3 personat që e konsumuan në një restorant në Shkodër nuk kanë dalë ende, por nisur nga dëmtimet e shkaktuara mjeket dyshojnë se kemi të bëjmë me një variant acidi që nuk dihet në çfarë rrethanash është futur në shishe. AKU ka sekuestruar gjithë sasinë e ujit të ambalazhuar në restorant dhe në piken e shpërndarjes në Shkodër. Top Channel ka siguruar fletën e analizave që AKU ka kryer në fabrikën kryesore ku kryet ambalazhimi i ujit përgjigjja e të cilave e nxori ujin e pijshëm dhe brenda normave. Dyshimet kryesore janë…
Author: tirana
Ditjona Bora, ish-partnerja e balerinit të “Dancing With the Stars”, Ledian Agalliaj duket se i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Elhaida Dani e cila ka mohuar që të ketë shkatërruar marrëdhënien mes tyre. Elhaida Dani në reagimin e saj në rrjete sociale ka deklaruar se nuk ka thyer asnjë kod moral, duke iu referuar këtu komenteve se ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e Ledianit dhe Ditjonës. “Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më…
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe procedurat e trajtimit të kërkesave për dokumentacion në drejtim të zyrave kadastrale. Përmes një Vendimi të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, Qeveria përcakton se kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm on-line, nëpërmjet portalit qeveritar “eAlbania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore. Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale (ALBSCAD). Trajtimi i kërkesave për shërbime kadastrale bëhet në mënyrë…
Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer drejt Turqisë. Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur. Gjykata e Elbasanit vendosi më 17 nëntor ekstradimin e Ozer. Vendimi nuk u pranua dhe u apelua në Gjykatën e Apelit në Durrës. Pasi seancat u shtynë disa herë, së…
Deputeti Agron Çela do të lërë Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Një foto e Agron Çelës me drejtuesen politike të PS në Shkodër, Elisa Spiropalin dhe Benet Becin është shpërndarë, por vetë ata nuk e kanë publikuar në rrjetet sociale. Në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.
Identifikohet autori i dyshuar i aksidentit me vdekje që ndodhi pak ditë më parë në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër të Elbasanit. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se i dyshuari i kësaj ngjarjeje rezultoi se ishte arratisur për në Itali pas aksidentit. Viktima, Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit u identifikua tri ditë pas ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin në fjalë deri këtë prag fundjave ishte ende i paidentifikuar pasi ishte larguar pa adresë nga vendngjarja.
Një makinë me targa shqiptare dhe me pesë persona brenda është ndjekur nga policia italiane. Ngjarja ka ndodhur në Terni, një qytet në Itali, ku policia pikasi një “Passat” të zi, të dyshimtë duke urdhëruar atë që të ndalonte. Sipas mediave italiane, shoferi fillimisht bëri sikur iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas ai ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe është larguar. Menjëjherë ka nisur ndjekje nga ana e policisë. I ndodhur nën presion, shoferi ka ndaluar mjetin, e ka braktisur atë dhe se bashku me personat e tjere janë larguar në këmbë me shpejtësi në…
Dy persona janë arrestuar në stacionin Montparnasse në Paris, pasi u kapën me bombola gazi dhe deklaruan se donin “të hidhnin në erë gjithçka”. Mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për një francez 51-vjeçar dhe një libian 29-vjeçar, të cilët përsëritën kërcënimin edhe pasi u arrestuan. Oficerët e policisë gjetën në çantën e tyre nëntë shishe gazi, të mbushura, por “të padëmshme” dhe nuk ishin të lidhura me asnjë sistem zjarri. Prokuroria e Parisit sqaron se bëhet fjalë për dy persona të pastrehë. Ai me origjinë franceze mund të ketë “shëndet mendor të brishtë” dhe ishte “alkoolik në kohën e…
Shumëkush prej nesh është kurioz të dijë se çfarë parashikojnë yjet për vitin 2023. Më poshtë do të zbuloni se çfarë do të ndodhë me secilën shenjë për vitin që vjen. Dashi Keni shansin më të mirë për shumë arsye edhe pse keni ndikim me Marsin, tre mujori i parë është pozitiv dhe shumë i rëndësishëm në ekonomi, gjithashtu është koha e përshtatshme në lidhje me çështje shpirtërore, në lidhje me karrierë duhet të veproni, tre vitet të fund kanë qenë të vështira, por është koha të veproni. Demi Mund të keni ndryshime punë të 10 ditëshit të parë, pas…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë një konference për mediat se: “Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”. I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç tha se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit. “Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar,…
“Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.” Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve. “Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë…
Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave është shënuar këtë të premte në aksin Koplik-Hanit Hotit. Mësohet se në aksident janë përfshirë rreth katër automjete. Nga përplasja, kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Vijon…