Gërhitja e këngëtarit Luiz Ejlli përgjatë orëve të natës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania është kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e tjerë. Vetë ai ka dhënë një ide, gjatë diskutimit mes banorëve pasditen e djeshme. Luizi është shprehur që të mos gërhasë duhet t’i sjellin dikë në shtrat. “Variant që të mos gërhas, duhet të kem se s’bën dikë në krevat”, tha Luizi që e tregon zgjidhjen për problemin e tij gjatë natës. Komenti i tij është pritur me mosbesim nga të tjerët, ndërkohë që Mikela i ka sugjeruar Luizit që të flejë me aktorin Herion…
Author: tirana
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Kretë, pak orë para fundit të vitit 2022. Sipas mediave greke, në orën 20:00 të së premtes, një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, i cili dyshohet se kishte probleme me alkoolin. Ndërsa është njoftuar ambulanca, por ishte tepër vonë. Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46- vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën doza droge.
Autoritetet në Elbasan kanë bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22 të këtij muaji. Në një njoftim zyrtar thuhet se “si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nga veprimet hetimore, policia thotë se rezultoi se 33-vjeçari, më 22 Dhjetor në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh.,…
Gjatë natës persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Ymer Peni” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Burime paraprake bëjnë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Salloni ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikëqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera cilësore dhe me sistem alarmi, të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se t’i vinin zjarrin objektit. Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen…
Rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë natës dhe për pasojë është shkrumbuar teksa ka qenë e parkuar në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti i tipit “Saab” në pronësi të shtetasit A.H, dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.
Edhe gjatë vitit 2022, shqiptarët kanë vijuar të vishen me stil, por me marka veshjesh “cheap”. Dy vjet pas pandemisë Covid-19, në Shqipëri shpenzohet më tepër për veshje të markave që ofrojnë çmime ekonomike dhe komode në stil sesa ato të luksit. Operatorët e tregtimit të veshjeve pohojnë se arsyeja kryesore janë të ardhurat e ulëta për të përballuar financiarisht veshje të shtrenjta. Në anën tjetër, ndonëse në Shqipëri prurjet ekskluzive të shumë markave luksoze, por edhe të atyre medium high mbeten të kufizuara, kërkesa nga të pasurit për veshjet firmato të tregtuara në Tiranë është rritur. Ekspertë të tregut…
Dita e fundit e vitit 2022 do të jetë me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa zonat malore do të kenë kalime vranësirash. Gjatë mesditës priten kalime vranësirash në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius deri në 17°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Në Shqipëri, një seri ngjarjesh, lanë gjurmë gjatë vitit 2022. Ndësa vendi nis zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në Bashkimin europian, situata e brendshme karakterizohet nga polemikat e forta. Partia demokratike, forca kryesore e opozitës, përjeton momente më të vështira të saj. Me të bashkohet dhe ish presidenti Ilir Meta, i cili i ka lënë vendin e kreut të Shtetit , Gjeneralit Bajram Begaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Qeveria nga ana e saj do të jetë në qendër të kritikave, veçanërisht për çështjen e inceneratorëve, për të cilën gjatë vitit do të ketë disa arrestime. Ndërkohë që një…
Një biznes në rrugën e Elbasanit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll. Tymi ka shkaktuar shqetësime tek banorët e zonës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe dëmet që janë shkaktuar, pasi flakët vijojnë.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë punonjësit e administratës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 lekë. Sipas Ramës, ky shpërblim do të jepet për të gjithë punonjësit, nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve…
Një banesë është përfshirë nga zjarri në Yzberisht. Raportohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët.Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ka rrjedhur.