Lideri rus, Vladimir Putin u tregua shumë i ashpër me vendet e Perëndimit në mesazhin e tij të Vitit të Ri. 70-vjeçari tha se në lidhje me Ukrainën mori “vendimet e nevojshme”. “2022 ishte viti i vendimeve të vështira, të nevojshme dhe i hapave përpara për të fituar sovranitetin e plotë të Federatës Ruse. Ky vit vendosi gjërat në vendin e vet, ndau heroizmin nga tradhtia. Ne po luftojmë për të mbrojtur popullin tonë në territorin tonë”, tha Putin, duke apeluar për bashkim ndaj armikut perëndimor. Rusia nuk i ka kursyer bombardimet në të gjithë territorin e Ukrainës as në…
Author: tirana
Festa në lokale, çdo vit ka sjellë probleme. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por ai i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme. Gjatë natës së ndërrimit të viteve konsumohet shumë alkool dhe Brataj ka një këshillë për të gjithë, të paktën të mos drejtojnë makinën duke shmangur aksidentet. “E mira është ta drejtojë dikush që nuk ka konsumuar alkool ose të presim deri sa të zbardhet aty ku ka festuar. Gëzuar…
Barcelona në derbin katalanas ndaj Espanyol, kaloi në avantazh që në minutën e shtatë, me anë të Marcos Alonso, por nuk arriti ta ruante këtë avantazh. Në minutën e 73-të, Joselu barazoi rezultatin me 11-metërsh, të shkaktuar po nga Marcos Alonso. 5 minuta më vonë, Jordi Alba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Barcelonën me 10 lojtarë. Numri i futbollistëve në fushë u barazua shumë shpejt, vetëm pas dy minutash, pasi edhe Vinicius Souza u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Papa Benedikti XVI u shua në rezidencën e tij në Vatikan në këtë ditë të fundit të vitit, në moshën 95-vjeçare, një dekadë pasi dha dorëheqjen nga pushteti për shkak të shëndetit të tij të dobët. Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Politikanët në vend kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje. Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj shkruan se kjo është një humbje e madje për komunitetin katolik. “Humbje e madhe…
Tensione, rrugë të bllokuara në veriun e Kosovës, këmbime akuzash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por edhe shtimi i përpjekjeve ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, përshkuan vitin 2022 në Kosovë. Nën hijen e këtyre zhvillimeve Kosova, sikurse edhe vendet tjera të kontinentit u përball edhe me pasojat e agresionit rus në Ukrainë, tkurrje të zhvillimit ekonomik dhe probleme energjetike. Muaji i fundit i vitit 2022 e gjeti Kosovën me rrugë të bllokuara për rreth tri javë më radhë në veriun e banuar me shumicë serbe. Tensionet në zonë…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Përmes një videomesazhi, numri dy i socialistsëve uron që 2023 të jetë një vit mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet. “Një tjetër vit erdhi drejt fundit. T’i japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri, duke uruar që ai të jetë sa më i begatë. Një vit ku mirëkuptimi, bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë si një çast reflektimi. Të përcjellim pozitivitet, shpresë dhe dritë edhe aty ku ky vit që…
Ish-Papa Benedikti XVI u shua këtë 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Në shkurt 2013, Benedikti XVI tronditi botën, duke u bërë papa i parë që nga viti 1415 që dha dorëheqjen nga ky rol, për arsye shëndetësore. Por, kush ishte Papa Benedikti? Benedikti XVI ishte Papa i parë gjerman që u zgjodh në krye të kishës katolike në 1000 vjet, kur ai pasoi Gjon Palin II në prill të vitit 2005. I njohur atëherë si kardinali gjerman Joseph Ratzinger, ai u bë udhëheqësi i 265-të i Kishës Katolike Romake, duke zgjedhur emrin Benedikti XVI. Emërimi i tij erdhi pasi kishte…
Cristiano Ronaldo, me firmën që hodhi dje për sauditët e Al Nassr (200 milionë euro në sezon), është bërë futbollisti më i paguar në planet. Kevin de Bruyne, Manchester City: 29 milionë dollarë (25 milionë pagë + 4 milionë sponsor) Andres Iniesta, Vissel Kobe: 30 milionë dollarë (25 milionë pagë + 5 milionë sponsor) Eden Hazard, Real Madrid: 31 milionë dollarë (27 milionë pagë + 4 milionë sponsor) Robert Lewandowski, Barcelona: 35 milionë dollarë (27 milionë pagë + 8 milionë sponsor) Erling Haaland, Manchester City: 39 milionë dollarë (35 milionë pagë + 4 milionë sponsor) Mohammed Salah, Liverpool: 53 milionë…
Rusia nuk i ka kursyer bombardimet në të gjithë territorin e Ukrainës as në ditën e fundit të vitit 2022. Sipas zyrtarëve atje, dhjetëra predha janë lëshuar në drejtim të qyteteve të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, tha se nga shpërthimet në qytet kishte të paktën një viktimë dhe disa të plagosur. Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia ndërmori një prej mësymjeve më të mëdha ajrore në Ukrainë që prej fillimit të luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia do të sulmonte përsëri, në mënyrë që Ukraina ta kalonte natën e ndërrimit të viteve në errësirë të…
Revista e famshme Rollin Stone, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove më të tmerrshme të luftës së Bosnjes, ku zbërthen se si një çetnik serb, i quajtur Srdjan Golubovic i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë burrë e grua. Tridhjetë vjet pasi një skuadër vdekjeje masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga Tigrat famëkeq të Arkanit nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime. Dhe për dekadat e fundit, njëri prej arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane. Bëhet fjalë pikërisht për DJ…
Shefi i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka kritikuar skemën që ai e konsideron problematike nga pikëpamja etike dhe beson se qeveria britanike duhet ta rimendojë dërgimin e emigrantëve në Ruandë. Türk i ka kërkuar qeverisë britanike të rishqyrtojë planet e saj për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë, duke paralajmëruar se në të kaluarën skema të ngjashme kishin çuar në keqtrajtim të emigrantëve. Ai gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si të drejtë, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë…
Armaldo dhe Arjana janë të rrezikuarit e kësaj jave për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”, sipas banorëve. Gjatë një bisede me njëri-tjetrin, Luizi shprehet se Arjana duhet të jetë më protagoniste dhe më e përfshirë. Por nga ana tjetër në finale shikon Oltën. “Olta ka një favor për finale, shkon rehat. Sepse nuk i biem ne, të jep ujë në bisht të lugës. Tea nuk e di, ende s’ka shpërthyer. Edhe Kejvinën tre”, tha këngëtari i njohur. “Ore boll, mos u tall”, i kthehet Luizit modelja seksi, Kejvina Kthella.