Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një video me aktivitetet më të rëndësishme të organizuara gjatë këtij viti nga kjo forcë politike. Krahas pamjeve me momentet më të paharruara për anëtarët e partisë, Meta shkruan se viti i ardhshëm do të sjellë ndryshimin. Postimi:2022 vit me momente të paharruara që solli Partia e Lirisë. Viti 2023 do të sjellë Ndryshimin!#PartiaLirisë#ShqipëriaUPërketTëRinjve
Author: tirana
Një grup prej 4 personash të trafikut të kokainë është shkatërruar nga autoritet greke.Mes të arrestuarve ka qenë dhe një i ri shqiptar. 33-vjeçari shqiptar kishte rol transportin dhe shpërndarjen e drogës. Sipas raportimeve, grupi kriminal ka përfituar nga shitja e kokainës një shumë prej 75 mijë eurosh.Mësohet se mes blerësve është dhe këngëtari grek Themis Adamantidis.
Reperi Theophilus London, bashkëpunëtor i Kanye West, është raportuar i zhdukur nga familja dhe miqtë e tij. Të afërmit e reperit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar për të që nga korriku. “Më 27 dhjetor, anëtarët e familjes së Theophilus London udhëtuan në Los Anxhelos për të paraqitur një raport për personat e zhdukur në LAPD. Ata tani po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e Londrës”, thuhet në deklaratë. London njihet më së shumti për përfshirjen e tij të madhe në albumin “Donda” të Kanye West.
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në Kretë. Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 40 km në veri-verilindje të Neapolis Lasithit. Thellësia fokale vlerësohet në 40 km. Lëkundja sizmike është ndjerë veçanërisht në Lasithi dhe Heraklion.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg iu ka kërkuar shteteve anëtare që të konsiderojnë furnizimin me më shumë armatim për Ukrainën. “I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në interesin tonë të sigurisë që të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, tha ai. Stoltenberg tha se është e rëndësishme që Ukraina të merr municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja ishte “shumë e madhe”. Stoltenberg këmbënguli se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte mënyra më e shpejtë për të arritur paqen. “Ne e dimë se…
Shtatë persona mbetën të vrarë pas një shpërthimi në një restorant në Turqi. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë. Mediat turke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nazilli, një lagje e provincës perëndimore turke të Aydin. Raportimet fillestare treguan se shpërthimi ndodhi ndërsa stafi po ndërronte një bombol bosh gazi të përdorur në kuzhinë, rreth orës 15:30.
Shumica e njerëzve e duan dimrin më shumë se verën, sepse u pëlqen më shumë i ftohti se sa nxehtësia. Por disa njerëz mund të mos jenë të kënaqur me temperaturat e ulëta të dimrit. Kjo është për shkak se mënyra se si ne i përgjigjemi të ftohtit ndryshon nga personi në person dhe disa njerëz mund të ndjejnë të ftohtë më shumë se të tjerët në të njëjtin mjedis. Më poshtë kemi dhënë disa arsye shkencore se pse disa njerëz e ndjejnë të ftohtin më shumë se të tjerët. Mosha Ndërsa plakemi, rritet edhe ndjeshmëria ndaj të ftohtit. Të…
Viti i ardhshëm pritet të ketë edhe ndryshime në konfiguracionin politik të qarkut të Shkodrës. Deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela pritet t’i bashkohet Partisë Socialiste. Burimet bëjnë me dije se Çela ka rënë dakord parimisht me mazhorancën dhe kjo lëvizje pritet të bëhet zyrtare në ditët e para të janarit. Burime pranë deputetit Çela, theksojnë se tashmë gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizmi për të kaluar në Grupin Parlamentar te PS. Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI. Çela siguroi 2656 vota preferenciale, ndërkohë është…
Luizi ka shprehur pëlqim për moderatoren Kiara Tito që në ditët e para të qëndrimit brenda “Big Brother VIP 2”. Ndonëse Kiara i ka thënë se nuk e shikon dot si shok, Luizi vazhdon të marrë vëmendje me veprimet e tij. Së fundmi teksa po qëndronte me Tean dhe Kejvinën, ai i ka lyer buzët me buzëkuqin e Kiarës. Ai është shprehur se kështu i duket sikur po e puth, duke shkaktuar shumë të qeshura te vajzat. Kejvina: Më meke, je i madh Luizi: Më duket sikur po e puth View this post on Instagram A post shared by Big…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar këtë të premte në lidhje me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama mbi heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Një ditë më parë, Rama u shpreh se pas 434 vjetësh, kuptimi i barrikadës hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA. “Diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos…
Për shkak të shpërthimit të Covid-19 në Kinë, ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë. Komiteti ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi situatën epidemiologjike. Situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve të reja ditore javën e fundit është 18, ndërsa incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Komiteti i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, nga Pakoja e Madhe do të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Përkatësisht këtë shpërblim do të përfitojnë punonjësit e terrenit dhe komisarët e Policisë së Shtetit. “10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në…