Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për shtyp, foli dhe për situatën brenda partisë që ai drejton, ku në zgjedhjet e 14 majit kjo forcë politike shkon e përçarë. “Për çdo njeri është e qartë sot veprimi anti opozitar i Ramës. Në këtë veprim, e vërteta është që Rama arriti të akaparojë kreun e opozitës, pseudopozitës, dhe vijon të ketë rrethin e tij që e paraqet si opozitë. Këto nuk kanë penguar opozitën të jetë fitimtare në betejat e saj”. Sipas Berishës, më 14 maj, “Rama do bëjë gjithçka që emigrantët të mos votojnë se ruan ndaj tyre instinktet…
Author: tirana
Nga “Pakoja e Madhe” e qeverisë, do të përfitojnë edhe gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike. Ato do të përfitojnë nga 20 mijë lekë. Kjo mbështetje vjen pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit, për të lehtësuar plotësisht impaktin e inflacionit. “Edhe 20000 Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike – pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1…
Luana Vjollca është një nga ato vajzat të cilat asnjëherë nuk heqin dorë nga endrrat e tyre. “Zemër Luana” është formati më i ri i moderatores i cili prej javësh tashmë po transmetohet çdo të dielë në “Tv Klan”. Që në puntatën e parë ky emision rezultoi një suksesi vërtetë, mirëpo pas çdo suksesi fshihet një punë e palodhur e moderatores dhe stafit të saj. Së fundmi ka qenë vetë Luana, e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një video të këmbëve të saj të vrara dhe të fytyrës ku shihet e nxirë dhe e lodhur. Ps.…
Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi ka suprizuar të ëmën e aktorit të njohur të humorit, Albano Bogdo. Ai e ka marrë në telefon ku dhe e ka falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë Partisë Demokratike si dhe vetë atij personalisht. “Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës. Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj”, i tha Berisha, teksa e ëma e aktorit dëgjohej duke thënë “Rroftë Partia Demokratike”. View this post on Instagram A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)
Pasi barrikadat po hiqen në veriun e Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. “Unë pres që burra dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai. Vuçiç tha se për të është e rëndësishme të…
Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi e ka përmendur vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij, Kejsin që nga momenti i hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP. Ai i ka kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij dhe i është përgjëruar publikisht për një takim. Stresit, iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet dhe përgjigja e reperit ishte e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë, rikthimi i saj në jetën e tij. “Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman……
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një analizë të ecurisë për partinë në lidhje me vitin 2022, ku tha se viti 2022 ishte një vit i vështirë për demokratët pasi kryeministri Rama përdori çdo mjet dhe institucion shtetëror për të gjunjëzuar opozitën. “Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare. Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si…
Nga Agron Gjekmarkaj Pos sjelljes në politikë që të kujton luften e klasave , e cila bën me gisht kulakun, të deklasuarin, agjentin, armikun duke parë me kë rri, me ke pive kafe, kujt i fole, me kë u takove po kaq neokomunist dhe hipokrit është ligjerimi. Duke mos patur shkollë tjeter politike veç atë të Enver Hoxhes dhe ideologeve pranë tij deputeti shqiptar edhe sot perceptohet nga të tjeret si komisar apo si kryetar koperative madje edhe ai vet flet e sillet si i tillë !! Në asnjë rënd shoqeror njeriu nuk është i çliruar nga vetja! Personi është…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, e cila është e fundit për këtë vit, teksa ka bërë një rezyme të ngjarjeve të ndodhura në vendin tonë, teksa është fokusuar kryesisht te qëndrimi i ambasadores amerikane, e cila sipas tij bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës kryetarin e saj. “Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj. Përdori, abuzoi dhe…
Zhvillimi i procesit të “Primareve” për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 Majit 2023, bëri që Berisha të humbë një pjesë të simpatizantëve, pasi shumë kandidatë të Primareve mbetën të zhgënjyer nga një proces me dyshime të forta manipulimi. Kandidati i “Primareve” në Tiranë, Fatmir Merkoçi, mbrëmjen e djeshme është shfaqur në një darkë të organizuar nga Enkelejd Alibeaj me rastin e festave të fundvitit. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, Merkoçi troket gotat me Alibeajn, ku shfaqet edhe i buzëqeshur. Siç duket, pas zhgënjimit në “Primare”, Merkoçi ka “tradhtuar” Berishën duke kaluar në krahun e…
Veriu i Kosovës po lirohet nga barrikadat. Serbët kanë larguar barrikadat e vendosura nga ata vetë edhe në Zupç, barrikadë kjo që ka qenë e vendosur në rrugën që çon për në pikën kufitare në Bërnajk. Barrikada më e madhe e vendosur në Rudarë, nga grupe të caktuara kriminale, dje është larguar nga vetë ata që i kanë vendosur. Shumica e barrikadave ishin vendosur njëzet ditë më parë për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, që dyshohet për terrorizëm, i cili me urdhër të Gjykatës është liruar në arrest shtëpiak. Serbët për herë të parë kanë ngritur barrikada në…
28-vjeçarja Erisa Ferro do të qëndrojë në burg. Ajo u kap 2 ditë më parë në një tentativë për të trafikuar 58 kilogramë kanabis drejt Maqedonisë së Veriut. Gjykata e Pogradecit vendosi sot që në arrest me burg të qëndrojnë edhe Likmet Basha dhe një 17-vjeçar të arrestuar në këtë operacion. Prokuroria i akuzon ata për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës në zonën e Linit në Pogradec. Në kërkim për këtë rrjet të trafikut janë shpallur edhe 2 persona të tjerë.