Author: tirana

Ikona britanike e modës, Vivienne Westwood ndërron jetë në moshën 81-vjeçare. Në një deklaratë në Twitter, shtëpia e saj e modës tha se ajo vdiq “paqësisht dhe e rrethuar” nga familja e saj në Clapham, në jug të Londrës. Westwood bëri emër me stilin e saj të diskutueshëm punk dhe neë ëave në vitet 1970 dhe ka veshur disa nga emrat më të mëdhenj të modës. Westwood u bë e njohur në skenën e modës në vitet 1970, me dizajnet e saj androgjene, bluzat me slogane dhe qasjen antiestablishment. Ajo njihej si një aktiviste e vendosur dhe solli në pasarelë…

Read More

Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi në orët e para të mëngjesit i ka vënë flakën një dyqani me mallra industriale në lagjen “Hajro Çakërri”, në pronësi të shtetasit Farudin Veizi. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Më pas, 39-vjeçari Qerim Mara ka shkuar pranë banesës së Veizit në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe tentoi të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një konflikt që Mara dyshohet se ka me të birin e…

Read More

Barrikadat në veriun e Kosovës do hiqen, por jo tensioni. Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri (Fondi ISAC), Igor Novakoviç, nuk është optimist sikurse  është ndërmjetësuesi evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vitin e ardhshëm. “Ata kanë bërë një propozim franko-gjerman që u mor nga Bashkimi Evropian, por për të arritur diçka kërkohet një angazhim shumë më i madh i BE-së në terren. Për vite me radhë ata nuk e shihnin veten si një aktor kyç gjeopolitik, por një aktor që duhet të angazhohej”, thotë ai. Visar…

Read More

Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës është ekstraduar nga Greqia. Arrestimi në vendin fqinj u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare. Haxhiraj është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj, teksa ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 për një konflikt mes dyja palëve.

Read More

Dashi Planifikoni diçka argëtuese për familjen sepse do të jetë produktive. Disa nga investimet tuaja të mëparshme mund të shpërblehen tani, ose mund të shisni një shtëpi për një kthim të shëndetshëm. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe ju jeni në humor për ta shijuar atë në maksimum. Një kompani e re mund të ketë sukses dhe të fillojë të sjellë një fitim. Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Është një ditë e mrekullueshme pasi mund të keni mundësinë të demonstroni aftësitë tuaja të vërteta profesionale.…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një lajm nga pakoja e madhe. Përmes një postimi në facebook, Rama bën me dije se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe. Ndërkohë sipas Ramës do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Kreu i qeverisë thotë se kjo ndihmë është për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e faktit se…

Read More

Këtë të premte moti do të jetë me alternime vranësirash dhe reshje të pakta në zonen veriore, pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat minimale do të luhaten 0 – 9 gradë. Temperaturat maksimale do të jenë me rritje 7 -12C ne veri , 16-19°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jete me drejtim Jug – Perendim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Read More

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, i cili një ditë më parë bëri bashkë demokratët e dy grupimeve ka treguar prapaskenat e drekës në një lokal në periferi të Tiranës. Ndonëse ky takim pati edhe kritika, Mziu sqaron se nuk kishte prapavijë politike. Organizimi i ditës së djeshme, u shpreh deputeti demokrat ishte një organizim që kishte të bënte me gjithë grupin parlamentar të PD që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. “Ka qenë një indicie personale, duke marrë shkas nga festat e fundvitit. Edhe kur janë krishtlindjet dhe viti i ri, këto gjëra shërbejnë si instrument paqeje dhe bashkimi.…

Read More

Nga Ylli Pata Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e disa shoqatave të diasporës, për të intepretuar ligjin themeltar të vendit, për ta konkretizuar votën në vendet ku ata jetojnë. Në një vendim të para një jave, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar të kalojë për shqyrtim kërkesën e shoqatave të diasporës, që kërkonin që Kuvendi të urdhërohet për të plotësuar draftin ligjor për ta bërë të mundur këtë çështje. Pas këtij vendimi, tashmë është edhe venitur edhe më shumë shpresa për një aktivizim të shtetit për t’I dhënë mundësinë emigrantëve të votojnë në vendet e tyre., Kolegji i Gjykatës Kushtetuese,…

Read More

Një shqiptare është bërë pjesë në filmin e Dirty Angels me produksion të hollivudit, Millenium që aktualisht është duke u realizuar në Selanik, në Greqi. Maria Muça, 46 vjeçe nga Elbasani ka luajtur së bashku me aktoren shumë të njohur Eva Green, ku të dyja së bashku kanë rol kryesor. Roli i shqiptares sonë të dashur, Maria është avokate ushtarake, e cila mban shënim në dosjen e akuzës kundrejt aktores Eva Green. Filmi që është ende duke u xhiruar flet për luftën në Afganistan, ku pjesë e saj janë dy forca ushtarake amerikane. Xhirimet e filmit pritet të përfundojnë në…

Read More

Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare. I njohur për “lojën e bukur”, Pele ka pasur telashe me kancerin që nga viti 2021. Ai ishte shtrirë në spital prej disa muajsh. Agjenti i tij, Joe Fraga, konfirmoi vdekjen e Peles.

Read More

Stoli i Kombëtares Shqiptare është vakant që prej largimit të Edi Rejas. Federata Shqiptare e Futbollit prej muajsh po studion mundësitë për pasuesin e italianit dhe në listën e tryezës së presidentit Duka kanë qarkulluar disa emra. Nga italianët “tradicional” si Cambiasso deri te shqiptarët Ilir Daja e Besnik Hasi. Zërat kanë shkuar shumë larg, madje deri në Brazil ku Sylvinho, asistenti i Tites në Kombëtaren braziliane, u zbulua nga Duka në një emision në Shqipëri. Tashmë çdo gjë ka marrë fund, FSHF ka zgjedhur strategun e ri dhe është pikërisht braziliani Sylvinho. Pas një dekade, Shqipëria nuk do të…

Read More