Në këtë kohë të viruseve të stinës, grekët po përballen me mungesa të konsiderueshme të barnave pa recetë. Sipas Shoqatës Panhelene Farmaceutike aktualisht ka mungesa të konsiderueshme të këtyre ilaçeve në një moment të vitit kur shumë njerëz janë të prekur nga viruset e stinës. Ka mungesa tek barnat kryesore, si shurupet antipiretike , shurupet e kollës, ilaçet që kanë të bëjnë kryesisht me fëmijët, si antibiotikët , ato kundër dhimbjeve dhe temperaturës etj. Janë mbi 250 medikamente që mungojnë në raftet apo depot farmaceutike midis tyre edhe ato për sëmundjet kronike dhe të rënda si sëmundjet e zemrës, të…
Author: tirana
Viola Sterjo është lënë në burg nga gjykata e Korçës pasi u arrestua pak ditë më parë për mashtrim me pasoja të rëndë. Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2.2 milionë euro ne 4.5 milion euro.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një foto ku shfaqet pranë një statuje të poetit të shquar shqiptar, Lasgush Poradeci në qytetin e Pogradecit. “Dremit liqeriPosi me flakë-u ndez e kroj,E vetëtiti plot magji,E yll` i ditës perëndojNë qetësi dhe dashuri”, shkruan Meta në postimin e tij.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë. “Gjatë vitit që po lëmë pas, puna juaj dhe e FA dhe në veçanti e atyre që janë në misione ndërkombëtare ka marrë një tjetër përmasë. Ky ishte një vit me lajme jo të mira për sigurinë dhe paqen, ishte një…
Nga pakoja e madhe sipas kryeministri Edi Rama, po ashtu 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar. “Do të lehtësohet maksimalisht impakti i inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”, shkroi Rama. Për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10…
Përpos emigrantëve të paligjshëm, 50 të burgosur shqiptarë në burgjet britanike do të kthehen në Shqipëri, kjo për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Kjo do ta çlirojë vend nga disa kriminelë jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe do t’i kursejë taksapaguesit koston e burgosjes së tyre. Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak njoftoi një marrëveshje të përbashkët për të përshpejtuar kthimin e shtetasve shqiptarë që bëjnë kërkesa të pabazuara për azil këtu pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar migrimin përmes kanalit anglez. “Janë më shumë se 1300 kriminelë shqiptarë në burgjet britanike”, shkruan ndër të tjera…
Aldo Latifaj i ka dhënë fund jetës në burgun Torre del Gallo në Pavia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 dhjetor, ku i riu shqiptar mbeti i vetëm në qeli pasi 2 të dënuarit e tjerë kishin kishin përdorur lejen sociale. Latifaj mësohet se kishte marrë një çarçaf të cilin e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes. 20-vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin San Matteo, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën. Akti ekstrem që kreu i riu, i cili ishte ndaluar për krime kundër pronës, shënon vetëvrasjen e gjashtë…
Stadiumi Vila Belmiro, ‘shtëpia’ e Santos FC, skuadra ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, do të presë shërbimin funeral të hënën dhe të martën. Brazili ka shpallur tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit. Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes Do Nascimento, humbi një betejë të gjatë kundër kancerit këtë të enjte, në moshën 82-vjeçare. Ky shërbim funerali do të zgjasë 24 orë, deri në orën 10 të mëngjesit të datës 2 janar, me arkivolin që do të mbahet nëpër rrugët e Santos më pas, duke kaluar përfundimisht para shtëpisë së nënës së…
Viola Sterjo e akuzuar për mashtrim ka dalë sot para gjykatës së Korçës për njohjen me masën e sigurisë, pasi u arrestua tre ditë më parë. Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2.2 milionë euro ne 4.5 milion euro. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Viola Sterjo u ndalua me vendim gjykate dhe u la në masën arrest në burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë më më shumë armë Ukrainën. “I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe Presidenti rus Vladimir Putin të mos fitojë”, i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Ai tha se ishte ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të merrte municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi ishte “shumë e madhe”. Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr…
Kremlini vë si kusht për paqe me Ukrainën që kjo të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit. Kremlini paraqiti përfytyrimet e tij për të arritur një paqe të mundshme me Ukrainën. Sipas këndvështrimit të Kremlinit një plan i mundshëm paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit. “Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov reagoi ndaj…
Barrikadat në veriun e Kosovës, ende nuk janë hequr. Dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe tjetra në Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura sot. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Ndërsa pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri, më 10 nëntor.