Author: tirana

Banorja e “Big Brother”, Mikela ka treguar arsyen e ndarjes nga i fejuari. Duke e konsideruar si periudhën më të errët të jetës së saj, ajo u shpreh se shkak u bë tradhtia. “Nga lidhja e parë kam pasur periudhë të errët 2 muaj që u ndava. E kisha keq që isha e fejuar. Dhe sado që më tradhtoi, prindërit e mi thoshin fale”, tha Mikela. Megjithatë, Mikela shtoi se gjatë viteve të lidhje, ia ka kaluar shumë mirë me të.

Read More

Bulevardi i Ri i Tiranës, me sheshin e ri dhe ndërtesat publike e private që do të ndërtohen aty, mes të cilave edhe një godinë e re e Bashkisë së tiranës, do të jetë një prej investimeve kryesore ku do fokusohet puna për vitin e ardhshëm, e që sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, do i japë Tiranës më në fund qytetin e shekullit të ri. “Kemi disa kompani që do vijojnë me ndërtimin e hoteleve, për t’i dhënë vlerë asaj prone në Bulevardin e Ri. Kush është ‘tirons’ vendali e di që marrin nga 30-40% të çdo ndërtimi të ri. Sot…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti. “Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në Sheshin Skënderbej. Sipas tij, një grup grabitësish po kanosin me armë kalimtarët me qëllim për t’i vjedhur. Reagimi i Karamuços: Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.

Read More

Nga Robert Farley, National Interest Ja çfarë duhet të mbani mend: Kur merrni parasysh efektivitetin e armëve izraelite dhe ekspertizën e burrave dhe grave që i përdorin ato, vlen të përmendet se me gjithë suksesin taktik dhe operacional që ka gëzuar IDF, Izraeli mbetet në një pozicion strategjikisht të rrezikshëm. Që nga viti 1948, shteti i Izraelit ka vendosur një makinë ushtarake të frikshme. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të ndërtuara mbi bazën e milicive të para-pavarësisë, të pajisura me armë të Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë fushë. Në vitet 1960 dhe 1970, si…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në PD ka të tjera ndarje dhe fragmentarizime. Vangjeli foli për një çarje mes ish-kryetarit Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajt, që pretendon se është kryetari real i PD-së. Po ashtu Vangjeli tha per MCN tha se ka ndarje mes dy personazheve, Alibeaj dhe Bardhi, për shkak të ambicieve personale të secilit. “Ka një çarje midis z. Alibeaj dhe z.Basha. Z. Alibeaj e konsideron veten kryetar real i PD-së, si njeriu që i vë emrin vulës. Ka edhe një ndarje mes dy personazheve, z.Alibeaj dhe z. Bardhi. Ka një fragmentarizim të mëtejshëm për shkak të ambicieve…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u është drejtuar me një letër deputetëve në mënyrë që të shmangen tensionet dhe retorikat me debate në sallën e parlamentit. Nikolla shkruan se debatet janë thelbi i demokracisë parlamentare por se fjala duhet të shoqërohet me përgjegjësi e qytetari. Letra: Me rastin e mbylljes së sesionit parlamentar, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithë Ju, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, për kontributin Tuaj në debatin parlamentar të të gjitha përmasave, në ushtrimin e funksioneve dhe në veprimtaritë e Kuvendit të Shqipërisë. Sesioni që sapo mbyllëm ishte një kohë punësh të rëndësishme për hartimin e akteve ligjore,…

Read More

Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big Brother” si dhe për pjesëmarrjen e disa aktorëve dhe muzikantëve, të cilët ai i njeh prej vitesh.about:blank Çuli shprehu revoltën e tij duke thënë, që këta personazhe, duket sikur kanë rënë pre e “injorancës që i rrethon”, por më tej shprehet se formati duhet t’i japë mundësi këtyre figura që të shfaqin veten dhe të paraqesin vlera edukative për publikun. Duke sqaruar një postim në rrjetet sociale, ku kishte kritikuar formatin, Çuli tha në intervistën me gazetaren Ola Bruko: “Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda…

Read More

Arrestimi i specialistes së IT në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka ngjallur interes edhe te mediat greke. Protothema i ka kushtuar një artikull arrestimit të 28-vjeçares Erisa Fero, e cila u kap në kufi në Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë. Sipas medias greke, ky është një skandal, ku një zyrtare e lartë me post drejtues kapet me drogë. Në Instagram, 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar përmes postimeve stilin e jetës së saj prej “gangstereje”. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Read More

Disa personalitete të jetës artistike, sportive e diplomatike të vendit, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar ndër dekada, do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social. Vendimi i marrë nga qeveria, i cili hyn në fuqi menjëherë, liston një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Ndriçim Xhepa, Pavlina Mani, Fatos Haxhiraj, Bruno Shllaku, por edhe në atë të muzikës e sportit si Mifarete Laze, Mukadez Çanga, Gazmend Çaçi etj., në pikturë me Suzana Varvaricën, pasuar në diplomaci me Zef Mazin etj., të cilët përfitojnë nga ky vendim.…

Read More

Qyteti i Elbasanit dhe ai në Tiranë janë paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet e tyre. Trafiku kilometrik vihet re në çdo orë të ditës, ndërsa në mbrëmje rëndohet qarkullimi i mjeteve në akset hyrëse Tiranë – Elbasan, Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan. Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për mjetet. Mungesa e një By Pass-i e vështirëson gjithnjë qarkullimin në unazën e këtij qyteti. Problematike është situata dhe në sheshin “Shqiponja” në Tiranë.

Read More

Sejfulla Mytari, aktori i mirënjohυr i hυmorit shqiptar, i njohυr si Cekja i Berait, ka qenë i ftυar në ‘Glamoυr Zone’, me moderatoren Ester Bylyku. Ai ndau historitë më të bυkυra dhe gazmore të karrierës së tij, skena xhelozie nga martesa e tij dhe së fυndmi, dhυratën nga Kryeministri Edi Rama, të cilën e keqkυptoi në momentin e parë që e pa. Ester Bylykυ: Cila është dhυrata më e bυkυr dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë? Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhυratë, ishte në një kυti të bυkυr. υ gëzova υnë, oooo thash, më ka…

Read More