Edhe pse thembrat e çara mund të mos konsiderohen problem i rëndë nga shumë prej nesh, ato mund të çojnë në komplikacione të rënda. Ja çfarë duhet të bëni që të keni këmbë të buta:1.Si fillim mbajini këmbët në një legen me ujë të vakët ku në të keni shtuar sodë buke ose disa pika vaji esencial (kokosi, ulliri, bajame).2.Pasi lëkura e këmbëve të jetë zbutur, bëni një scrub duke u përqëndruar më shumë tek zona ku lëkura është më e ashpër. Për scrubin ju nevojitet sheqer dhe vaj ulliri, aq sa të formohet një si tip paste.3.Pas scrubit, shpëlajini…
Author: tirana
Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore, ku u arrestua me 58 kg drogë specialistja e “AKSH-it”, Erisa Fero. Procedurat e shkarkimit ndaj kësaj të fundit tashmë, kanë nisur me shpejtësi në AKSH. Por roli i zyrtares shtetërore në grupin kriminal ka qenë mjaft aktiv. Hetimet e ndjekura nga oficerët e policisë së Korçës dhe prokuroria e Pogradecit, kanë zbuluar se Erisa Fero, kryente rolin e korrieres në këtë grup, pasi drejtonte mjetet ku ndodhej lënda narkotike. Ajo i shmangej patrullave të policisë, duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend, dhe për pasojë kalonte me lehtësi…
Heqja e barrikadave në veri të Kosovës ka sjellë reagimin e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Borrell shprehet se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës, ndërsa shtoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. “Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, ka shkruar Borrell.
Sali Berisha pretendon se shpallja e tij non grata pas SHBA-së edhe nga Britania e Madhe është lobuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i Partisë Demokratike thotë se ka fakte që sipas tij, implikojnë ambasadorin King-Smith në shpalljen e tij ‘non grat’a nga Britania e Madhe. “Dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Këto që ju them këtu do ua faktoj, tani disponoj dosjen, sesi një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm”, u shpreh ai. Gjatë një takimi…
Pas një viti të ndarë në dy kampe, demokratët e Lezhës u bënë bashkë për festat e fundvitit. Me iniciativë të kandidatit për deputet në zgjedhjet e 25-prillit të vitit 2021, Salvador Kaçaj, darkës festive iu bashkuan përfaqësues të dy kampeve brenda Partisë Demokratike, ndërsa mesazhet që u përcollën ishin bashkimi në zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023. Pjesë e festës ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Kasriot Piroli dhe figura të tjera të rëndësishme të të dy grupimeve të kësaj force politike, të cilët trokiten gotat dhe uruan njëri-tjetrin për të vit të mbarë dhe suksesshëm, ndërsa objektivi…
Luiz Ejlli ka shprehur që në fillim pëlqimin e tij për moderatoren Kiara Tito, ndonëse kjo e fundit ia ka bërë të qartë që e shikon vetëm si shok. Së fundmi, aktorja Olta Gixhari e ka pyetur Luizin në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse e ka seriozisht me Kiarën. “Ti e ke seriozisht me Kiarën?”, i ka thënë ajo. “Është shumë vajzë e mirë. Kaq, nuk kam koment tjetër”, është shprehur Luizi. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, në një intervistë për “Pardon My French”, ka treguar rreth eksperiencës së saj në këtë spektakël. E pyetur nëse ka persona që mund të jenë pjesë e LGBTQ në këtë edicion të dytë, Zhaklin u përgjigj pozitivisht. “Mendoj që po. Nuk e di sepse nuk është e thënë. Seksualiteti nuk është gjithmonë ajo mënyra se si ti sillesh, shfaqesh apo vishesh është shumë më kompleks. Nuk dua të tregohem e varfër në gjykim.”
19 persona kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një kazino brenda një hoteli në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën. Ndërkohë, 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë. “Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20”, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.
Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi rastet në rritje të Covid në Kinë ulen pritshmeritë për një rikuperim të kërkesës për karburant nga konsumatorin e dytë më të madh i naftës në botë. Vala e fundit në Kinë dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë, edhe pse Kina ka nisur të rishikoje masat tejet rigoroze të bllokimeve dhe testimeve. Kontratat e naftës Brent për muajin shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%,…
Në mbështetje të shqiptarëve në Kosovë dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot përballë ambasadës serbe në Tiranë. Qytetarët kërkuan nga Serbia që të ndalojë provokimet në veri të Kosovës. Në shenjë revolte protestuesit u bënë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë përdorimin e mallrave serbe. Prej disa ditësh qytetarë të shoqërisë civile kanë zgjedhur të protestojnë paqësisht përballë ambasadës serbe.
Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij. Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli. Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë. Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e…
Karabinierët në Biancavilla kanë nisur hetimet për 10 persona për sulm, lëndime dhe kërcënime. Ky grup, ku të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin, është përgjegjës për një sherr të fuqishëm që ka ndodhur në sheshin Roma. Sipas asaj që shkruajnë mediat, të afërmit e një 18-vjeçareje shqiptare ishin kundër fejesës së saj me një 21-vjeçar maroken. Në fakt, ata e kundërshtonin prej muajsh këtë lidhje dashurie, për shkak se shqiptarët nuk donin një djalë maroken për vajzën. Situatat kishin shkuar deri në fyerje për çiftin. Megjithatë, një darkë, teksa çifti dhe motra e 18-vjeçares shqiptare kishin dalë për xhiro…