Nersada Mandija, kryetare e Komisionit të Shërbimeve Soacial dhe Strehimit. Shkrimi i plotë Prej më shumë se 3 vitesh tashmë, një bërthamë profesionistësh brenda Këshillit Bashkiak Shkodër, me vizion të qartë progresist po dëshmojnë se ka shumë për t’u bërë për Shkodrën.Rikthyen me vendosmëri për Shkodrën strehimin social, shërbim që prej shumë vitesh mbahej peng nga klanet brënda Bashkisë Shkodër. Ky vendim i hapi rrugën disa investimeve nga Qeveria Shqiptare për Shkodrën, duke thyer kështu edhe mitin se qyteti është totalisht i harruar nga Qeveria. Qytetarët tashmë mund të marrin kredi të buta, bonuse qeraje e banesa sociale, nëpërmjet proçedurave…
Author: tirana
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë. 48-vjeçares nuk i është ndërprerë ndihma ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj. Bashkia pretendon se 48-vjeçarja ka shkuar për t’i kërkuar që të gjendje një mundësi dhe të mbështetej financiarisht edhe babai i saj. Në atë moment, Bashkia thotë se u thirr Drejtoresha e Shërbimit Social për ta parë si mundësi dhe ranë në dakordësi që kërkesa të shihej në muajin janar. Sipas Bashkisë, në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjeherë…
Familjarët e të ndjerës Shpresa Cani, e cila vdiq në ambientet e bashkisë Lushnjë, kanë thënë se 48-vjeçarja ka shkuar në bashki për të bërë letrat e KEMP-it. ‘‘Jam tezja. Do bënte disa letra atje. Kishte shkuar për të bërë letrat e KEMP-it. Vuante nga sëmundja e gjakut nga anemia. Iku bëri punët këtu lau shplau dhe ku thanë vdiq atje ne u habitëm, vdekje e papritur ishte‘‘.
Këtë të enjte, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e certifikimit të oficerëve të rinj të sigurisë në shkolla mbi trajnimin e marrë për “Parandalimin e ektremizmit të dhunshëm në shkolla”. Gjatë tre ditëve, u organizua trajnimi bazë për 128 oficerë të rinj të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri. Ky trajnim është pjesë e Programit Bazë të detyrueshëm për oficerët e rinj të sigurisë dhe orienton profilizimin e tyre për ndërhyrje të efektshme, në ndihmë të stafit pedagogjik në shkolla, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Koncepti i oficerit të sigurisë në shkolla u prezantua përmes iniciaticës…
Ujësjellësi në Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bir dhe një kamerier u helmuan pasi konsumuan ujë me lëndë djegëse. Ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani private. Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit: Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar…
Alarmi për sulme ajrore është lëshuar sërish në të gjithë Ukrainën ditën e sotme pas një vale raketash të hedhura nga Rusia. Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak bëri të ditur se mbi 120 raketa janë lëshuar kundër ukrainasve dhe infrastrukturës civile. Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por mbetet e paqartë nëse u shkaktuan nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr. Udhëheqësi rajonal i provincës jugore të Odesa-s, Maksym Marchenko, foli për një “sulm masiv raketor në Ukrainë”. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po…
Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me rrjetin ndërkombëtar dhe vendor të Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës. Ai theksoi se krijimi i një elite të aftë, atdhetare përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së. ”Është një nder shumë i madh dhe të kurorëzoj përpjekjen tonë 1-vjeçare me elitën e rinisë studentore, por jo vetëm rinisë studentore. Me këtë takim, që ka për ne si parti një rëndësi shumë të veçantë. Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është çështje kryesore. Krijimi i një elite të aftë, atdhetare, një elite kompetente, përbën pasurinë madhore kombëtare, përbën…
Mbreti i Jordanisë është shprehur se është i përgatitur për luftë nëse statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit ndryshon. Deklaratat e mbretit Abdullah II vijnë në një kohë kur Izraeli përgatitet për betimin e asaj që ka të ngjarë të jetë qeveria më e djathtë në historinë e vendit. Në një intervistë për CNN, ai u shpreh se në vendin e tij ka shqetësime se Izraeli po përpiqet që të shtyjë për ndryshime në kujdestarinë e tij të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jerusalemin Lindor të pushtuar. “Nëse njerëzit duan të hyjnë në një konflikt me…
Jeta dhe karriera e Tupac Shakur po bëhet zyrtarisht një dokumentar. FX ka publikuar videon zyrtare të filmit, i cili vjen këtë pranverë dhe titullohet “E dashur mama”. Dokumentari ka marrë emrin nga kënga me të njëjtin titull të reperit legjendar. Në fakt, ky dokumentar do të eksplorojë edhe marrëdhënien e 2Pac me nënën e tij, ku siç dihet kaloi disa vështirësi si për të mbetur shtatzënë ashtu edhe për ta rritur. Jeta e reperit legjendar rikthehet në rrëfimin e ri që do të tregohet në serialin dokumentar, i cili ka në fokus nënën e tij, Afeni Shakur. Filmi do…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit “Brain Gain & Ekselences”. Në fjalën e tij në këtë takim, që u mbajt në selinë qendrore të PD, Berisha u shpreh se për këtë qeveri, largimi i të rinjve konsiderohet një lajm i mirë, pasi sipas tij, dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. “Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë. Midis të ardhmes dhe elitës. Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike, ato janë tmerrësisht tronditëse. Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet…
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale të tjera momente nga shpërndarja e dhuratave pranë familjeve në nevojë në këto ditë festash. Rama ndau momente nga vizita e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në dy familje në Shkodër. “Për Vit të Ri disa dhurata për dy fëmijët e mrekullueshëm të familjes Kulmi dhe katër fëmijët e familjes Gerçari, e cila mbështetet me ndihmë ekonomike, skemë që ka pësuar rritje për të gjithë përfituesit me vendimet e fundit të qeverisë”, tha Rama. Rama bëri të ditur se “nga 1 janari garantojmë mbështetjen e qëndrueshme të mburojës sociale…
Rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor, në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. “Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë. Merdara ishte një ndër pikat kufitare të bllokuara prej disa ditësh, për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët. Sipas informacioneve të deritanishme, pikat e tjera kufitare në Jarinje dhe Bërnjak mbeten të bllokuara. Kjo ka bërë që pika kufitare “Dheu i Bardhë” në lindje të Kosovës mbetet më e…