Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër. Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit…
Author: tirana
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka dhënë një përditësim mbi situatën e energjisë në qytet në Telegram, duke thënë se 40% e banorëve janë pa energji elektrike. “40% e konsumatorëve të kryeqytetit janë pa energji elektrike pas sulmit me raketa. Në lidhje me masat e nevojshme të sigurisë të përdorura nga punëtorët e energjisë elektrike gjatë një alarmi ajror. Inxhinierët e energjisë aktualisht po punojnë për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike. Qyteti furnizon ngrohje dhe ujë si zakonisht. Përveç shtëpive ku nuk ka furnizim me energji, nga të cilat varet funksionimi i dhomave të bojlerit”, tha Klitschko.
Një shembje masive gurësh dhe dherash është regjistruar në rrugën Lapaj-Grykë Çajë në qytetin e Kukësit, e cila është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajës. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, që do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.
Opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, është Zhaklin Lekatari. Kush janë më të fortë ‘team girls’ apo ‘team boys’? “Po të shikojmë vajzat janë më të reja në moshë djemtë janë më të vjetër në moshë, pra kemi dy gjenerata të ndryshme. Këtë ‘gjenerata të ndryshme’ nuk e them për diferencën e moshës por e them për diferencën e perceptimit të jetës por edhe jetës dhe imazhit në televizion. Unë do të doja që sivjet “Big Brother”-in ta fitonte një grua dhe nuk e di pse vajzat këtë vit më duken shumë të gjalla,…
Dreka e djeshme ishte një gjetje për të shfrytëzuar festat si një mënyrë për ta çuar grupin e PD drejt bashkimit. Të pranishëm në këtë drekë nuk ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, dhe sipas Xhelal Mziut i cili edhe mblodhi kolegët, arsyet e mungesës së tyre ishin objektive. Sipas tij Basha ndodhej jashtë shtetit kurse Alibeaj kishte pasur agjendë të caktuar paraprakisht. “Ka pasur tentativa të shumta, por vazhdimisht kanë përfunduar në dy grupime. Ishte një gjetje për të shfrytëzuar një festë për mbylljen e vitit por edhe një hap drejt bashkimit. Parimisht mendoj…
Pika kufitare Dheu i Bardhë në lindje të Kosovës mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për të gjithë shtetasit e Kosovës që futen në vend, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë. Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Në drekën që u pa si “bashkim” i PD, por që mungoi kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ai në një reagim për Liberale.al tha se e ka marrë ftesën por ka refuzuar që të shkojë në një dreka që i ngrihen kurthe dhe prita. “Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i…
Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë parë pranë barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër Shkollës Teknike në veri të Mitrovicës. Barrikada vazhdon të qëndrojë aty, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës. Nga raportimet në zonë, situata e sigurisë aty paraqitet e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës. Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu…
“MIRËMËNGJES dhe mes natyrës së mrekullueshme të Bogës aty ku Kulla dhe Buni i Bajraktarit, mahnit këdo që shkel në ato anë, një sipërmarrje e bukur e njerëzve punëtorë si Gëzim Olaj, që besuan në mbështetjen e Skemave Kombëtare për zhvillimin e agroturizmit në veri të vendit, të cilat sot janë realitet falë politikave tona mbështetëse me fonde dhe lehtësi të veçanta fiskale, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook, ndërsa ndan edhe pamjet nga natyra fantastike e Bogës. https://m.facebook.com/ediramaal/videos/835586454219548/
Nga: Roland Bejko Ne nuk shajmë sepse e dimë që njeriu në politikë veç idealit ka dhe interesa. Ka dhe halle. Bën llogari karrierën personale. Ndoshta, ka dhe relacione private. Tek e fundit, lëvizja është zgjedhje. Dhe zgjedhja, është zgjidhje. Ama, zgjedhja është akt. Këtë nuk duhet ta harojë askush prej tyre. Aktin, deputeti duhet ta mendojë mirë para se ta kryej në raport me pasojat që mund të prodhojë. Për shembull. Shtrohet pyetja. Akshët që do t’i bashkangjiten foltores (nëse do ketë vërtet të tillë), a janë të gatshëm të ballafaqohen me faktin që Non Gratën anglo-amerikano-evropiane ta bëjnë…
Shkencëtarët kanë shpikur një mënyrë të re dhe tepër efikase për të zbuluar shenjat e sëmundjes Alzheimer përmes një testi gjaku të thjeshtë dhe të lirë. Testi i ri me bazë gjaku i zhvilluar nga një grup shkencëtarësh nga Britania e Madhe, SHBA, Suedia dhe Italia hap rrugën për diagnostikim të lirë dhe të lehtë që mund të ndihmojë miliona pacientë që të fillojnë trajtimin e sëmundjes në fazat shumë të hershme. Për të diagnostikuar Alzheimerin, shkencëtarët kërkojnë tre shënues të dallueshëm të sëmundjes: një grumbullim jonormal i pllakave në tru si dhe neurodegjenerim, procesi gradual në të cilin qelizat…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se sot do hiqen barrikadat. Por mëngjesin e sotëm, dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” e që shërbenin si barrikadë janë djegur. Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij. Kamionët që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.