Gruaja më e pasur në botë është 68-vjeçe. Françoise Bettencourt është trashëgimtare e kompanisë së bukurisë L’Oréal dhe pasuria e saj arrin në 66 miliardë dollarë. Në moshën 68-vjeçare, ajo bën një jetë diskrete, shumë larg vëmendjes. Thonë se jeta e saj në Paris është e thjeshtë, duke shijuar parqet franceze dhe duke mos përdorur avionë privatë për udhëtimet e tyre. Pasionet e saj janë letërsia dhe arti dhe të afërmit thonë se ajo ndihet si në një “burg të artë”, duke mos ditur se çfarë të bëjë me kaq shumë para. Françoise Bettencourt nuk ka dhënë asnjëherë intervistë dhe…
Author: tirana
Sara Khadem al-Sharia, 25-vjeçarja e cila konkuron në Botërorin e Shahut që po zhvillohet në Kazakistan, e pambuluar me shami, që për gratë iraniane është e detyrueshme, po shndërrohet në një tjetër simbol të protestave kundër regjimit në Iran. Kur vdiq e reja Masha Amini pasi u arrestua nga Policia e Moralit në Iran për mosmbajtje korrekte të shamisë, në vend kanë shpërthyer protesta të fuqishme. Deri më sot, këto protesta kanë regjistruar rreth 600 viktima dhe mbi 1200 të plagosur, përveç shumë personave të tjerë që janë arrestuar. Mosmbajtja e shamisë nga shahistja Sara Kadim Al-Sharia, po kthen vëmendjen…
Pas ditëve me ngjarje si nga sulmet te barrikadat në veriun e Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është “dorëzuar”, dhe thotë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e sotëm. Ai takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën. Pas takimit, Vuçiç lexoi konkluzionin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës, lidhur me heqjen e barrikadave. “Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet”, thuhej në konkluzionin e lexuar nga Vuçiç.
Këtë të enjte, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta në zonën veriperëndimore, pjesa tjetër e vendit do të jetë me mjegull në jug dhe kthjellime. Temperaturat minimale do të luhaten 2-10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 8-12C në veri, 15-18°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.
Dashi Gjatë kësaj dite askush nuk do e ketë të lehtë të marrë diçka nga ju sepse do jeni të zotët e vetes. Për ju të dashuruarit, duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt, nuk do ketë ndryshime të mëdha të enjten. Demi Gjatë kësaj dite do i mendoni me kujdes gjërat dhe do ecni me plane. Emocionet do i matni dhe do arrini të bëni më të mirën në çdo fushë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e bukur. Binjakët Gjatë kësaj dite do jeni më të karikuar dhe do i bëni gjërat me shumë…
Helmimi nga ushqimi ndodh kur konsumohen ushqime ose pije të kontaminuara. Megjithëse janë të pakëndshme, shumica e rasteve të helmimit nga ushqimi priren të pastrohen brenda disa ditësh pa pasur nevojë për trajtim. Njerëzit që janë diagnostikuar ose dyshojnë se kanë helmim nga ushqimi mund të pyesin se si do të ndikohet dieta e tyre. Simptomat e zakonshme të helmimit me ushqim përfshijnë marrje mendsh, diarre dhe të vjella. Pas kalimit të këtyre simptomave të pakëndshme, ekspertët rekomandojnë që ta lini stomakun të qetësohet ose të pushojë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet për disa orë. Pasi stomaku të…
Në familjen e aktores Rudina Dembacaj ka festë. Vajza e saj, Viktoria feston 6-vjetorin. Në postimin e parë të ndarë në rrjetet sociale, Rudina ka shkruar: “6 vjet, arsye e vërtetë pse jetoj, gëzoj e vrapoj! Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime, mbretëreshë e botës time!”, në disa foto ku siluetat e të dyjave ecin krah njëra tjetrës e më pas shkrihen në një përqafim të ngrohtë. Sigurisht që ditëlindja e Vikit nuk mund të kalonte pa një festë të gëzueshme dhe tashmë si një vajzë më e rritur, ushtron pak autoritetin e saj edhe mbi mamin. Në postimin e radhës, Rudina…
Teksa vendi pritet që të futet në një vit elektoral, mbetet e paqartë situata në kampin opozitar. Ndonëse ditën e sotme deputetja Jorida Tabaku u shfaq bashkë me disa kolegë të saj të njohur si rryma kundër “Rithemelimit” në një drekë festive me Berishën, këtë pasdite ajo ka qenë me Alibeaj në një takim me demokratët e Njësisë Nr. 2. Bashkë me ta ka qenë dhe Kreshnik Çollaku, edhe ky një kritik i fortë i Berishës, raporton tirananews.al. Gjatë ditës së sotme, deputetët e Partisë Demokratike u mblodhën në një drekë përpara festës së fundvitit në periferi të Tiranës. Ajo…
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka sjellë dëshmi dhe detaje nga vrasja e Edmond Papës në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë më 16 dhjetor. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se nga kjo ngjarje i ka bërë përshtypje lëvizja e autorit të krimit, që sipas tij ose ishte frekuentues i lokalit ku u vra shënjestra e tij ose e kishte studiuar gjithçka. Mes të tjerash ai tha se vrasësit me pagesë veprojnë kryesisht në Tiranë. “Mund të ishte vrarë dhe rrugës duke ardhur nga Saranda. Papës nuk i është gjetur armatim. Më ka bërë përshtypje dalja nga lokali…
Një prej banorëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, në një intervistë televizive të disa kohëve më parë, ka treguar se është nga Lushnja dhe ka jetuar një fëmijëri të vështirë, për shkak të bullizimeve. Fëmijët e tjerë në shkollë dyshonin tek orientimi i tij seksual, teksa ndër të tjera ai ka rrëfyer se dëshira e tij më e madhe ishte televizioni dhe gazetaria, një ëndërr tashmë e realizuar. Gjithashtu, ai ka treguar mes emocionesh që për shkak se për të paguar universitetin dhe qiranë është detyruar që gjatë muajve të verës të vilte pjeshka…
Derbi i kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione në fushë dhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”, por tifozët e të dyja klubeve thyen edhe rregullat duke sjellë ndërprerjen e lojës. Nisur nga sjellja në tribuna, Komisioni i Disiplinës dënoi Tiranën me gjobë 400 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës. Dënim mori edhe klubit i Partizanit me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, dëmtim të mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në fushë. Klubet kryeqytetase duhet që të…
Automjetet e përfshira në aksident janë një Volkswagen Tiguan dhe një Volkswagen Sharan. Për shkak të përplasjes së fortë, automjetit Volkswagen Sharan i ka dalë goma me gjithë aks. Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në dy automjetet kanë shpëtuar me lëndime të lehta. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet.