Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përshkallëzimi në Kosovë u pezullua, por çfarë do të ndodhë në vitin 2023?

09:03 / December 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barrikadat në veriun e Kosovës do hiqen, por jo tensioni. Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri (Fondi ISAC), Igor Novakoviç, nuk është optimist sikurse  është ndërmjetësuesi evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vitin e ardhshëm.

“Ata kanë bërë një propozim franko-gjerman që u mor nga Bashkimi Evropian, por për të arritur diçka kërkohet një angazhim shumë më i madh i BE-së në terren. Për vite me radhë ata nuk e shihnin veten si një aktor kyç gjeopolitik, por një aktor që duhet të angazhohej”, thotë ai.

Visar Ymeri, drejtor i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka mendim pak më ndryshe. Ai e sheh krizën aktuale, e cila është në prag të konfliktit, si një hyrje në vendimin për formimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se kjo situatë në veri është e dobishme për të dy liderët për t’ia afruar idenë e kompromisit popujve të tyre”. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka filluar të flasë për “dy rrugë – ose luftë ose dialog”. Diçka e ngjashme dëgjohet në Prishtinë – Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe ose luftë”, thotë Ymeri.

2023

Dinamika e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u kushtëzua nga pushtimi rus në Ukrainë, thekson Ymeri. Marrëveshja e parë për normalizim u quajt kështu, sepse dihej se do të kishte edhe një marrëveshje të dytë, shpjegon ai. Megjithatë, Ymeri mendon se lufta në Ukrainë ka ndikuar që fuqitë perëndimore, veçanërisht BE-ja, por deri diku edhe SHBA-ja, të humbasin vullnetin për të pritur që palët të arrijnë një marrëveshje vetë. Në vend të kësaj, beson ai, ata do të propozojnë marrëveshje që mund të pranohen nga të dyja palët: “Kështu bisedimet u quajtën dialog, sepse pritej që palët të arrinin një marrëveshje mes vete.

Deri tani marrëveshjet kanë pasur këtë natyrë, edhe pse janë arritur me ndërmjetësim. Por tani që po ndryshon gjendja, parimi do të jetë – ky është një dokument, të dyja palët pajtohen, kjo është ajo që ju kërkuat. Po kalojmë nga dialogu në stilin e negociatave ku marrim dokumente të gatshme dhe na kërkohet që t’i pranojmë, me mundësinë që të ketë disa kundërshtime të vogla”, thotë Ymeri për DW.

Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026

Gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit

22:20 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.