Parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Kjo është ajo që po fillon do të jetë një javë e lodhshme dhe disi e ndrydhur për shkak të një marrëdhënie të ndërlikuar me dikë që jeni të detyruar të dilni ose për shkak të një momenti çlirimi dhe rebelimi. Nuk do të jetë dita apo java e duhur për të shfaqur natyrën tuaj dinamike dhe të largët. Demi Një dashuri e re ose një që do të largohet përsëri është në horizont. Shmangni shoqërimin me njerëz që janë shumë të ngjashëm me ju, kokëfortë dhe të hutuar, përndryshe do të përplaseni.…
Author: tirana
Sara dhe Luixhino janë fituesit e finales së madhe të Dancing With The Stars Fituesi mori kupën e artë dhe 50 mijë euro. Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale. “Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtmin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara. Në finale përveç çiftit fitues ishin edhe Arditi me Jorën, Elhaida me Ledianin dhe Megi me Jurgenin.
Për dikë që feston, pi dhe argëtohet, pyetja kryesore është: Si të përballoj të përzierat që më lë alkooli? Dhe për këtë gjë, doktoresha Megan Rossi ka pesë këshilla. 1- E para është, të përgatisni mikrobet tuaja të zorrëve. “Nëse mikrobet e zorrëve tuaja janë në gjendje të mirë, ato kanë më shumë gjasa të prodhojnë më shumë substanca që ndihmojnë trupin tuaj të mbrohet nga efektet inflamatore të alkoolit”, thotë ajo. 2-Pijet e gazuara duhen shmangur, nuk ju bëjnë mirë. Kjo është këshilla e dytë. Ata që marrin pije të gazuara deheshin më shpejt, sepse flluskat bëjnë që alkooli të…
24 të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, kanë sulmuar godinën e burgut me armë zjarri. Sulmi ndaj burgut shtetëror Chihuahua ndodhi pak pas orës 07:00 ( me orën lokale).Grupi i armatosur mbërriti në ambientet e jashtme të burgut me automjete të blinduara, ndërsa fillimisht hapën zjarr ndaj rojeve të burgut. BBC raporton se si pasojë e sulmit të armatosur, dhjetë persona u vranë, përfshirë katër të burgosur, ndërkohë 13 të burgosur kanë mbetur të plagosur.Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e…
Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë. Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t’i frenojë emigrantët ilegalë…
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malore, mjegull në mëngjes në lugina të lumenjve. Temperaturat minimale do të luhaten 0 – 10 gradë , temperaturat maksimale do të jenë me rritje 10 -14 C në veri, 17-21°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip e kanë pritur natën e ndërrimit të viteve me festë dhe ngacmime me njëri tjetrin. Protagonist është bërë sërish Luizi i cili ka bërë një kërcim sensual me modelen Kejvina Kthella. Pak hapa më tutje përballë tyre qëndronte moderatorja Kiara Tito, për të cilën këngëtari ka shfaqur një simpati të hapur. Kiara ka zgjedhur të mos reagojë. Megjithatë përgjigja e saj ndaj Luizit në momentin kur ai është afruar pranë saj është përkthyer në xhelozi. Ajo i ka kërkuar të shkojë dhe të kërcejë atje ku ishte dhe të mos qëndrojë pranë saj.
WhatsApp ndaloi së punuari në 49 modele ‘smartphone’ nga sot duke lënë miliona pa aplikacion. Përdoruesit me celularë të vjetër iPhone dhe Android do të duhet të marrin një përditësim pas 31 dhjetorit në mënyrë që të përdorin aplikacionin për Vitin e Ri. Në total, 49 modele do të preken duke përfshirë një numër pajisjesh Huawei, LG dhe Samsung. Aplikacioni thuhet se është programuar për të lëshuar një alarm për ata që janë prekur përpara se shërbimi i mesazheve të çastit të ndalojë së funksionuari. WhatsApp tha: “Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme…
Trajneri i njohur italian Carlo Ancelotti ka folur për simpatinë e tij për Interin. Në të njëjtën kohë, gjatë karrierës së tij, ai luajti për Milanin si lojtar dhe si trajner. “Po është e vërtetë! Kam gjithmonë simpati për Interin, sepse është skuadra e fëmijërisë sime. Nga mosha 6 deri në 15 vjeç kam qenë tifoz i Interit dhe më pas pikëpamjet e mia ndryshuan disi. Tani mund të them se jam qind për qind Milanist”, tha Ancelotti në një intervistë për Il Foglio. Ancelotti kujton punën e tij në Napoli dhe Everton “Ndonjëherë ndodhin gjëra që shkojnë keq. Megjithatë, përvoja…
Papa Françesku ka kremtuar meshën e parë të vitit 2023 në bazilikën e Shën Pjetrit, duke u lutur për të prekurit nga lufta. “Ne kemi nevojë për shpresë ashtu si toka ka nevojë për shi”, tha ai në predikimin e tij, duke menduar jo vetëm për Ukrainën, por për të gjitha luftërat në botë dhe për ata që po i përjetojnë këto ditë festimi në errësirë dhe të ftohtë, në mjerim”- u shpreh Papa. Papa mbajti lutje edhe për paraardhësin e tij i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96 vjeçare pas rëdnimit të gjendjes së tij shëndetësore…
Në vitin 1942, ndërsa Gjermania naziste filloi të dërgonte qindra mijëra hebrenj në qendrat e vrasjeve, policia braziliane kreu një operacion në një qytet port në vendin e Amerikës së Jugut dhe arrestoi një pronar të pasur tokash. Për vendasit, ai ishte Otto Uebele, një menaxher brazilian i një kompanie të njohur tregtare kafeje. Ai gjithashtu shërbente si konsull nderi për Gjermaninë – dhe akuzohej si spiun naziste. “Një nga liderët e spiunazhit gjerman në Amerikën e Jugut”, shkruan agjentët e inteligjencës në një dokument sekret, të publikuar më vonë nga CIA. Një gazetë lokale në atë kohë e quajti…
Sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në Vitin e Ri në Kiev, teksa Rusia nisi sulme të reja me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas dhe qyteteve të tjera. Sirenat u dëgjuan për më shumë se katër orë në Kiev, teksa qyteti u sulmua në orët e vona të 31 dhjetorit dhe në orët e para të 1 janarit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë shkatërruar 45 dronë kamikazë, të prodhimit iranianë që u përdorën në sulme, përfshirë edhe 32 dronë që sulmuan pas mesnatës. Rusia po ashtu raportohet se ka kryer 20 sulme me raketa në disa…