Këngëtari Flori Mumajesi trazoi rrjetin natën e ndërrimit të viteve pas publikimit të një fotoje me Liberta Spahiun. Së fundmi ka reaguar edhe Liberta, teksa ka postuar një foto pranë bredhit, ku duket shumë e afërt me këngëtarin. “Mfalni se pak jena vonu! Me foto te bredhi!”, ka shkruar moderatorja.
Author: tirana
Popullariteti i madh ka çuar në një ide paksa të çmendur: Jose Mourinho në filmin e James Bond! Nuk dihet nëse do të realizohet, por regjisori i këtij seriali të famshëm kërkon të mbërthejë edhe njëherë tjetër miliona njerëz pas ekranit duke ndjekur filmin e spiunazhit. Regjisori Sam Mendes, në një intervistë të gjatë të dhënë për “The Guardian”, ka pranuar se do të dëshironte të kishte pikërisht trajnerin portugez si pjesë të filmave të tij rreth spiunit britanik. Jo në rolin e James Bond, që kërkon një imazh tjetër, por atë të një prej personazheve negativë të cilët Bond…
Luizi i ka shprehur Herionit se mund të kishte lidhje të mundshme mes tij dhe Teas, nëse në mes nuk do të ishte Kiara. “Për shembull po të mos ishte Kiara, unë do isha çift me Tean. Tea më njeh mua. Është nga ata persona që arrij me u marr vesh me sy. Se këtu vetëm syrin ke, gjeste nuk mundesh, fjalë veshi nuk mundesh, as letra”, tha ndër të tjera Luizi. Ai mendon se të njëjtën gjë po e ndjen dhe me Kiarën, që është komunikim i frikshëm me sy.
Një punonjës i aeroportit ka vdekur pasi është “përpirë” nga motori i avionit në Alabama të SHBA-së. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 fundjavën që lamë pas në aeroportin rajonal të Alabamës, ku avioni sa ishte ulur në tokë. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA deklaroi se punonjësi i ekuipazhit tokësor ishte “përpirë në motorin” e një avioni ndërsa ishte ulur në tokë. Autoritetet amerikanë janë duke hetuar incidentin që shkaktoi vdekjen e punonjësit.
Jeremy Renner mbetet në gjendje “kritike, por të qëndrueshme”, pasi u plagos teksa pastronte borën me një nga borëpastrueset në shtëpinë e tij në fermën e tij midis Reno dhe Liqenit Tahoe. Gjendja e tij është jashtëzakonisht e vështirë thanë familjarët. Ylli 51-vjeçar i Marvel u transportua me helikopter në spital të dielën. Renner, i cili ka një vajzë nëntë vjeçare Ava me ish-gruan Sonni Pacheco, zotëron një numër borëpastruese të cilat i përdor për të pastruar hyrjen madhështore të shtëpisë së tij, si dhe rrugët dhe shtigjet në zonë. Aktori i Hawkeye është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe…
Brazili vijon të jetë në zi për Pele. Sot në qytetin Santos, në stadiumin Urbano Caldeira (por i thirrur nga të gjithë Vila Belmiro), po mbahet vigjilja mortore për O Rey, i cili vdiq 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare. Homazhet nisin në orën 10 me orën lokale (14:00 me orën shqiptare) në vendin që vetë legjenda e kishte treguar si të preferuarin për t’i dhënë lamtumirën fansave të tij. Priten radhë të gjata për të gjitha 24 orët në të cilat impianti do të qëndrojë i hapur. Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’ direkt në…
Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin. Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të…
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkoi aleatëve perëndimorë që të “rrisin” prodhimin e armëve në muajt e ardhshëm, për të siguruar që Ukraina të mbahet plotësisht e furnizuar në luftën e saj kundër Rusisë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkoi aleatëve perëndimorë që të “rrisin” prodhimin e armëve në muajt e ardhshëm, për të siguruar që Ukraina të mbahet plotësisht e furnizuar në luftën e saj kundër Rusisë. “Për artilerinë, ne kemi nevojë për një sasi të madhe municionesh, kemi nevojë për pjesë rezervë, kemi nevojë për mirëmbajtje. Kjo është një ndërmarrje e madhe. Ne duhet të rrisim…
Këtë vit eurodeputetja Eva Kaili e ka festuar Vitin e Ri në burg, me televizor, pasi autoritetet belge vendosën t’i zgjasin paraburgimin. Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian e ka pritur vitin e ri brenda burgjeve të Harenit. Ajo ka kontaktuar me pak persona nëpërmjet telefonit që ka në qeli dhe i cili monitorohet. Ajo vetë ka kërkuar shumë herë të shohë vajzën e saj. Por kërkesa e saj nuk është plotësuar, pasi autoritetet pretendojnë se nuk ka staf në burgjet ku ajo po mbahet. Pozicioni i saj është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Rishikimi i kërkesës së saj…
Të paktën 14 persona vdiqën pas një sulmi të armatosur në një burg në qytetin kufitar meksikan të Juarez ditën e djeshme. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Chihuahua ka deklaruar se 10 roje sigurie dhe katër të burgosur kanë mbetur të vdekur ndërsa 13 të tjerë janë plagosur. Incidenti filloi rreth orës 7 të mëngjesit, kur persona të armatosur me automjete të blinduara mbërritën në burg dhe hapën zjarr ndaj personelit të sigurisë. Nën kaos, 24 të burgosur kanë arritur të arratisen ndërsa ne lidhje me sulmin, ende nuk ka informacione se kush fshihet pas tij. Autoritetet thanë se të…
Dubai ka hequr taksën 30% të alkoolit në një përpjekjepër të nxitur turizmin. Gjithashtu vendi do të ndalojë tarifimin për licencat personale të alkoolit, diçka që kushdo që synon të pijë duhet të mbajë me vete. Dubai ka zbutur ligjet për disa kohë, duke lejuar shitjen e alkoolit në dritën e ditës gjatë Ramazanit dhe duke miratuar shpërndarjen në shtëpi gjatë pandemisë. Kjo lëvizje e fundit mendohet të jetë një përpjekje për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt, përballë konkurrencës nga fqinjët, shkruan BBC. Dy kompanitë që shpërndajnë alkool në Dubai, Maritime and Mercantile International (MMI) dhe African…
Ka rënë në prangat e policisë një 24-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se policia sekuestroi armën kallashnikov në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte. Burime për ABC News bëjnë me dije se i arrestuari është Vero Alushi. Njoftimi i Policisë Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale…