Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Trupi i Pelè vendoset në mesin e stadiumit të Santos, homazhe 24 orë për nder të legjendës

13:55 / January 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pele santos 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brazili vijon të jetë në zi për Pele. Sot në qytetin Santos, në stadiumin Urbano Caldeira (por i thirrur nga të gjithë Vila Belmiro), po mbahet vigjilja mortore për O Rey, i cili vdiq 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare.

Homazhet nisin në orën 10 me orën lokale (14:00 me orën shqiptare) në vendin që vetë legjenda e kishte treguar si të preferuarin për t’i dhënë lamtumirën fansave të tij. Priten radhë të gjata për të gjitha 24 orët në të cilat impianti do të qëndrojë i hapur.

Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’ direkt në stadium dhe do të vendoset në qendër të fushës. Funerali do të bëhet të martën dhe do të paraprihet nga një procesion nëpër rrugët e Santos. Trupi më pas do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Arkivoli i tri herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste, e cila ende nuk e di që ka humbur të birin. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Në vigjilje do të marrin pjesë Gianni Infantino (President i FIFA-s) dhe Lula (President i Brazilit), ndërsa prezenca e Neymar nuk është ende e sigurt, ndonëse i skualifikuar për ndeshjen e djeshme në Paris Saint-Germain.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.