Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin e bukur të shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit “Koncert në vitin 1936”, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht. “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin e shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit “Koncert në vitin 1936″, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Të martën nuk do të jetë ditë e paharruar… Nëse mundesh, merr një pushim në punë. Megjithatë mos u shqetësoni, në të kundërt, javës do t’ju ndodhë diçka fantastike. Demi Një ditë më pozitive dhe e qetë në të gjitha fushat, nga puna deri tek ajo sentimentale. Arritja e Hënës në shenjën tuaj do të sjell besim në marrëdhëniet romantike. Binjakët Gjithçka do të kalojë në të kundërten tuaj. Por mos u shqetësoni gjërat së shpejti do të ndodhin gjëra të mira. Këtë të martë do të kesh një mundësi të madhe për të realizuar qëllimet tuaja afatshkurta. Gaforrja…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë kthjellime dhe vranësira në shtim në veri ku do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat minimale do të luhaten 2-10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë të larta 12-13C në veri, 16-18°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Edhe pse nisi të shtunën, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2” ka debate. Tea Trifoni dhe Olta Gixhari kanë debatuar për komunikimin që kanë me njëra-tjetrën. Tea zgjodhi që të shmangte një bisedë për të pirë pak ujë. Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty. Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti. Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Helidon Bendos, e sheh si shmangie me diplomaci dhe të mbushur me mister. Për të nuk u kuptua nëse pati përplasje mes kreut të SHISH dhe qeverisë, por kjo ishte një zgjidhje diplomatike. “Çështja e largimit të Helidon Bendos pavarësisht se është paraqitur si dorëheqje është e mbuluar me mister se të njëjtat pikëpyetje ka patur dhe për paraardhësit e tij dhe marrëdhënieve të kryespiunëve të vendit me kryeministrin, të cilat nuk kanë qenë në nivelet e duhura. Në fillim kishte besim absolut për Bendon, kishte 21 vite në atë…

Read More

Karim Benzema ka pasur përplasje me sulmuesin tjetër Antoin Grizman, ndërsa disa prej yjeve të kombëtares kishin frikë se ai do të kishte një ndikim të keq në Katar. Fituesi i “Topit të Artë” për 2022 pësoi një dëmtim pak para nisjes së Kupës së Botës dhe u largua nga grumbullimi i përfaqësueses. Në vazhdim pati spekulime se ai do të ribashkohej me “Gjelat”, pasi luajti në një miqësore me Real Madridin. Benzema refuzoi që të kthehej te “Lë Blë”, pasi pati përplasje me trajnerin Didier Deshamps. Gazeta sportive spanjolle “AS” raportoi se Grizman ishte i shqetësuar se mediat sociale…

Read More

Si duhet të jetë vreshti që një shishe verë kushton 5 mijë euro? Në zemër të rajonit italian të Reggio Emilia, Tullio Massoni ka krijuar një vresht të vogël që dëshiron ta shndërrojë në art. Vreshti ka 60 metra katrorë dhe prodhon 29 shishe verë të kuqe në vit. Tullio Massoni e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa nga e cila merr edhe emrin vera. “Babai im bënte verë dhe më la trashëgim një vresht të madh, por kur bëra llogaritë, kuptova që më shumë do të shpenzoja sesa do të fitoja nga ai vresht,…

Read More

Prej 17 ditësh janë bllokadat në veri, por autoritetet në Kosovë pohojnë se Policia i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar, por është në pritje të veprimeve nga KFOR-i. Kryeministri Albin Kurti, mbajti pasdite takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidentet e fundit të shkaktuara nga strukturat ilegale dhe grupet kriminale. Sipas qeverisë kosovare, këto struktura mbështeten dhe koordinohen me Qeverinë e Serbisë kundër Rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Në njoftim thuhet se ”strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste…

Read More

Sot u rikthye pas Botërorit Katar 2022, Premier Liga Angleze, një nga kampionatet me të forta dhe më spektakolare në botë. Siparin e hapën Totenham me Brendford, një nga surprizat e këtij sezoni. Dhe në fakt Brendford dhuroi spektakël edhe sot, njëlloj si përpara Botërorit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Janelt dhe më pas në fillim të pjesë së dytë dyfishuan shifrat me Tonney. Por pas disavantazhit të dyfishtë Totenhem rriti nivelin e lojës dhe barazoi rezultatin në vetëm 6 minuta, fillimisht me kapitenin Harry dhe më pas me hajbjerg. Pasdite u luajtën dhe katër sfida të tjera,…

Read More

Përfitimet shëndetësore të verës tashmë janë të njohura dhe studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo pije është aleatja e zemrës sonë, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e goditjeve në tru. Konsumimi i verës me moderim, veçanërisht verës së kuqe, mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Megjithatë, shumë e shmangin konsumimin e saj sepse është një pije alkoolike dhe gjithashtu për të shmangur kaloritë. Në fakt, nëse e teproni me dozën mund të keni probleme, por një studim i ri jep të dhëna befasuese. Studimi i kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara zbuloi…

Read More

Fatime Leka humbi jetën në rrethana misterioze në Greqi “Agjos Luka” në qershor të këtij viti. Viktima ka pasur disa shqetësimë nga zemra. Familjarët e 38-vjeçares kanë dhënë firmën për të bërë ndërhyrjen në zemër dhe sipas mjekëve siç tregon vëllai operacioni do të ishte i thjeshtë dhe s’do kishte pasojë për jetë. Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve. Ndërkohë familjarët pretendojnë se ka pasur disa ndërhyrje të tjera, pa dijeninë e tyre. ”Kjo vuante nga zemra por nuk ishte aq rëndë që të shkonte puna deri në vdekje, doktori që e kishte mbnjtur nën kontroll për 4 vite,…

Read More

Ushqimi ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e akneve. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë akne. 1. Drithëra dhe sheqerna të përpunuar Njerëzit me akne priren të konsumojnë më shumë karbohidrate sesa njerëzit me pak ose aspak akne. Ushqimet e pasura me karbohidrate përfshijnë: 1- Bukë, drithëra ose ëmbëlsira të bëra me miell të bardhë 2-Makarona 3-Oriz i bardhë 4-Soda dhe pije të tjera me sheqer Një studim zbuloi se njerëzit që konsumonin shpesh sheqerna të shtuar kishin një rrezik 30% më të madh të zhvillimit të akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht…

Read More