Emigrantët zgjedhin që festat e fundvitit, ti festojnë pranë familjeve në atdhe. Ka fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj fluksi pritet që të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve. Fluks ka edhe në Portin e Durrësit. “Sot kanë mbërritur rreth 800 pasagjerë me dy tragetet e linjës, me rreth 120 mjete. Dje vazhdon se fluksi kështu ka qenë. Në datën 25 që ka qenë festa e Krishtlindjes, ka qenë dita me fluksin më të madh. Kanë mbërritur…
Author: tirana
23-vjeçari Cody Gakpo, është futbollisti më i ri i ekipit të Liverpool. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, publikoi lajmin për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin holandez. Ndonëse shifrat nuk janë bërë publike nga vetë drejtuesit e kuq, në mediat britanike është mësuar se Liverpool ka paguar 53 milionë euro përfshirë dhe bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, aq sa kërkonte dhe PSV Eindhoven. Cody Gakpo ishte një nga elementet kryesor të Holandës në botërorin e Katarit teksa u bë i pari holandez që shënoi në secilën ndeshje të fazës së grupeve.
Dy të rinj janë kapur me 28 mijë euro në doganë, dhe nuk i kishin deklaruar. Policia e Shtetit bën me dije se ka proceduar penalisht dy persona, pasi në doganën e Morinës ata janë kapur me një sasi prej 28500 euro të padeklaruara. “Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e…
Do të arrihet paqja në Ukrainën e luftuar nga Rusia? Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të shkatërrojnë Rusinë. për të Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e Moskës dhe vullnetin e ushtrisë së saj. “Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë, përmbushni kushtet për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse”. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë…
Me justifikimin e “gjendjes së komplikuar” në veriun e Kosovës, Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë së saj. Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë. Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar “gatishmërinë më të lartë ushtarake” për ushtrinë serbe. Më parë ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm Serb, Milan Mojsiloviç, i cili kishte deklaruar, se “për shkak të gjendjes së komplikuar” ai është dërguar në kufirin me Kosovën nga presidenti serb. Gjendja është serioze dhe kërkon “prezencën e forcave të armatosura serbe përgjatë kufirit administrativ”, citohet Mojsiloviç nga televizioni RTS. Çfarë do të thotë…
Nga: Ardit Rada Viti që po lëmë pas ka sukseset, dështimet dhe boshllëqet e tij.Që nga çelja e negociatave, tek grushti ndaj Sali Berishës e gjer tek Samiti i BE-së në Tiranë. Më tepër sesa një bilanc, nevojitet analiza e ftohtë e asaj se për çfarë ka nevojë Shqipëria në të ardhmen e afërt. Sepse në plan afatgjatë, siç ka thënë edhe Kayenes: “Jemi të gjithë të vdekur”. Pra lipset nevoja të flasim sot për sot, e jo sot për votimet 2023, apo ato të vitit 2025. Dhe kleçka e madhe qëndron tek opozita, si për zhvillimin e ngjarjeve politike,…
Provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë të sosur. Në fotografinë e një tabele fluturimesh në aeroportin e Beogradit jepen si destinacione “Kiev Rusi” dhe “Kosovo Serbia”. Sa e vërtetë është kjo fotografi? Një verifikim faktesh. Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra herë në mediat sociale. Por sipas hulumtimit të DW ajo është e falsifikuar. Fluturimi i pretenduar që ka si destinacion “Kosovo Serbia” duket se është provokim i qëllimshëm. Kosova nuk është qytet, por shtet dhe në tabelat e aeroporteve zakonisht nuk shënohet emri i shtetit, por i qytetit ku mbërrin avioni.…
Dje në shtëpinë e shumëtëkërkuarit Evis Martinaj, u bënë kontrolle dhe në zonën përreth. Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi, thotë se kontrollet janë të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin. Për të nëse policia ka zbuluar një përgjim ku dyshohet të jetë zëri i Martinajt, atëherë duhej të krahasohej me një tjetër përgjim ku policia e ka zërin e të shumëkërkuarit dhe të dilet në një përfundim. “Gjëja që më bëri pështypje dje ishte fakti që u kapën municione, automatikë që…
OKB ndodhet në krizë të thellë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ende Moska nuk e ka shkatërruar atë plotësisht, por nuk dihet qartë, se si ky institucion do të bëhet sërish funksional ashtu siç duhet. Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. “Nga thellësia e zemrës”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij. Por në kohën që Këshilli i Sigurimit konsultohet, Putini jep urdhrin e marshimit të tankeve. Më qartë nuk mund të tregohej, se sa…
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e cila është me grupin e Alibeajt, ka shprehur zhgënjimin e saj, pasi opozita nuk arriti që të zgjidhte Avokatin e Popullit, pasi deputetët e saj nuk i bashkuan votat. Çupi në emisionin “Pa Çensurë”, tha se situata brenda PD-së është qesharake, ndërkohë që ka shtuar se nuk është Berisha ai që do t’i sjellë sukses opozitës. “Jemi bërë një grup që qeshemi në seancat parlamentare dhe demokratët nuk e duan këtë. Opozita bashkohet duke u shmangur nga sedra personale, nga interesat personale, nga përllogaritjet individuale, por duke patur interesin e demokratëve në radhë…
Kafja është një mënyrë e mirë për të rritur energjinë në mëngjes ose për të mposhtur lodhjen e pasdites, por gjithashtu mund të përkufizohet si një eliksir shëndetësor. Për disa njerëz, kafeja mund të ketë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive. Për shembull, mund të vëreni se kafeja ndonjëherë ju bën të ankthshëm ose të nervozuar, ose ndoshta e gjeni veten duke nxituar në banjë pas çdo filxhani që pini. Kafeja madje mund të jetë duke ndikuar në shëndetin tuaj në një mënyrë krejtësisht të panjohur për ju. 12 njerëzit që nuk duhet të pinë kafe: 1-Ata që kanë…
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 47 persona kanë vdekur në nëntë qytete të SHBA-së, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork. Ndërkohë, katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike. Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes. Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme,…