Author: tirana

Në një intervistë për “Tonight in Milan”, Zlatan Ibrahimovic ka folur për lidhjen e veçantë që ka me qytetin. Sulmuesi foli gjithashtu edhe për të ardhmen e tij. “San Siro është i veçantë, ashtu si ky qytet. Për 8-9 vite ky qytet e stadium ishin pjesë e karrierës sime, jam me fat, pasi këto vite ishin mjaftueshëm për të fituar trofe të rëndësishëm, për të luajtur me kampionë të mëdhenj dhe për të punuar me trajnerë të mëdhenj. Milano? Është si një shtëpi e dytë për mua. Kam kaluar shumë vite këtu, kam takuar njerëz që më bëjnë të ndihem…

Read More

Saida Dollani është zgjedhur si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dollani merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga 23 dhjetori i 2019 deri më 23 dhjetor të këtij viti. Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe nga 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.

Read More

Një apartament është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Kamzës. Raportohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndie elektrike. Apartamenti ka qenë në katin e fundit të pallatit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Zjarrfikësit e Kamzës kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve duke shpëtuar në kohë rekord dy persona që ishin brenda apartamentit.

Read More

Cigaret nga hiri dhe kujdesi i një mace, disa dëshira të fundit të të famshmëve, janë mësuar nëpërmjet testamentit apo edhe teksti të këngës. Dëshira e Naomi Judd për t’i lënë vajzat e saj jashtë testamentit të saj si dhe dëshira e Bruce Willis për të lënë vetëm 1 dollarë nga pasuria e tij prej 250 milionë dollarësh vajzave të tij me Demi Moore kur ai të ndahet nga jeta, janë diskutuar gjerësisht në media në 2022 . Mirëpo, në të kaluarën edhe yje të tjerë befasuan shtypin botëror me dëshirën e tyre të fundit. Më poshtë kemi disa nga…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inpsktuar punimet në tunelin e Llogarasë. Balluku tha se punimet kanë ecur mirë dhe se tashmë janë hapur 5.5 kilometra nga 6 që janë. “Vepra ka të bëjë me infrastrukturën, ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sidomos për investororët në jug, për vizitorët që e duan bregdetin e jugut. Qafa e Llogarasë ishte sfidë për drejtuesit. Ky tunel do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë, për lidhjen që do të bëhet me aeroportin e Vlorës. Këto…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve. Kreu i qeverisë po ashtu jep lajmin se Rajmonda do të mbështetet 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. “Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë. Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen”,-tha Rama.

Read More

Të flasësh me dikë në një bisedë dhe t’i përgjigjesh duke vënë një pikë në fund të mesazhit të tyre është e çuditshme. Kjo tregon se jeni nervoz, ose se dëshironi të përfundoni bisedën. Le të shohim një shembull dialogu me mesazhe që përfundojnë në një pikë: “Mirëmëngjes”“Mirëmëngjes”.“A do të shkojmë për kafe pasdite në fund të fundit?”“Kam punë, nuk kam kohë”. Le të shohim se çfarë ka për të thënë shkenca për ata që duan të vënë një pikë në fund të mesazhit të tyre Sipas një studimi të Universitetit Binghamton, pika në fund të mesazhit është absurde. Gjithashtu, marrësi i percepton mesazhe të tilla…

Read More

Tensionet në veriun e Kosovës sa vijnë dhe rriten. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar situatën në veri të vendit, tha se barrikadat duhet të largohen një orë e më parë nga KFOR, në të kundërt këtë do e bëjnë autoritetet ligjzbatuese të Kosovës. “Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. E di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim…

Read More

Asnjë person nuk është shoqëruar apo arrestuar lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak, dje në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt. Armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj. Dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye të paqarta nuk dihet se përse nuk janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kopetencë e Policisë për të…

Read More

Përpos Tiranës, tani dëmtimi i objekteve kulturore po ndodhet edhe në vende të tjera. Dy skulptura të parkut të qytetit të Korçës janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave. Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Nuk është hera e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Djali i zv/kryeministrit të Italisë, Matteo Salvini është grabitur dhe kërcënuar nga dy afrikano-veriorë në rrugë. 19-vjeçari Federico Salvini u kërcënua me një shishe të thyer, teksa ishte vetëm në rrugë, e më pas i është marrë telefoni. Ngjarja ndodhi të premten orës 21:00 pranë Pio Albergo Trivulzio në perëndim të Milanos. Matteo Salvini ka reaguar në lidhje me këtë sulm që i ka ndodhur djalit të tij, teksa e quan diçka normale në rrugët e Milanos. “Atij i ndodhi ashtu siç u ndodh për fat të keq shumë personave në Milano.…

Read More

5 invalidët që u futën në një grevë urie, ata kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila iu ka hequr 16 mijë lekë nga kempi. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Denada Seferi, ka zhvilluar një takim me ta dhe kanë rënë dakord që të ngrihet një komision i posaçëm nga Tirana për të shqyrtuar 5 rastet. Një prej invalidëve, Skënder Sallaku tha për mediat se kanë rënë dakord se komisioni që do të ngrihet do të shqyrtojë dosjet e tyre dhe më pas do të vendoset nëse do t’iu rikthehen pagesat ose jo. “Patëm një takim me zëvendësministren, me…

Read More