Author: tirana

Një alarm për sulm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën në orët e fundit sipas Sky News. Alarmi ka ardhur pasi forcat ruse po vijojnë të bombardojnë dhe bombardojnë qytete dhe qytete në Ukrainën lindore dhe jugore sot. Ditën e djeshme ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Kievi duhet të pranojë kërkesat e Moskës për përfundimin e luftës ose përndryshe të pësojë disfatë në fushën e betejës. Këto kërkesa përfshijnë njohjen e Ukrainës për pushtimin e një të pestës së territorit të saj nga Rusia.

Read More

Pamjet e akuariumit 25 metra të gjatë që shpërtheu në një hotel në Berlin pak ditë më parë kanë bërë xhiron e internetit, por çështja është ende një shqetësim publik pasi po kërkohet shkaku i aksidentit. Një ekspert gjerman ka pohuar se akuariumi që shpërtheu në hotelin Radisson Blue të Berlinit ishte një “bombë me sahat” dhe se aksidenti duhej të ishte parashikuar. Arsyeja për Hermann Schuranm, ish-pronar i Schuran Seawater Equipment, i cili ndër të tjera deklaroi se nuk habitet nga fakti që akuariumi shpërtheu më 16 dhjetor. Shpërthimi shkatërroi një mini-cunam në hollin e hotelit në orën 5.50…

Read More

Festat zakonisht sjellin me vete shumë ushqime. Kjo shpesh shoqërohet me një ndjenjë rëndese dhe një dëshirë për të “pastruar” trupin tonë. Detoksifikimi është një proces që ndodh natyrshëm në trup, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar trupin tuaj të çlirohet nga substancat e panevojshme pa dieta të rrepta dhe privime. Shikoni tre gjëra që mund të bëni për të detoksifikuar… Hiqni dorë nga alkooli për disa ditë dhe përpiquni të pini sa më shumë ujë. Hidratimi adekuat është thelbësor për të mundësuar veshkat të eliminojnë toksinat. Ju mund të shtoni pak limon të freskët në ujë…

Read More

Sipas hulumtimit të Universitetit të Queensland të udhëhequr nga studentja e doktoraturës Tessa Clarkson, mjekra mund të jetë një pengesë për gratë në zgjedhjen e një partneri të përhershëm ose të përkohshëm. “Ne zbuluam se neveria e grave ndaj ektoparazitëve, siç janë pleshtat që jetojnë në lëkurë, ndikon negativisht në preferencat e meshkujve me mjekër”, tha Dr Dixson. “Kjo mund të jetë për shkak të rritjes së tendencave kulturore për burrat dhe gratë për të hequr qimet në më shumë pjesë të trupit, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, krahët, këmbët dhe rajonin pubik”, shpjegon ajo. “Ky është studimi i parë që…

Read More

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në njoftimin për gazetarët në lidhje me vendimet e qeverisë u shpreh se deri në muajin nëntor 7.2 mln turistë të huaj, që tregon për një vit të sukseshëm në sektorin e turizmit. ‘Ka mbaruar gjithë procesi i aplikimit për stacionet e plazhit dhe bëhemi gati për atë që do të jetë një vit i suksesshëm politik. Deri në muajin nëntor shënoi 7.2 mln turistë të huaj. Rreth 5.2 mln pasagjerë që kanë tranzitor nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Me këtë vendim të sotëm nga 4 bashki që ishin në 2022 në 2023 do të…

Read More

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë. Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt. “Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më…

Read More

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. I ndalur tek tensionet në veri të Kosovës, ai ka thënë se Serbia dhe Vuçiçi po ndjekin udhëzimet e Rusisë dhe të Putinin për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan. Reagimi: Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.🔹Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:🔹Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.🔹Cfarë duhet të…

Read More

Në Itali vijojnë të insistojnë, Milan nuk heq dorë nga Armando Broja, pavarësisht se ylli kuqezi ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ku këputi ligamentet e gjurit. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Broja është prioritet i klubit kuqezi për sezonin 2023-2024. Kjo lëvizje e “djallit” është logjike duke parë se Pioli ka në përbërje një fazë ofensive të madhe në moshë. Ibra është në fund të karrierës, po ashtu edhe Giroud, ndërsa Orgi nuk po jep garancitë që drejtuesit e klubit shpresonin. Broja është profili ideal që Pioli dhe stafi drejtues kërkojnë në tregun e…

Read More

Klejdis Çela emërohet drejtor i ri i burgut 313. Në prill të këtij viti, Çela u emërua drejtues i Qendrës Spitalore të Brugjeve, detyrë të cilën e mbajti vetëm disa muaj. Shkëlqim Saraçi që mbante deri sot këtë funksion është emëruar drejtor i spitalit të burgut. Këto ndryshime pasojnë ndryshimet që u bënë me herët në Policinë e Shtetit. Kujtojmë që drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku ndryshoi drejtusit e qarqeve.

Read More

Kreu i ri i Shërbimit Informativ Shqiptar, Oljan Kanushi bashkë me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë mbërritur mesditën e sotme në Kryeministri. Ende nuk dihen detajet e kësaj vizite të Kanushit dhe Sejkos në kryeministri. Oljan Kanushi zëvendëson Helidon Bendon në krye të SHISH. Pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bendo është liruar nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se propozimi erdhi pasi Bendo po vijon studimet. Kujtojmë se së fundmi ka pasur edhe një sulm nga hekerat iraninë ndaj sistemeve bankare, por megjithatë nuk dihet nëse kjo do…

Read More

Një protestë po mbahet përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë. Qytetarët po tubojnë lidhur me situatën në veri të Kosovës. Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë tubim. Është thjesht një protestë paqësore, është thjesht një organizim i organizatave të shoqërisë civile”, tha një prej organizatorëve të protestës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në përgjithësi mbizotëron flamuri kombëtar shqiptar, por po ashtu ka parulla që i drejtohen ambasadës së Serbisë.

Read More