Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për zhvillimet e fundit të tensionuara në veri të Kosovës, shprehet se kërcënimi i vetëm për qytetarët janë bandat e dirigjuara nga veriu. “Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës. Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale”, shkroi Meta.

Read More

Vrasja e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja më 18 Dhjetor në një lokal në Athinë, mund të jetë porositur nga burgjet e Greqisë. Ky dyshim ngrihet nga mediat greke, të cilat, ekzekutimin e dyfishtë e lidhin dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës. Ndërkohë Klodian Lekocaj, i cili dyshohet se ka porositur nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve ka folur për Faxnews, duke mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në ngjarjen kriminale. Ai shtoi se gjithçka po e bën policia greke pasi e di se kush është autori i vërtetë por po e…

Read More

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku është shkarkuar sot nga detyra. Në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme. LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100…

Read More

Klodiana Lala ka treguar një episod mjaft komik me një polic të doganës dhe trafikantët e drogës që përpunohej në Fier dhe u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. Lala tha se një polic i doganës kishte kërkuar disa thasë me pleh, në këmbim të favorizimit për kalimin e plehut, por nuk dinte se plehu ishte i përzierë me kokainë. Trafikantët ishin të shqetësuar, se pas përdorimit të plehut të përzierë, policit do ti thaheshin ullinjtë! “Viktor Cervanaku nuk ishte vetëm një ish kryekomunar. Ishte personazh që kishte punuar për vite me rradhë në Policinë e Shtetit. Ruante…

Read More

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara dhe madje pritet t’ia kalojë dhe vitit 2022. Shkencëtarët e Met Office janë shprehur se viti 2023 do të jetë i nxehtë dhe do pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius. Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016, por mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale. Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius. Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97…

Read More

Një 22-vjeçare nga Vora ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj dhe familjarët. Kallëzimin në Polici e ka bërë bashkëshorti i saj, ku thotë se gruaja është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Ai ka kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e saj. “Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më” thuhet në njoftimin e autoriteteve. Policia njofton se po punohet…

Read More

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania nisi mbrëmjen e së shtunës. Tashmë banorët janë mësuar me njëri-tjetrin dhe për pak ditë kanë sjellë materiale të ndryshme. Dy nga konkurrentet, Tea Trifoni dhe Dea Mishel, janë përfshirë së fundmi në një debat teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së famshme. ta po bisedonin me njëra-tjetrën dhe në një moment Dea i është afruar dhe i ka dhuruar një puthje ish-konkurrentes së “Përputhen”. Kjo video e dy vajzave të njohura është bërë virale dhe po shpërndahet gjithandej në rrjet. View this post on Instagram A post shared by Bigbrother…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë. Kreu i qeverisë theksoi se në javët e para të vitit 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera, dhe se do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit. “Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 km hapje tuneli nga 6 km totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit. Në javët e para të 2023 pritet…

Read More

1.Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire. Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.Kosi përmban acid laktik, një substancë që pastron lëkurën dhe ndihmon në ribalancimin e pH-it të saj, kurse kafeja stimulon qarkullimin e gjakut.Në një enë shtoni 1 lugë gjelle me kos dhe 2 lugë çaji me kafe të bluar. Përzieni të dy ingredintët dhe lërini…

Read More

Dy persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 87 testime që janë kryer në total, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të infektuarit janë 1 person në Fier dhe 1 në Finiq. Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,913 që nga fillimi i epidemisë. Statistika ( 27 Dhjetor 2022) Raste të reja…

Read More

WhatsApp nuk do të jetë i aksesueshëm pas 31 dhjetori në modelet e vjetra iPhone dhe Android. WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung. Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një njoftim nga aplikacioni para se të pushojë së funksionuari.  “Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime…Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë për të përmirësuar pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, shprehet…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar që të rrëzohet veendimi i Kuvendit për të mos ngritur komisioni hetimor për çështjen e abritrazhit të biznesmenit Italian, Francesco Becchetti dhe qeverisë shqiptare Vendimi i Gjykatës Gjykata Kushtetuese, sot në datën 27.12.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e katërta e deputetëve), anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me objekt: “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve…

Read More