Author: tirana

Një person ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht efektivët e policisë së Librazhdit, ndërsa këta të fundit po kryenin procedurën e shoqërimit të tij në komisariat. Policia pas një denoncimi të disa qytetarëve në Librazhd për bezdisjen qe po ju shkaktonte një person në gjendje të alkoolizuar ka shkuar rreth orës 15:30 për të bërë shoqërimin e tij për në komisariat. Por ndërsa kanë shkuar në vendngjarje policia ka hasur në kundërshtimin e personit në fjalë për disa minuta dhe e ka shoqëruar për në ambientet e policisë. Personi i cili rezultonte në gjendje të dehur ka reaguar dhunshëm ndaj tre…

Read More

Qeveria shqiptare, pas hedhjes në hapsirë të satelitëve Albania 1 dhe 2 ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore. Kjo agjenci do të merret administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj. Vendimi: I. Në tekstin…

Read More

Dashi Përfitoni nga intuita dhe njohuria juaj e rritur për të zbuluar se çfarë po ndodh fshehurazi në mjedisin tuaj. Çuditërisht sot, mund të mos jeni në humor për t’u shoqëruar apo biseduar me ata që ju rrethojnë dhe kjo do të funksionojë në favorin tuaj. Sekstili i sotëm Venus-Neptun ju ndihmon të shfaqni talentin dhe aftësitë tuaja profesionale në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që merrni edhe një “dhuratë” për të rritur financat tuaja. Jeni mjaft të prirur për lëshime apo gabime në karrierë dhe duhet të përqendroheni edhe më shumë. Në detyrimet tuaja financiare, një zgjidhje efektive gjendet…

Read More

Disa veshje nuk e tolerojnë parfumin dhe krijojnë njollë. Ja një mënyrë për të hequr njollat e parfumit: Lageni njollën me ujë të gazuar. Vendos disa pika të locionit për enë dhe fërkojeni njollën. Lëreni locionin në njollë për 10 minuta, pastaj përdorni ujë të ftohtë për shpëlarje. Kombinoni 1 lugë gjelle uthull të bardhë të distiluar me 1 litër ujë. Vendosni veshjen në këtë ujë për 15 minuta. Më pas shpërlajeni dhe njolla do të zhduket.

Read More

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me publikun se si kaloi ky vit. Ai ka treguar për aktivitetet e shumta të zhvilluara në Tiranë si edhe për aktivitetet që do zhvillohen për të pritur ardhjen e 2023. Gjithashtu ai ka ndarë edhe detaje se si do e festojë ai me familjen ndërrimin e viteve. Mes të tjerave Erion Veliaj ka zbuluar edhe dhuratën që do i bëj vogëlushit të tij Kajan, duke rrëfyer se do të jetë një lloj loje formuese, të cilat i pëlqejnë të dy, por gjithashtu shpreson se…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka njoftuar 10 miliardë euro të tjera në mbështetje për të adresuar rritjen e çmimeve pas pushtimit rus të Ukrainës. Propozimet përfshijnë shkurtime të TVSH-së dhe një pagesë prej 200 € për miliona familje me më pak se 27,000 € në vit. E quajtur si një paketë “anti-krizë” për të zbutur rritjen e çmimeve dhe për të nxitur rritjen në vitin e ardhshëm, planet e fundit zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë shkurtime të taksave për gazin dhe energjinë elektrike të sjellë nga qeveria e majtë. Transporti publik gjithashtu do të vazhdojë të subvencionohet. Sánchez…

Read More

AKU ka tërhequr nga tregu suplementin për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike rezultoi se përmbante pluhur kimik. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se produkti në fjalë është DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, i cili është suplement që konsumohet për mos rënien e flokëve dhe si dhe ndihmon në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm. “Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti…

Read More

Territori Shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore dhe Qendrore. Ndërsa në zonat Jugore do të ketë kalime më të pakta vranësiash. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Read More

Kryeprokurori i Iranit, Muhammed Jafar Montazeri, paralajmëroi gratë që refuzojnë veshjen e hixhabit ndërsa marrin pjesë në protestat anti-qeveritare, që t’i përmbahen mbulesës së detyrueshme të kokës për “sigurinë dhe shëndetin e tyre”. Ai tha se Ligji i Sheriatit dhe Ligji i Republikës Islamike të Iranit e obligojnë mbajtjen e detyrueshme të shamisë për gratë dhe tha se “nuk mund të thuhet se hixhabi është çështje personale”. Më 25 dhjetor, Montazeri pretendoi se propaganda e “shteteve armike” është arsyeja pse gratë shkojnë në protesta pa hixhab, duke kryer kështu një “vepër penale të dukshme”. Hixhabi u bë i detyrueshëm për…

Read More

Disa vite më parë, në 2017-ën, Meghan Markle i dhuroi Princit William një lugë, dhe mesazhi i gdhendur në të është zbuluar. Ajo i dhuroi kunatit një lugë për të ngrënë drithërat e tij me të shkruar “Creal Killer”. Zbulimi u bë në “Finding Freedom”, shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durand, e cila mbulonte largimin e Meghan nga Princi William dhe marrëdhënien e tyre. “Sfida më e madhe e Meghan ishte gjetja e dhuratave perfekte të reja për të argëtuar familjen e saj të re të gjerë”, shkruan Scobie dhe Durand. Të paktën një nga dhuratat e saj ishte…

Read More

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin. “Për momentin, unë nuk jam shumë i ngarkuar me këtë”, u tha Abazoviç gazetarëve në Budva më 27 dhjetor. Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të…

Read More

Një 15-vjeçar shqiptar që akuzohet për përdhunimin në grup të një 15-vjeçari në Greqi dyshohet se është arratisur drejt vendlindjes. Protothema shkruan se autoritetet greke po vihen në kontakt me ato shqiptare në mënyrë që të lokalizojnë të miturin shqiptar që ishte lënë në ‘kushte shtrënguese’. Sipas medias greke, pritet që në vijim të lëshohet një urdhër arresti për shqiptarin e mitur. “Për dy adoleshentë të tjerë, të cilët janë në çështjen penale që në fillim, dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç, pritet të lëshohet një urdhër-arresti, ku njëri thuhet se është arratisur në vendlindjen e tij, Shqipëri,”- thuhet në…

Read More