Author: tirana

Një besnik i Vladimir Putinit, i cili mori një detyrë të re këtë javë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, parashikoi se vitin e ardhshëm do të ketë luftë midis Gjermanisë dhe Francës ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të ketë një luftë civile që do të çonte në zgjedhjen e Elon Muskut si president. Nënkryetari i këshillit rus të sigurisë, Medvedev shërbeu si president gjatë një periudhe katërvjeçare kur zoti Putin mbante postin e kryeministrit. Ai duket se është ngritur përsëri në detyrë në Kremlin, i cili njoftoi të hënën se ai tashmë do të shërbente si zëvendës i zotit Putinit…

Read More

Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe kanë nxitur diskutimet rreth përfshirjes së mundshme ruse në nxitjen e tyre, si dhe diskutimet rreth frikës nga shpërthimi i dhunës që është rritur që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës dhe llogaritë në mbështetjen e saj për pretendimet ndaj Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë njohur Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të BE-së. Serbia po ashtu aspiron integrimin në Bashkimin Europian, një proces që kushtëzohet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Ekspertët…

Read More

Selim Amallah shkroi historinë me Marokun, duke e mbyllur Botërorin në vendin e katërt. Mesfushori i Standard Liège ishte një nga lojtarët më të përdorur nga trajneri Walid Regragui. Ish-futbollisti i Mouscron dhe Tubize u aktivizua në shtatë ndeshjet që “Luanët e Paepur” luajtën në Katar. Për më tepër, ai ishte titullar në katër prej tyre, duke përfshirë fitoret kundër Spanjës (0-0) dhe Portugalisë (1-0). Ëndrra që ai jetoi në “Katar 2022” është shkatërruar sapo u rikthye në Belgjikë. Kontrata e Amallah përfundon në qershor (më 1 janar ai është i lirë të negociojë me çdo skuadër), por Standard Liege…

Read More

Pediatrët dhe stomatologët në Britani kanë kërkuar që qeveria të vendosë kufij kombëtarë të detyrueshëm për sasinë e kripës dhe sheqerit që përdoret në ushqimin e fëmijëve. Ata kanë thënë se është një “turp kombëtar” që foshnjat përballen me një ‘zhytje ushqimore’ me disa produkte që përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese me gaz. Ata përmendë disa ushqime që përmbajnë deri në dy të tretat e sheqernave të rekomanduara ditore nga të rriturit, gjë që e vë në rrezik shëndetin e brezit të ardhshëm. Thirrja për një veprim më të madh për shëndetin e fëmijëve në Mbretërinë e…

Read More

Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fitore të shpejtë për Rusinë. Por doli ndryshe. Ukraina po reziston në të gjitha fushat me sukses. Po pse? Kur Rusia grumbulloi trupat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën rreth një vit më parë, shumë ekspertë dhe politikanë në Perëndim besuan se Kievi në rast invazioni do të binte brenda disa ditësh. Edhe Rusia ishte e bindur për këtë. Agresioni filloi, trupat ruse përparuan dhe erdhën deri në periferi të kryeqytetit në ditët e para të luftës. Por ato u ndaluan nga ushtria ukrainase dhe u detyruan të tërhiqen. Gjykimet e gabuara ekzistojnë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Valiasi, ku thotë se po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”. “MIRËMËNGJES dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Nuk do jeni më të shpërqendruar si më parë të mërkurën dhe performancat në çdo sektor do jenë më të mira. Saturni do iu sigurojë stabilitet në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia juaj do jetë me sensuale. Demi Urani do e ndryshojë tërësisht mënyrën sesi ju do e shihni jetën. Mos keni dyshime që do përjetoni emocione shumë të forta. Jeta në çift do afrohet shumë me perfeksionin. Binjakët Sinqeriteti juaj nuk do iu pëlqejë të gjithëve të mërkurën. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm sepse disa mund t’iu bëjnë keq pa e kuptuar. Merkuri, planeti që udhëheq…

Read More

Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, në 19 ditët e vendosjes së barrikadave. Pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga ky kufi. Kështu njoftoi mbrëmjen e 27 dhjetorit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë. Merdarja një prej pikëkalimeve kufitare me Serbinë, përdoret në masë të madhe nga diaspora kosovare për hyrje-dalje nga Kosova. Grupe qytetarësh serbë, që nga data 10 dhjetor, kanë ngritur mbi dhjetë barrikada në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Të fundit janë…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta në zonën veriperëndimore, qendra dhe jug- juglindja do të jenë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 2-9 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 11 -13C në veri, 15-17°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Brrylit në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Zjarri është përhapur edhe në një lokal tjetër ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka thekson se barrikadat e ngritura në veri të kujtojnë ditët e errëta të viteve ’90, të cilat rajoni ynë i ka lënë pas një herë e mirë bashkë me ish-Jugosllavinë. Më tej, ministrja bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim dhe thekson se autorët duhet të nxirren përballë drejtësisë. Xhaçka: Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i…

Read More

Dy shqiptarë, Kreshnik Çerçizaj(objektivi) dhe miku i tij Armando Ogranaja, u ekzekutuan disa ditë më parë në qendër të Athinës. Mediet greke kanë publikuar pamje të reja, që tregojnë momentet para vrasjes. Bashkëpunëtori e la autorin e armatosur dhe të maskuar 200 metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dy shqiptarët vdiqën, ndërsa një vajzë mbeti e plagosur. Sipas ANT1, një video e re tregon autorin, i cili pasi ekzekutoi shqiptarët brenda kafenesë hipi në një motoçikletë të drejtuar nga bashkëpunëtori i tij. Siç shihet në videon e një kamere biznesi, dy personat ndalojnë 200…

Read More