Author: tirana

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja në Veri mund të përshkallëzojë dhe të dalë jashtë kontrollit. Ai përmendi mbylljen e pikave kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it. “Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi,…

Read More

Agresori që goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gert Shehu do të qëndrojë në burg. Seanca në Gjyjatën e Apelit u zhvillua në orën 12:00 këtë të mërkurë, ndërsa avokatët e Shehut kishin kërkuar ndryshim të masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, por nuk u pranua nga gjykata. Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe…

Read More

Del i rremë alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Pas kontrolleve ka rezultuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes. Aeroporti i është kthyer normalitetit. “Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”,…

Read More

Për herë të parë që kur nisi vendosja e barrikadave në veriun e Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shfaqur me veshje ushtarake. Ajo ka vizituar këtë të mërkurë Forcat e Sigurisë së Kosovës. “FSK-ja është e gatshme dhe e përgatitur”, ka thënë ndër të tjera ajo gjatë fjalimit. Osmani tha se betimi që ushtarët kanë bërë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër. “Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet…

Read More

Shtyhet seanca për Ardian Çapjan në GJKKO, ku ishte parashikuar pretenca nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se shkak i shtyrjes u bë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve. Seanca e radhës në 18 janar 2023, ora 12.00.

Read More

“Ministrja Xhaçka po inkurajon Kurtin të vijojë më tej me provokimet”, është reagimi i shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ndaj deklaratës së ministres shqiptare, lidhur me situatën në veriun e Kosovës. Sipas Daçiç, zonja Xhaçka kishte folur në mbështetje të regjimit kriminal të Albin Kurti, e duke sulmuar brutalisht Serbinë më armët e ngritura. “Asnjë fjalë nuk tha për t’i kujtuar Kurtit se ka detyrime ndërkombëtare për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, rezolutës 1244 dhe dokumenteve të tjera relevante. Ka detyrimin të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të mos dërgojë njësitë e armatosura në veri dhe të…

Read More

Benedikti, 95 vjeç, shërbeu si kreu i Kishës Katolike dhe sundimtar i shtetit të Vatikanit nga prilli 2005 deri në dorëheqjen e tij për shkak të pleqërisë në shkurt 2013 Papa Françesku bëri një thirrje të befasishme në fund të meshës së tij të përgjithshme në Vatikan këtë mëngjes, pa dhënë detaje kërkoi të luten për paraardhësin e tij Papa Benedikti XVI , i cili është shumë i sëmurë. Benedikti, i cili jeton në një manastir në mjediset e Vatikanit, ishte papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet dhe përmendi moshën e tij si një faktor kyç që…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bursa të Turqisë. Një grua 32-vjeçare dhe burri i saj 37-vjeçar janë burgosur pasi akuzohen për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç. Sipas mediave turke që publikuan fotot dy prindërit akuzohen ndër të tjera se ua kanë mbuluar gojën fëmijëve të tyre me shirit për të mos u dëgjuar zëri kur i kanë rrahur dhe djegur me çakmakë. Nëna e fëmijëve, 32-vjeçarja Hana Ramadan, përveç djegies akuzohet se ka goditur dhe rrahur fëmijët. Rasti doli në dritë kur fqinjët dhe të afërmit dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë së familjes. Një…

Read More

Universiteti i Katarit, prona e të cilit u përdor si strehim nga kombëtarja e Argjentinës gjatë Kupës së Botës, njoftoi se dhoma ku qëndroi Lionel Messi do të ruhet si muze. Ende nuk është bërë e ditur nëse vendi do të zhvendoset apo jo. Llogaria zyrtare e entit arsimor ka publikuar një postim në të cilin shfaqen tetë imazhe, përfshirë një vitrinë me fanella të lojtarëve të ndryshëm të kombëtares dhe një kuti me firmat e tyre. Ka edhe foto të objekteve të ndryshme që janë ngritur në kompleksin e përdorur nga “Albiceleste”. Dhoma e Messit ishte B201, ku “pleshti”…

Read More

Ministri i Jashtëm rus ka sulmuar sërish SHBA-në, ndërkohë që vazhdojnë luftimet në Ukrainë. “Amerika është ajo që po përfiton nga konflikti ushtarak pasi kërkon të korrë përfitimet më të mëdha në nivelin ekonomik dhe strategjik,” tha Sergej Lavrov. “Uashingtoni synon të shkatërrojë lidhjet tradicionale midis Rusisë dhe Europës “, shtoi ministri i Jashtëm rus. ” Ne po shohim se si sundimtarët europianë po veprojnë në kurriz të mirëqenies dhe interesave të qytetarëve të tyre,” tha ai duke sulmuar Europën.

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar ish drejtoreshën e Mjedisit, Viola Sterjo pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 39 vjeçarja ka përfituar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në Korçë në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se përgjatë një muaji, në vend ka pasur mbi 1 milion sulme kibernetike ndaj sistemeve në sektorin privat dhe atë publik. E pyetur në lidhje me sulmin ndaj bankës Credins, Ibrahimaj tha se ka komunikuar me ta, por dhe me guvernatorin Gent Sejko. “Sektori bankar ka pasur njoftime, që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga sulme kibernetike. Unë dua t’ju siguroj që ka në muaj, mbi 1 milion sulme të cilat janë sulme të përditshme, qoftë në sistemin privat, qoftë në sektorin publik. Lufta kibernetike është një luftë e cila është…

Read More